Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202
|
Alistar Ramadani
Sulmi i Fundit
Shikoj pishinën e vockël ,
ku peshqit pasionojnë kalimtarët
Ushqehen nga ato,
kënaqësi e përbashkët
Fëmijt marrin dhenë në shtrojën e bukur të kullosës,shikoj...
Me mall,me dhimbje
Dua ta largoj mallin,
nuk mundem,
edhe po të dua,zemra më qanë
Ka filluar sulmi-më thot dikush në vesh
Përdorin helikopterët,aeroplanët...
Fshatra të tërë janë rrafshuar për tokë
po edhe qyteti more gjuhet
Ka të vrarë-shqiptarë
Fëmij,pleq,gra
Nënë e bij,babë e bir të masakruar nga mortajat
Pishina që kam pranë e dekoruar me gurë për rreth
dhe shtartin e gjelbër të kullosës mu bënë kuq përära syve
Fëmijët më thërasin të luaj me topin...ah!
Që më vinte ky zë prej së largu
kur pash fëmijun tim të më shkundë krahërorin
Sa shumë të mira keni ore bijt e mi-ju them
Luani,luani, tash babi do vi t`ju bashkangjitem
Ju shkon zëri deri në qiell nga gëzimi
Shijojnë ajrin e pastër në Chavanne dhe kullosën e gjelbër
Shikojn lisin e bukur të mbrojtuar nga ligji
dhe pishinën me peshqi
Kënaquni bijt e mij,kënaquni
psherëtis me dhimbjen e madhe
E moshatarët e juaj?...
Ato të nënshtruar nën breshërin e predhave gjakatare sllave
E ju i ushqeni peshqit me grimcat e bukës në pishinën akuarium
Dhe gjuni topin të lirë në kullosën e gjelbër
Ore,po Sllupçani,Vaksinca...Likova e tërë...O!
Hatixhja,kjo nënë trime,kjo burneshë e madhe:
Nuk kam ku shkoj më larg se shtëpis sime
UÇK janë vëllezërit e mi
dhe nuk i lëmë vetun
le të na gjuaj shkau se nuk e kam ndër mend të lë shtëpinë-e vendosur fliste ajo
Ore,po Shipkovica,Gajrja,Poroji...Tetova e tërë
Nënë e bij në obor të tyre masakrohen nga predha
E Jehona e vogël në rrugë duke shkuar të blen bukë
Buk o shka i shkinës,buk
E ti e gjuajte me plumb
,ja more jetën e njomë që sapo kishte lëshuar lulzimin
...O Zoti im më bën të fortë...të përballoj dhimbjen
Vriten pse janë shqiptarë ej
Luani bijt e mi luani
do vi babi tju bashkangjitem
në lojën me top
Shijoeni ajrin,kullosën,pishinën akuarium
Mos paçi dhimbje asnjëherë bijt e mi
jeni të lirë...shijoeni lirinë
Zoti ju bekoftë...kënaquni ju bile
Moshatarët e juaj presin breshërin e predhave...
bijt e mi
Radusha?O!...
Radusha,Bojana...Dervendi i tërë
Jehoji krisma në Radushën e madhe
Si në Sllupçanin legjendar…Haraçinë
I mësuan si luftohet,kush lufton dhe kush duhet të vritet
Nuk vrasim ne civilë JO o shka i shkinës-thonë trimat
E ti po,ti vret...femij,gra,pleq
Nuk u kënaqe as në gazibabë kur vrave njerëz duke fjetur
Po Lubeteni?
Çka gjete në Luboten që bëre krimin
Të vrarë pas shpine,nga afër-thonë të gjallit e mjerë
Thonë edhe dëshmitarët e huaj-o kriminel
Janë me dhjetara të vrarë me qindra të torturuar
Kështu thonë dëshmitarët...janë egzekutuar thonë ato
Oh!Nënë,sa më mungon fjala jote e butë
Në këtë dhembje të madhe
As Bukoviqi nuk mbeti pa prekur,edhe atje vranë-shqiptarë
katilat,katilat...
Gjuma topin babit,gjuma
Ti bi me këmbë sa kam fuqinë
__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|