LoTi_DaShUrIsË
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/08/2005
Vendbanimi: Në Planetin e vetmisë... Në Kontinetin e harresës... Në Shtetin e vuajtjes... Në Qytetin e dëshprimit... Në shtëpinë e dashurisë... Në Rrugët e lotit...
Mesazhe: 104
|
Frymëzime të çastit...
" Interesi "
Mirëmëngjesi
o ma i miri interesi...
Pa ty popullata s'ka jetë,
pa ty ne jemi të shkretë!
Interes o interes,
rrofshë se veç n'ty
na kem shpresë....
Pa ty s'di çka do bënim ne,
më mirë me hy n'dhe.
Secili interesin e ndjekë sot,
ka ndryshu total koha,
interesi mbi të gjitha, mbi këtë botë,
secilit fjala " interes " i del nga goja...
Sot pasuria është bë interes,
në tërë njerëzin u bë si vesë.
Interes u be dhe dashuria,
askush s'te do nga varfëria..
Të gjitha i ke, nëse ke para,
kush nuk qan kokën për ty, nëse je fukara.
Kush nuk të pyet më se çka ishe,
por çka je,
nuk do të di kush, çka kishe,
por tash çka ke...
Sa shumë që po ecim me kohën,
shikojmë çdo ditë, të të mos vonohëm..
se koha mos të na iken, mos të na kaloj huç,
të shkojmë me botën edhe ne, të hyjmë në truç..
Të kesh shumë, të thotë se të don,
deri sa mirë e mirë të shfrytëzon.
Ditën që s'ke, dhe ja ndal atë dorë,
të shanë e të mallkon,
besa të bën edhe horë.
Kur ti të gjitha ja ndalon,
pasë shpines vorrin ta mbaron.
Ja pra, ku ka vajtur Interesi....
Shkruar me 03. 12. 2oo8, Gjermani. 
__________________
Dashuria ime ushqen dashurinë tënde, edhe pa të thënë "Të Dua". Kjo dashuri e gjatë, e gjallë do të jetë në krahët e tu, edhe pa më dashur mua.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|