Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > zjarri nga brenda Vlerësimi i Temës: 4 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
yjori
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 69

Horizont (pamje anesore)

Ne skaj te mendjes
horizonti eshte vec nje pike
ne fund te fjalise
kerthize qe lidh universet
litar i pare nga poshte
ndersa ti hipen ne stol
thua te fundit lamtumire
e bebezat zhduken nga ekrani
vetem bardhe
mize ne bore...

Bej nje vrime ne veze
del nje neperke e zeze..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2006 00:54
yjori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të yjori Kliko këtu për të kontaktuar me yjori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: yjori Shto yjori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto yjori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
yjori
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 69

Ne fund te shfaqjes
Kur te afermit duke qare
Do marrin trupin te ngrire
E do e nxjerrin jashte
Ti nuk do kesh levizur fare
Kur dritat fiken prape
E filmi fillon nga fundi
(kesaj rradhe mprapsht)
do vije portieri, do te ulet prane
do te jape parate, ti atij bileten
ai do ta ngjise, ti do dalesh
do shkurtohesh ngadale
do zgjohesh ne gjume e biesh ne zgjim
prinderit do cohen nga varret
cdo dite do harrosh nje fjale tjeter
dielli do perendoje ne lindje
shirat do ngjiten ne qiell
lumenjte do rrjedhin ne burim
ndeshjet do mbarojne zero zero
nuk do shkruash, vetem do fshish
do nxjerresh buke nga goja, uje
nuk do ecesh dot me, do qash
derisa ti afrohesh shaleve te nenes
do ju lidhin prape, do futesh brenda
do mbyllesh kanatat, do levizesh pak
do ndahesh ne dy pjese,dere dhe celes
do trokase duke dale e ardhmja
e do ndeze dritat prape
ndersa ti lexon me sy te rrudhur titrat
e spektatoret hyjne ne salle...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2006 00:56
yjori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të yjori Kliko këtu për të kontaktuar me yjori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: yjori Shto yjori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto yjori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
yjori
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 69

Ne jemi publiku te thone aktoret
Kur ty te bie te fiket e nuk hap dot gojen
Kane sjelle lule me vete, duartrokasin
Te ulin poshte me litare, skene tjeter
“Pergjigju vec kur te pyesin, po ose jo”
thote hetuesi e te zgjat nje cigare
“Mire”- thua ti e ben lapsusin e vjeter
“Ku jam ketu?”- deshmitaret qeshin
qenka komedi mendon e buzeqesh edhe ti
te qethin, masin, te japin teshat e reja
te lidhin syte, erresire, te shtyjne, “Mire?”
“Jo”- murmurit ti e ke nje parandjenje
spektatoret me uniforma, si nuk e vura re?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2006 00:57
yjori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të yjori Kliko këtu për të kontaktuar me yjori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: yjori Shto yjori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto yjori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
yjori
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 69

Vere gishtin aty ku ndodh
Ne temth
ose ne puls
Midis dy rrahjeve
Heshtje
Njeriu eshte bota
Bota plot me njerez
E ndersa qeron qepen
Te djegin syte
I hoqe te gjitha shtresat?
Rrobat, lekuren,kockat,palcen?
Hiq tani edhe djegjen
Hiq syte, qepallat,,qerpiket e pamjen
Kruaj mendimin e fundit, palos rrudhat
Pastro xhamat nga lotet
As zjarr, as tym
As hi, as gjurme, asgje...
Vize e drejte ne aparat
Hipur ne linje si shtrige ne fshese
Kercen shpirti yt direkt ne anen tjeter
Takohemi atje pra
Prapa ngjarjes
Me prit ose te pres
ne prag si dere....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2006 00:59

Ne gardh te qerpikut ka mbetur pak push nga vegimi yt
Ferkoj syte, ne virgjerine e heshtjes vertiten pinguine
Ngrire jane kallamat e rrekeve te gjakut, pikojne musht
Shege te cara ne akull, mermer me damare te shpuar
Fletet e hapura duhen shkruar me gjak, me adrenaline
Dua te hyj edhe une brenda, gisht ne unazen e ngushte
Bardhe, kuq e zi, e ardhmja, e tashmja dhe e shkuara

Po presim te vije njeriu prej debore qe ndertuam bashke
Me te bardhen e syve ne dimrin qe shkoi kur merdhinim
Qymyrin e vetullave shkruar me kujtime hiri, te shuara
Ne vend te karrotes si hunde zemren qe dridhej akoma
Nuhatnim rrahjet, minutat ndersa fytyrat e tjetrit lepinim
Kelyshe te vegjel qe ngrihen e bien akoma te hutuar
Ne toke shtrire e lodhur nga pjellja e barkhapur lehona

Beme nje rreth e u kthyem prape aty ku filluam dikur
E ngjitem gurin deri ne maje, tani do rrokulliset poshte
Engjejt shohin me interesim lojen ne TV duke pire birre
Ngadale jemi duke ngjitur edhe ne hierarkine e qiellit
Qelize, bretkoce, shpend,kale,tiger, mace, qen, kokosh
U beme ngadale njerez, ne fillim te keqinj pastaj te mire
Dikur te shenjte, derisa te behemi buke e vale si mielli...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2006 01:01
yjori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të yjori Kliko këtu për të kontaktuar me yjori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: yjori Shto yjori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto yjori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Citim:
Po citoj ato që tha yjori
Vere gishtin aty ku ndodh
Ne temth
ose ne puls
Midis dy rrahjeve
Heshtje
Njeriu eshte bota
Bota plot me njerez
E ndersa qeron qepen
Te djegin syte
I hoqe te gjitha shtresat?
Rrobat, lekuren,kockat,palcen?
Hiq tani edhe djegjen
Hiq syte, qepallat,,qerpiket e pamjen
Kruaj mendimin e fundit, palos rrudhat
Pastro xhamat nga lotet
As zjarr, as tym
As hi, as gjurme, asgje...
Vize e drejte ne aparat
Hipur ne linje si shtrige ne fshese
Kercen shpirti yt direkt ne anen tjeter
Takohemi atje pra
Prapa ngjarjes
Me prit ose te pres
ne prag si dere....

Kenaqesi te ju lexoj, sigurisht dhe shplodhje shpirterore.

Urime Yjori.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2006 07:43
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
yjori
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 69

Midis dy çastesh mbushet e zbrazet baloni i frymës
Nuk di kush jam, levozhga vallë apo ajri ndërmjet?
Arrë e trurit është edhe ajo thelb plot me rrudha
Nuk di ç`të bëj, të notoj thua përkundër rrymës?
Apo të dal matanë ne bregun që duket si i shkretë?
Labirinte janë qëllimet, largim nga fillesa udha
Më jane rënduar qepallat nga peshë e brymës...

Kur të më mbyllë sytë një ditë një dorë e panjohur
E brenda të ndizet drita ndërsa hijet mbesin jashtë
Ndoshta do buzëqesh kur te shoh ne brave çelësin
“Paska qene kaq e thjeshtë!”-do psheretij i lodhur
Duhet vdekur për të kuptuar pse ke mbetur gjallë
Duhet kaluar anash per të gjetur ku ështe mesi
Zogjtë fluturojne akoma edhe kur kane ngordhur...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Gusht 2006 00:39
yjori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të yjori Kliko këtu për të kontaktuar me yjori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: yjori Shto yjori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto yjori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
yjori
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 69

Te lindesh plak
te vdesesh femije
te jetosh pak
bashke me nje hije

Me jep nje kuptim
te dhuroj nje tjeter
vetem pak durim
histori e vjeter

Takohemi cdo jete
gjithmone ne mes
dashuri e shkrete
na eshte bere ves

E merrme ne krahe
e me jep pak gji
se kam lindur plak
e do vdes femije...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Gusht 2006 00:41
yjori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të yjori Kliko këtu për të kontaktuar me yjori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: yjori Shto yjori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto yjori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
yjori
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 69

Më pyet ç`mendoj e kur të them “Asgje!”, zbrazesh dhe ti
Qiell pas shiut, kraharor që tkurret ,frymën qe nxorre thitha
Fjalët rrudhen perdite me shume, pleq ulur anash sokakeve
Kujtimet janë shumuar, kryqëzuar, degëzuar ne pafundësi
E kthjellët ështe tani drita e syve, shpesh përjetuar e gjitha
Digjesha dikur, tani veç ngrohem i përfjetur sipër flakeve
Si ndjehem ta them po deshe, vetëm se ështe pa rëndesi

Për gjithë çka është e përkohshme, kohë, jetë apo vende
Do kalojnë të tëra ashtu siç po kalon tani kjo që po shkruaj
Edhe kjo tundje dore është e atij që largohet përgjithmonë
Veç se në kërkim te asaj qe nuk çbëhet po humbas mendjen
Sa më tepër plakem, aq më tepër bëhem në këtë botë i huaj
Ata që do e humbasin jetën, ata do e fitojnë prapë thonë
Kjo ështe asgjeja që mendoj, për t`ju përgjigjur pyetjes tënde...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Gusht 2006 00:43
yjori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të yjori Kliko këtu për të kontaktuar me yjori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: yjori Shto yjori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto yjori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
yjori
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 69

Nje enderr fle ne kurmin tim
Une pergjumem ne valet e saj
Kush eshte rrjedhe e kush burim?
Kush do na zgjoje valle?

Harqet lagen nga ujrat
E lashte kjo ure, tundet
Nen thundra kuajsh
Hapa te huajsh
Gjithfare fjalesh
Ninullash...

Eshte ajo Rozafa, apo jam une?
Gjinjte e gureve pime
Kush eshte themel e kush godine?
Kush foshnje e kush mur?
rrezohemi ne gjume
e kalojme ne anen tjeter
kembelagur
pa zhurme...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shtator 2006 23:42
yjori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të yjori Kliko këtu për të kontaktuar me yjori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: yjori Shto yjori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto yjori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:27 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > zjarri nga brenda

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.