Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gerdec
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani

Ketu lexova se po mos ishte ai ,obobo kush do te na drejtoje? Mos u merakosni se bejme dhe pa kete klase politike.

Do te doja jetoja me mire ne nje Shqiperi Anarkiste. Te pakten do te organizohesha vete e s'do shikoja me keto fytyrat.



Me anarki se kaq?

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Mars 2008 20:01
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të briseide Kliko këtu për të kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: briseide Shto briseide në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto briseide në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Megjithate Fajtori ,Amerika eshte aq e fuqishme qe ti beje pluhur e hi planet serbe,greke e ruse bashke.Une kam pare helikopteret amerikane qe shkarkonin arme ne Kosove.Kjo eshte nje pergjigje qe ju ka ngjethur mishin bishave serbe ne Beograd.Cdo te thote kjo?Amerika po ju tregon atyre se ajo do te ngelet ne Kosove per nje kohe te gjate,prandaj mos e kruani se do t,ju dhembe per nje kohe te gjate.Kur Japonia njohu Kosoven para nje jave ambasadori serp(po e quaj si gjyshja ime) tha se me njohjen e Kosoves nga 7 vendet me te zhvilluara te botes,do te thote katastrofe per Serbine.Amerikes nuk i plasi shume per kritikat dhe kundershtimin qe ju be fillimit te luftes ne Irak e jo me per njohjen e nje shteti te vogel.Lepuri fle diku tjeter dhe diplomacia amerikane di se si ta zbuse ariun rus.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Mars 2008 22:52
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Perse nuk ngrihet nje komision parlamentar per te hetuar ngjarjen? A nuk do ishte nje shans i mire per opoziten.
Kam nje parandjenje te keqe ketu.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2008 00:28
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

Amman dhe ti ca kerkoke,komision parlamentar ...po ku te le sala te besh mjau,ai i ka ber te gjith si duduma kan frik ta hapin gojen,te kujtohet kur e ngriti zerin Ed Selami sla i hodhi te gjithe kundra tij,e ngriti zerin Ngjela ju turen si turku sum.s,po te funksiononte parlamenti ashtu sic pretendon sala (demokratik) sala kishte fluturuar me kohe..mos haro se tani do ti mbylli gojen dhe gazetave pale,tamam vend demorratik.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2008 01:31
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të back4ever Kërko mesazhe të tjera nga: back4ever Shto back4ever në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto back4ever në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

GERDEC...

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 000cf1bdd03f09481ed60e.jpg
Ky file është shkarkuar 74 herë.

"Gjera te vogla"

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2008 01:53
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

mora vesh qe brenda punonin edhe femije..!!!!!
kjo eshte shume e rende,me kete i erdhi fundi sales,por kjo tregon qe ne kurre nuk kemi per te pasur dite te bardha ne te ardhmen,dh kjo qe ndodhi eshte vetem maja e ajsbergut...

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2008 02:58
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ari. Kliko këtu për të kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ari.'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ari. Shto Ari. në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ari. në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 20080320230614_artikull.jpg
Ky file është shkarkuar 60 herë.

Nese me lironi, paguaj demet"

Artan Cena
E Premte, 21 Mars 2008

Mihal Delijorgji ofron zhdemtim per tragjedine, ne kembim te lirise me kusht. Tre te arrestuarit per tragjedine e Gerdecit, qe dje jane shfaqur te veshur sportiv dhe te qete, mohojne akuzat dhe fajesojne kompanine amerikane per shkaqet e ngjarjes se rende. Megjithese Mihal Delijorgji, presidenti i firmes "Alba Demil", drejtori teknik, Dritan Minxholli dhe drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, pretenduan se kishin kontrata te rregullta dhe ishin perpjekur per te ndihmuar te demtuarit, gjykata i ka lene ne qeli me masen "arrest me burg". Dje, rreth ores 10:00, ne Gjykaten e Tiranes jane shfaqur tre makina, mes te cilave njera e blinduar, nga ku kane dale tre te ndaluarit, pas tragjedise ku kane mbetur 19 te vdekur ne shperthimin e repartit ushtarak ku behej cmontimi i armeve. Megjithese pritej qe seanca te zhvillohej me dyer te hapura, gjyqtari i gatshem ka refuzuar kerkesen e prokurorit, duke kerkuar nxjerrjen e mediave jashte salles.

Masa

Tre te akuzuarit kane hedhur poshte akuzen e ngritur ndaj tyre, per shkelje te rregullave per lendet plasese e radioaktive. Tre te dyshuarit kane pranuar te flasin, duke shpjeguar edhe shkaqet. Delijorgji e ka cilesuar nje tragjedi qe per pak i mori jeten atij dhe drejtorit teknik, sepse ishin prezent ne momentin tragjik. "Une kam kater kompani qe merren me aktivitete te ndryshme dhe nga 100 punetore ne secilen e te gjithe te rregullt. Po keshtu kontrata ka qene e ligjshme dhe e rregullt, ndersa per te tjerat duhet te shikohet aktiviteti i firmes amerikane qe ishte kontraktore dhe jo firma ime", mesohet te jete shprehur drejtori i firmes "Alba Demil". Sikurse dhe i afermi i tij, Dritan Minxholli, Delijorgji eshte shprehur se i eshte gjendur te demtuarve per ndihme dhe se shperthimi e ka hedhur disa metra tej. Masa e sigurise ka zgjatur me se dy ore, nderkohe qe nje nga prokuroret e ceshtjes, Arben Dollapi, ka lexuar disa prej provave e deshmive te punetoreve, se aty mungonin kushtet e sigurise, qe jane bere shkak per tragjedine. Ne perfundim, gjyqtari Asim Vokshi pranoi kerkesen, duke dhene masen "arrest me burg" per tre te dyshuarit. Prezent ne salle kane qene edhe tre inspektore te Keshillit te Larte te Drejtesise per monitorim te procesit.

Gjate mases se sigurise, prokurori Dollapi paraqiti per ta akuzen e "shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive", qe parashikon rastet e shkaktimit te viktimave dhe demeve te konsiderueshme materiale.

Deshmite

Gjate seances, Mihal Delijorgji, administratori i "Alba-Demil", mesohet te jete shprehur ne gjykate se kontratat kane qene te gjitha te rregullta. "Ne fabrike kishte kushte sigurie dhe gjithe procesi ka qene i monitoruar nga pala amerikane", ka thene pronari i firmes shqiptare. Gjithashtu, ai ka deklaruar ne seance se eshte i gatshem te zhdemtoje financiarisht demet e tragjedise, nese lihej i lire, kerkese qe nuk u pranuar nga trupi gjykues. Kurse drejtori i MEICO, Ylli Pinari, ka thene se, "ne momentin kur ka ndodhur shperthimi, kam qene ne Gjermani, ne Nuremberg dhe sapo mesova cfare kishte ndodhur, jam kthyer ne Shqiperi dhe dorezuar perballe institucioneve kompetente". Nga ana e tij drejtori ekzekutiv, Dritan Minxholli, ka deklaruar se ka qene ne fabrike ne momentin kur ka ndodhur shperthimi dhe eshte munduar te ndihmoje njerezit qe ndodheshin aty, por nuk ka mundur te beje gje.

Masa e sigurise, blindohet Gjykata e Tiranes

Blindohet Gjykata e Tiranes. Qe ne oret e para te mengjesit te djeshem, ndihej levizja e shpeshte e uniformave blu prane ketij institucioni. Nje furgon i policise dhe nje makine e vogel, fuoristrade, ka sjelle tre te prangosurit. Mihal Deliorgji ka qene i pari qe ka zbritur nga makina qe e ka sjelle dhe qe, sipas burimeve te policise, ka qene e blinduar. Ndersa me pas kane zbritur dy te tjeret, te cilet jane shoqeruar per ne brendesi te gjykates, nga dera e pasme dhe me pas ne sallen ku do te zhvillohej masa e sigurise. Dhenia e mases se sigurise eshte bere gjate nje seance me dyer te mbyllura, qe zgjati rreth dy ore. Nderkohe qe nuk kane qene te shumte familjaret, te cilet kane ndjekur te afermit e tyre gjate mases se sigurise. Nderkaq qe dhe informacioni, ne lidhje me vendin ku do te behej masa dhe se kush do te ishte i pranishem gjate kesaj seance, ka qene i rezervuar. Vihej re se Delijorgji e Minxholli ishin te veshur me nje kostum sportiv ngjyre blu, kurse zyrtari Pinari ishte i veshur me kostum.

----------------------------------

More kriminel Mihal Delijorgji.. Nuk paguhet me ato para qe mbajne er gjaku jeta e njerzeve dhe femijve te vrare...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2008 09:38
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sarandaebukur Kliko këtu për të kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sarandaebukur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 20080320230522_artikull.jpg
Ky file është shkarkuar 56 herë.

Berisha:Orketa, pasuesi i Mediut

Fatjona Mejdini

E Premte, 21 Mars 2008

Berisha emeron numrin dy te qeverise ne krye te dikasterit te Mbrojtjes. Zv.kryeministri aktual, Gazmend Oketa, do te jete dhe ministri i ri i Mbrojtjes, pas doreheqjes pak dite me pare te Fatmir Mediut nga ky post. Ka qene Kryeministri Berisha, njekohesisht kryetar i Partise Demokratike, ai qe ka propozuar ne Kryesi te PD-se emrin e Oketes, si pasuesin e Mediut. Ne mbledhjen 15-minuteshe te pasdites se djeshme, anetaret e kesaj kryesie kane pranuar pa asnje hezitim emrin e Oketes, ne krye te Ministrise se Mbrojtjes, duke vulosur ne kete menyre perfundimisht kalimin e kesaj ministrie nga dora e republikaneve ne dore te demokrateve, pas tragjedise se Gerdecit. Vete zv/kryeministri Oketa ne nje prononcim, per gazeten "Koha Jone", ka theksuar se "e pranonte me pergjegjesi propozimin per te qene minister i Mbrojtjes". Nderkohe, lideri demokrat, Berisha, ne nje prononcim per mediat, u shpreh se ende nuk kishte ndonje propozim per emrin e ri te zv/kryeministrit dhe se do diskutohej perpara se te merrej nje vendim ne lidhje me kete ceshtje. Por, ai ka kembengulur qe republikanet nuk do te jene jashte qeverisjes, si forca e dyte me e madhe e koalicionit te djathte.

Nga ana tjeter, burimet brenda mbledhjes se Kryesise se PD-se bejne te ditur per gazeten "Koha Jone" se Kryeministri Berisha mesohet te jete shprehur se nuk do te beje ndryshime te tjera ne kabinetin e tij qeveritar, derisa te perfundoje samiti i ardhshem i NATO-s, qe do te mbahet ne Bukuresht me datat 2-4 prill. Njeheresh, burimet brenda Kryesise se selise blu bejne te ditur se kreu i qeverise ka lene te kuptohej se pas samitit te NATO-s do te bente ndryshime rrenjesore ne kabinetin e tij ministror, pa permendur emra dikasteresh apo ministrash qe do te jene pjese e ketij ndryshimi. Por, ndonese aleatet e PD-se ne qeverisje, republikanet do te perfaqesohen ne qeveri me nje minister, sipas marreveshjes mes dy forcave politike, burime te sigurta bejne te ditur per gazeten se deri ne Samitin e Bukureshtit, PR nuk do te jete e perfaqesuar me asnje post ne qeveri. Ky vendim pritet te merret sot ne mbledhjen e Kryesise se Partise Republikane dhe pas Samitit te NATO-s, kjo parti pritet te hape edhe negociatat me PD-ne ne lidhje me postin ministror qe do te marre. Por deri ne fillim te muajit prill, republikanet do te jete prezente ne qeveri vetem me dy zevendesministrat e tyre. Mesohet se hapja e negociatave me Partine Republikane ne lidhje me ministrine e re qe ata do te drejtojne eshte shtyre per shkakun se palet kane vendosur te respektojne viktimat e Gerdecit qe humben jeten nga tragjedia e nje jave me pare. Po keshtu, diskutimet politike per ndarje postesh ne prag te samitit te NATO-s nuk do t'i sherbenin paraqitjes se Shqiperise ne Bukuresht.

Ne mbledhjen e pasdites se djeshme te Kryesise se PD-se, Kryeministri Berisha ka theksuar perpara anetareve te saj se prokuroria duhet te punoj intensivisht per zbardhjen e ngjarjes dhe se fajtoret per te duhet te merrnin denimin e merituar.

Koha Jone

------------------------

Iken dhe republikanet..?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2008 09:51
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sarandaebukur Kliko këtu për të kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sarandaebukur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Tashme ne fjalorin tone te perditshem ka hyre edhe fjala Gerdec. Me vjen me te vertete keq qe po behet me shume zhurme politike se ajo e verteta per te ndihmuar ata njerez te thjeshte qe vajtojne te vdekurit dhe qajne per shtepite e punet e prishura. Njerzve qe vuajne neper spitale ua shtojme me shume dhimbjet me luften tone politike. Mos valle shpetimi vjen nga politika. Keshtu ndodhi edhe ne '97. Mos valle ata qe erdhen ne pushtet me mbrapa ja kthyen paret e premtuara popullit. Ne kete lufte te poshter politike populli dhe vetem populli paguan. Mire e theksoi dikush me siper. Ne pse duhet te behemi vegla te politikaneve tane.
Qe qeveria ka faj askush nuk mund ta mohoje por ne vend qe te kekrohen faji dhe shkaqet behet nje lufte politike per kolltuk.
Po opozita nuk kishte dijeni per ate fabrike, per tregtine e armeve etj.
Mirpo fati i solli ne dore te plaste bomba dhe pastaj ta zinte ngusht qeverine.
Sa per mediat une gjithmone kam qene dhe jam ne mbrojtje te mediave te lira se pa ato nuk ka demokraci.
Por ato qe kam degjuar ne media jane vertet per tu kritikuar sepse e instrumentalizuan ngjarjen biles arriten ti quajne koleget e tyre "zagare" apo edhe keq.
Askush nuk duhet ta mbroje Berishen ne kete rast por as edhe te ngrihet ne rrevolucione si ne '97 sepse fundimn ja dime nqs kemi mesuar sadopak nga historia ku pas gjithe asaj tragjedie te gjithe dolen te paster te palagur dhe sot jane po aty ku ishin para '97 ne qeveri dhe parlament.
Mediu dha dorheqjen ne sherbim te drejtesise. Mirpo kjo nuk i kenaqi .Pse.
Sepse duan pushtetin. Dakort sepse per ate luftojne por mendoj se sot nuk eshte koha per gjera te tilla.
Ngritja e nje komisioni parlamentar. hetimi i ngjarjes dhe nese dalin fakte kompromentuese per qeverine ajo duhet te largohet nga pushteti.
Edhe njehere te ndihmojme te lenduarit e tragjedise e pastaj te kalojme tek politika.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2008 11:31
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
mora vesh qe brenda punonin edhe femije..!!!!!


Mesa di une ne fabrike nuk punonin femije, por fshatare te zones. Femijet shkonin pas shkolles te ndihmonin "mamin" dhe "babin" qe cmontonin arme e ku di une.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2008 16:17
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:49 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gerdec

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.