PARIS
beautiful pain

Regjistruar: 16/12/2005
Vendbanimi: AIR&TRAIN
Mesazhe: 623
|
Erdha.Kisha dale nje xhiro ne qytetin fqinje,bregut te oqeanit gri.
Ftohtesi nuk ndjeva, pasi duart e mia kishin mbeshtjelle nje dore te njome
engjelli sykalter.
E qeshja me vete.Gezohesha per hir te nje shikimi te pafaj, te nje shikimi
qe dhe ne gjume me ha shpirtin, me jep jete dhe force per te dale
nga kjo sketerre erresire ku isha futur!
Sot, me pelqeu te dal.Thjeshte te merrja fryme te larget malli.Te qaja e lire,
pa me pare askush lotet nder sy...Dhe qava.Biles dhe qesha...Anijet e peshkimit, ndonese teper te medha-sikur me lodhen frymemarrjen...Rashe ne kujtime serish.Kudo me shfaqeshe vetem Ti Shpirti Im i Embel.
Nuhata arome peshqish, arome nafte perzier me karrkaleca oqeani...
Ngriva perballe piramides qe ndodhet ne uren e kalimtareve.Ndalova hapin.
E ulur ne nje stol te kafte,-nxora nga canta e dores cellphonin.
Mendja me tha te te telefonoja.Por ne cast u pendova.Gishterinjte e mi
te arsyes-s`e formuan dot numerin tend...Dhe serish u ngrita.
Hyra ne "Bruno`s" Pizzeria.Porosita dicka,dhe zura vend me shikim perballe
rruges qe lidh "Munchen ST.", me "Steel ST."
Tek -tuk ndonje kalimtar.Pastaj ndonje rrepist me ngjyre-duke kercyer e kenduar me veten!
"Bota eshte cmendur!"="Njerezimi ka rrjedhur ketu ne amerike!"-mendova
per castin...
Putha me embelsi syte e engjellit sykalter, dhe fillova te ushqehem...
Pas nje ore, me duhej te kthehesha.Akoma i rashe qytetit fqinje me kembe
perreth shetitores.
Nuk ngopesha dot me fryme te lire.
Ndonese jam njeriu me i lire ne bote, akoma nuk me ngop liria ime.
Dua te ndjej arome lirie ne cdo deje te trupit tim.Ne cdo rrahje zemre,
ne cdo shkembim enderre-diku ne takimin e larget=Perballe Teje Shpirti IM!
Perqafime serish!
__________________
__________________
"UNE, TI DHE VDEKJA!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|