i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610
|
Citim: Po citoj ato që tha BUCS
Epo u pa puna mua mi late ju te blej ato liqerat e bombonet, ti me lirin dilni neper shi [/B]
Po tani, edhe ne shi do dalim, edhe trotuareve do ecim, edhe qulle do behemi, se keshtu e paska kjo jete. Tani hapi syte mire ore mbret, se i_lire po te sjell pergjigjen... 
Andon Zako Cajupi
Bretkosa që do te trashet sa një ka
Bretkosa sa një ve,
pa nje ka sa një deve
dhe nakari nuk' e la,
desh të trashet sa një ka.
Kur vu këtë gjë ndër mënd,
vate u shtri ndë një vënd
duke ngrën e duke pirë,
që të fryhet sa më mirë.
— Shihni, shihni, sa u rrita, —
thërrit e thoshte përdita.
— Mos u mburr' e mos u mbaj, -
i thoshnë shoqet e saj.
— Shihni, nukë jam sa demi?
— Jo! — Shikoni. — Jo, të themi.
— Pa shikoni këtë bark
si të kaut. — Jo, je lark! —
Bretkosa, nga marasi,
u fry, u fry gjersa plasi.
Shumë njerëz ndë këtë botë
thone se janë te zote;
si bretkosa mendohen
mburren e lëvdohen.
__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|