Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Ndonjëherë
Ndonjëherë
kur ti je shpinë dhe jo sy,
e ndjej veten të zbrazët,
thua se nuk të kam njohur asnjëherë,
se s'të kam ndjerë,
dashuruar gjer në palc'
atje ku vetë dashnia
druhej nga lakuriqësi e saj.
Ndonjëherë,
kur e paketoj vedin
si nji dhuratë Krishtlindjesh,
ndihem e errët,
mplakje e zbukurueme me fjongo,
e krruspun duarve t'lotëve,
e brishtë,
e frikësume,
e përmallume.
Ndonjëherë,
ndihem si nji negativ fotografie,
mister që diç' fsheh,
nji e vërtetë që pret t'zbulohet,
teksa kurioziteti e lan
me ujt' e mbledhun ngashërimeve. Ndonjëherë
ndihem një e pathënë,
një heshtje e mësueme përmendsh.
12.12.2011
__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|