Auberoni
...
Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: vrrr place
Mesazhe: 117
|
Citim: Po citoj ato që tha BIONDIA
Cecila te kuptosh dike vetem nga shkrimi eshte nje dhunti e rralle qe jo te gjithe e kane ndoshta vetem ato njeres qe kane nje zemer te madhe dhe qe jane ne "paqe" me shpirtin e tyre qe skane inat cmire, xhelozi ato arrijne te kuptojne per ke po flet dhe pse ...por te lexosh disa rrjeshta e te dalesh ne kete konkluzion qe doli Auberoni dhe Roi do te thote qe mire qe nuk kupton(ose ben ) por pretendon te me japesh dhe mend ...
Tash u deshkan parakushte qe te kuptoj se cfare motive te larta e te pastra fshihen pas shkrimeve tuaja "poetike" - te kem zemer te madhe, te jem i liruar nga xhelozia etj etj - e dija se do thuash dicka te tille deshperuese.
Ka te drejte Roi kur thote se femrat Shqiptare jane nje cike "fataliste". Cecilia, te kesh pune, te jesh e afte te kthesh fjalen prapa nuk te zhvesh nga fataliteti sepse fataliteti nuk eshte dicka qe medeomos manifestohet ne raportet me tjeret.
Ndoshta edhe nuk te kuptoj Biondia, ndoshta jam edhe i ceket shpirterisht etj etj mbase edhe vertete beson qe ajo qe ben quhet dashuri, por mua thjesht me beri pershtypje fakti qe i ben tjeter te besojne se qan nga "gezimi" e jo nga dashuria e mosperfillur e harruar apo nga dashuria ne distance - pra hipokrizia juaj. Une mendoj se pikerisht qe jam ne paqe apsolute (Roi, a shkruhet absolute me p apo b ? Ndikimi i gjuheve tjera, mos ma ze per te madhe) me veteveten mund te mendoj pak me qarte.
Thuash "te fshehesh vuatjen qe dikush tjeter mos vuaje sic vuan ti sdo ta quaja kurre genjeshter do ta quaja dashuri ne menyren time po dashuri ". Jo e dashur, dashuria nuk eshte vuajtje, ta besh veten te vuash apo tjeret te mos vuajne. KJo eshte krejt dicka tjeter dhe eshte genjeshter e kulluar (fjala genjeshter nuk ka eufemizem) te besh tjeret te mendojne se lotet rrjedhin nga gezimi.
Pastaj, nuk thone kot se dashuria, bukuria e gjithe atributet tjera pushojne sapo te fikesh rrymen dhe krejt cka nevojitet eshte nje mjet i mire dhe i qendrueshem ta besh femren te lumtur. Jam i bindur se te provosh kete, do e shohesh se sa e zbehte dhe triviale eshte dashuria.
Mos u gabo, kete nuk e them une por shume e shume te tjere dhe te tjera te cilet kane jetuar para nesh.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|