Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara... Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 3.00.
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Per sa mund te dukesh i pergatitur per nje vdekje, kurre nuk je i tille. Nuk flas per rastin tim sepse fundja kjo pune qe bej nuk me le asnje grime emocioni ne ato momente. Flas per te afermit e personit qe ishte pergatitur te linte kete bote. Per sa kohe qe ja kishim bere te qarte qe gjendja ishte e rende dhe se pritej nga momenti ne moment qe te ndodhte, dukeshin sikur kuptonin, por ne momentin qe i larguam nga dhoma per te mos qene te pranishem ne momentin e ndihmes se shpejte. Ne ate moment nuk reshtnin te qarat.

Eshte e habitshme se si shpirti nuk e le lehte trupin...nje lufte qe zgjat deri ne frymen e fundit!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Shtator 2010 21:47
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Absence

Sot u ktheva ne shtepi me zemer te renduar, duke kafshuar thonjte tashme te çrrenjosur dhe duke sjellur neper duar celularin dhe celesat. Cdo gje filloi kur po kthehesha nga puna. Nje kryqezim dhe nje sinjal i kuq mjaftoi te shihja silueten e tije: ndjeva gjunjte te me dobesohen, syte qe filluan t'a depertojne per te kerkuar nje fushe vizioni me te gjere, stakimi nga bota perreth...Ai po priste t'i hapej sinjali, ne nje moment nga pas mendova qe pashe silueten e njeriut qe ka mbushur ditet e mija per aq shume vite. Shpatullat, formen ne te cilen mbante trupin, floket, aliniamentet e spikatura...ngula thonjte fort ne timon dhe syte filluan te me lagen. Me ne fund ai ktheu fytyren ne drejtimin tim dhe çdo gje avulloi ne pak sekonda. Fatmiresisht, pasi ne dehjen e momentit mund te kisha zbritur...Ai vuri re fiksimin tim dhe me buzeqeshi, ktheva koken me force ne anen tjeter, e hidheruar e plot nerva. Kam filluar te shoh silueten e tije ngado, madje dhe tek kalimtaret e rastit-mendova e pikelluar.
Askush s'eshte ti, askush s'mund te jete ti, askush s'ka forcen as te marre mundimin e krahasimit...te tjeret jane konfirmim i asaj qe s'mund te jene asnjehere, kurse ti, ahh ti, ti je qenia sublime qe me perfeksionin e saje mund te shkaterroje lumturine e nje jete te tere, nese ngelet ne absencen tende.

I have scarcely left you
When you go in me, crystalline,
Or trembling,
Or uneasy, wounded by me
Or overwhelmed with love, as
when your eyes
Close upon the gift of life
That without cease I give you.

My love,
We have found each other
Thirsty and we have
Drunk up all the water and the
Blood,
We found each other
Hungry
And we bit each other
As fire bites,
Leaving wounds in us.

But wait for me,
Keep for me your sweetness.
I will give you too
A rose.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datë 09/10/2010 ora 02:30

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Tetor 2010 02:07
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Mund te dije me shume rreth personazhit, please

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Tetor 2010 17:52
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Banaliteti i ca dashuriçkave ordinere me ben shpesh te pyes veten sesi subjektet ne fjale do reagonin prane nje tundimi te vertete, prane nje femre(mashkulli)qe i jep nje perkufizim dashurise plote skutheri, fshehur nen tabute e nje shoqerie kafsherore ku femra para se te dashurohet duhet te "blihet" nga i interesuari.

Ah, mik, me dhimbsesh. Me dhimbsesh per injorancen tende, me dhimbset idea jote e mos-perjetimit te nje dashurie qe te çon te menduarin ne nje dimension tjeter, qe te hap horizontet por...ne fund fare, ti je dhe ngelesh produkt i ambientit ku je ngjizur. Je djali i bindur i cili lumturine dhe perkufizimin vetjak e lidh me aprovimin e pabukesise qe e ka rrethuar. S'ke qene shpirti rebel dhe as do jesh. Je i dobet. Je i brishte. Je i...thyer. Ndoshta je i thyer dhe nga une, ndoshta une isha tentativa jote e brishte e ngritjes te kokes te rebelimit por ti e dije qe zemra ime eshte diku tjeter, ngjizur me horizonte qe ti s'do mundje kurre t'i zbuloje me mua. Mgjth, s'duhet te ishe ndalur tek nje E., duhet te kishe gjetur forcen te ecje me tutje ne kerkim te E.-se tende, ne kerkim te thellesive te reja shpirterore, pa rene ne moçale plot ere.

E po mire qe dashuria ka nje perkufizim ekstremisht relativ ndryshe kush e di se ne ç'humnere do gjendeshe, mik, sikur te shihje boten tende me syzet e mija(qofte dhe per pak min).

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datë 10/10/2010 ora 00:45

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Tetor 2010 00:26
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Re: Absence

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Sot u ktheva ne shtepi me zemer te renduar, duke kafshuar thonjte tashme te çrrenjosur dhe duke sjellur neper duar celularin dhe celesat. Cdo gje filloi kur po kthehesha nga puna. Nje kryqezim dhe nje sinjal i kuq mjaftoi te shihja silueten e tije: ndjeva gjunjte te me dobesohen, syte qe filluan t'a depertojne per te kerkuar nje fushe vizioni me te gjere, stakimi nga bota perreth...Ai po priste t'i hapej sinjali, ne nje moment nga pas mendova qe pashe silueten e njeriut qe ka mbushur ditet e mija per aq shume vite. Shpatullat, formen ne te cilen mbante trupin, floket, aliniamentet e spikatura...ngula thonjte fort ne timon dhe syte filluan te me lagen. Me ne fund ai ktheu fytyren ne drejtimin tim dhe çdo gje avulloi ne pak sekonda. Fatmiresisht, pasi ne dehjen e momentit mund te kisha zbritur...Ai vuri re fiksimin tim dhe me buzeqeshi, ktheva koken me force ne anen tjeter, e hidheruar e plot nerva. Kam filluar te shoh silueten e tije ngado, madje dhe tek kalimtaret e rastit-mendova e pikelluar.
Askush s'eshte ti, askush s'mund te jete ti, askush s'ka forcen as te marre mundimin e krahasimit...te tjeret jane konfirmim i asaj qe s'mund te jene asnjehere, kurse ti, ahh ti, ti je qenia sublime qe me perfeksionin e saje mund te shkaterroje lumturine e nje jete te tere, nese ngelet ne absencen tende.

I have scarcely left you
When you go in me, crystalline,
Or trembling,
Or uneasy, wounded by me
Or overwhelmed with love, as
when your eyes
Close upon the gift of life
That without cease I give you.

My love,
We have found each other
Thirsty and we have
Drunk up all the water and the
Blood,
We found each other
Hungry
And we bit each other
As fire bites,
Leaving wounds in us.

But wait for me,
Keep for me your sweetness.
I will give you too
A rose.



pershendetje amor, sapo e lexova kete, love it.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Tetor 2010 01:46
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Sa keq me vjen, i kalova njeres perpara kembeve dje dhe s'me perfilli

Ca ironie

Qe te jem ne teme: Copeza jete nga e kaluara ime s'para mbaj mend.Di vetem qe e kam cop-cop

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Tetor 2010 12:29
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Lorie, flm, me behet qejfi qe te rilexoj. Uroj qe te jesh me teper prezente, ndihet mungesa jote.


Kete zonjen qaramane te mesiperme-qe per me teper ndihet e lene mbas dore- e pershendes me nje kenge qe vjen nga gjiri i ngrohte popullor:

Seç m'a plase buzen moj
o moj buzeplasur
Ke nja dy-tri dite moj
qe nuk me je qasur
nena s'te ka lene moj,
a vete s'ke dashur
rruga s'te ka rene moj
apo ne ke pasur
...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Tetor 2010 12:35
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
[B

Seç m'a plase buzen moj
o moj buzeplasur
Ke nja dy-tri dite moj
qe nuk me je qasur
nena s'te ka lene moj,
a vete s'ke dashur
rruga s'te ka rene moj
apo ne ke pasur
... [/B]



plasi qypi ne kete teme ...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Tetor 2010 15:09
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Z. Sexman!

Z. Sexman eshte nje burre tek te 50-tat, me gjoksin e rruar, pantallonat trendy, kemishen e perveshur deri mbi brryl-siç eshte e modes tek yuppies keto kohe-dhe fragrancat e shtrenjta qe te pickojne hunden. Z. Sexman eshte perkufizimi i mashkullit qe s'pranon moshen e tije dhe lirine seksuale e ka nenkuptuar si ngacmim/inferiorizim seksual i çdo femre qe i terheq senset e tija. Keto te fundit zakonisht vajza te reja qe fluturojne lehtazi neper korridoret e institucionit plot mungese eksperience.
Potenciali intelektual i ketij zoterie s'mund te vihet ne dyshim, aq me pak ekspertiza e tije e pakontestueshme. Jeta e tije eshte puna por puna mesa duket z. Sexman s'i ka ngrohur zemren dhe ndoshta as krevatin.

Asistimi ne salle te operacionit i z. Sexman eshte perhere defryes, pak per te thene. Z. Sexman eshte i afte te gjeje momentin ne te cilin je perqendruar aq shume ne incizicione precize dhe te beje nje koment te tipit:"me lehte, s'po pret paralekuren e gjenitaleve." Pak dinte i shkreti Sexman qe do merrte nje kunder-koment te tipit:"me moshen, çdo lloj paralekure fiton njefare rezistence, duhet t'a dini me mire se une mgjth...". Fytyra e Sexman fillon te humbase ate hijeshine rinore qe ai me aq kujdes i ishte munduar t'i jepte vetes. Koleget me peshperisin duke qeshur nen hunde:"thuaji mirembrema turnit te nates!" mgjth z. Sexman kuptoi qe pafytyresia ime(latente) kalonte ate te tijen dhe turni i nates s'u be realitet(te pakten jo ne seksionin e tije).

Naten e mire, z. Sexman, dhe me falni per pseudonimin por e kam nga... perkedhelia. Ne fund fare, ne co-respektohemi me teper se çdo zgerdhirje dhe pershendetje tjeter siperfaqesore e veshur ne prezervativet e normave shoqerore, por kjo perhere ne formen tone; abrupte, direkte, perhere ne dijenine qe kuptimi eshte ne ate nivel saqe llustrimet s'nevojiten.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datë 14/10/2010 ora 03:38

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Tetor 2010 03:21
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Lorie, flm, me behet qejfi qe te rilexoj. Uroj qe te jesh me teper prezente, ndihet mungesa jote.

...



flm, , that's sweet of you.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Tetor 2010 00:11
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:41 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.