Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569
|
Nje pergjigje per cinizmin e Analistes dhe atyre qe nuk kane besim ne Levizjen Mjaft e kane dhene ditet e fundit veprimet e qeverise.
Analistja nuk e kupton se perse Mjaftit i behet kaq shume reklame. Nenkuptimi iq arte tregon se Mjafti sipas ketij mendimi mbeshtete per qellime te caktuara.
Une shtroj pyetjen, te gjithe gazetat, ambasadat e huaja, studentet, forumistet etj qe mbeshtesin Mjaftin, Perse e bejne kete?
Titulli i kesaj teme eshte "Mjafti dhe levizjet e paperfunduara"
Ditet e fundit disa nga keto levizje te bera nga Mjafti kane dhene nje rezultat jo te vogel.
Ne radhe te pare Qeveria ka diskutuar qe te ule tarifat telefonike te cilat ajo vete i kishte pranuar 3 muaj me pare. Pas nje presioni te fuqishem dhe protestave te njepasnjeshme te Levizjes Mjaft, per te cilat shpesh diskutuesit e mesiperm kane ironizuar, qeveria ka leshuar terren duke bere nje hap njerezor drejt popullsise.
Se dyti Levizja Mjaft ka protestuar fuqimisht kunder Korporates Energjitike madje jo vetem ne Tirane por edhe ne qytete te tjere. Pergjigja e Qeverise eshte se do te fale rreth 13 miliard leke te reja energji te papaguar ne vitet e kaluara ne zonat me te varfera.
Keto jane arritjet e nje objektivi ne te miren e popullsise shqiptare. Besoj e keni parasysh se sa e veshtire eshte te shtrengosh qeverine qe te vere veshin disa "çunakeve" te cilet edhe koleget tane i shohin me mosbesim dhe perbuzje. Reagimet negative jane te shpjegueshme me shume ndjenja apo zhgenjime, por keto jane veti te njerezve te dobet dhe te parealizuar. Pozitiviteti i ketyre protestave tashme eshte me i dukshem, por duhet patur parasysh qe kjo nuk eshte merita e Mjaftit. Pra nuk eshte Mjafti qe ndryshoi kete ligj, ishte presioni i popullsise te cilin Mjafti e drejtoi ne vendin e duhur dhe ne menyre qytetare te padhunshme.
Analistja pyet nese nano kerkoi falje apo jo?
Une jam i mendimit se nese ai nuk kerkon falje eshte per turp te tij dhe jo tonin qe kerkojme qe te behet BURRE dhe te marre pergjegjesite qe i takojne si kryetar shteti. Gijithsesi veprimet korrigjuese qe qeveria ka bere ne vendimet e saj te meparshme tregojne se ajo ka pranuar gabimet e saj dhe po mundohet qe ti modifikoje. Kjo eshte nje fitore e madhe e Qytetareve shqiptare te cilet per here te pare u kane dale zot interesave te tyre.
Nje pyetje tjeter e Analistes ishte se perse behet shume zhurme rreth Mjaftit dhe nuk flitet asnje fjale per organizatat e tjera. Po u rreshtoj ketu aktivitetet e Mjaft te koheve te fundit te cilat i japin pergjigje edhe kesaj pyetjeje:
Permbledhje e aktiviteteve te Mjaft !
30 Dhjetor 2003 - Letra turpi Telekomit
Më 30 dhjetor 2003, MJAFT zhvillon protestën e turpërimit
përpara drejtorisë së përgjithshme të ALBTELECOM, ku një numër
pemësh të rrugës Myslym Shyri vishen nga aktivistët e lëvizjes
me leter higjienike si shprehje groteske e pakënaqësisë qytetare
pas rritjes së tarifave të telefonisë fikse në vend. Po atë ditë,
ALBTELECOM, dërgon një reagim ku MJAFT kërcënohej me hapjen e
një procesi penal.
http://www.mjaft.org/shq/img/albtelecom_30/index.htm
31 Dhjetor 2003 - Kartolinë Gjeneratorësh për Kryeministrin
Më 31 dhjetor 2003, përpara vilës 30, seli e përkohshme e
kryeministrit shqiptar Nano, MJAFT organizon një protestë
paqësore për t'i uruar në mënyrë ironike atij dhe qeveritarëve
shqiptarë pushime të gëzuara nëpër Europë, në një kohë që
popullit i ishte premtuar si të ishte një favor i madh, energji
elektrike për 24 orë gjatë festës. MJAFT, ka përdorur me këtë
rast një numër gjeneratorësh të ndezur për disa minuta për të
krijuar korin e zhurmshëm që shoqëron gjatë 364 ditëve të tjera
të vitit gjithë jetën e përditshme të shqiptarëve. Korporata
Elektroenergjetike Shqiptare, e ka konsideruar këtë protestë të
MJAFT si një fyerje dhe ulje ndaj imazhit të saj, dhe po atë
ditë ka dërguar edhe ajo një reagim, ku përsëri lëvizja kërcënohej
me proçedim penal.
Më 3 janar 2004, MJAFT dërgon një përgjigje në formën e një
letre të hapur drejtuar KESH.
http://www.mjaft.org/shq/img/electr...otest/index.htm
10 Janar 2004 - Tragjedia e Karaburunit
Më 10 janar, një ditë pas tragjedisë së Karaburunit ku humbën
jetën në det 21 persona, lëvizja MJAFT dërgoi në spitalin e
Vlorës një përfaqësi të sajën të kryesuar nga drejtori ekzekutiv
Erion Veliaj, për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për
të mbijetuarit. Gjithashtu, po atë ditë, MJAFT ka shpërndarë
edhe një deklaratë për shtyp ku shprehte qëndrimin e saj për
tragjedinë.
http://www.mjaft.org/shq/press_rele...0012004_shq.htm
11 - 13 Janar 2004 - Homazhi qytetar
Më 11 janar, MJAFT, nisi ditët e homazhit qytetar përpara
kryeministrisë shqiptare, duke i ftuar të gjithë qytetarët të
ndezin një qiri përshpirtjeje dhe një lule për viktimat e 9
janarit. Gjithashtu, të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në
homazhin me qirinj u është krijuar mundësia të shkruajnë
mesazhet e tyre të ngushëllimit në trotuarin përpara
kryeministrisë. Lëvizja MJAFT i ka kërkuar këtë ditë,
kryeministrit Nano, të kërkojë ndjesë publike për ngjarjen e
ndodhur, në shenjë përgjegjësie dhe moraliteti.
Homazhi ka vazhduar edhe të nesërmen më 12 janar, gjatë ditës
së zisë zyrtare. MJAFT ka kritikuar këtë ditë vonesën e
kryeministrit shqiptar Fatos Nano në krye të detyrës me anë të
disa banderolave groteske të vendosura në rrugën hyrëse në
kryeqytet nga aeroporti i Rinasit.
Homazhi ka vazhduar edhe në datën 13 janar. Rreth 20 mije
qytetarë morën pjesë në homazh.
http://www.mjaft.org/shq/press_rele...9012004_shq.htm
14 Janar 2004 - Protesta e gomones përpara Kuvendit
Më 14 janar, ditën e seancës të jashtëzakonshme parlamentare
rreth tragjedisë së 9 janarit, MJAFT ka zhvilluar një protestë
përpara hyrjes së Kuvendit, ku është vendosur në mënyrë simbolike
një gomone e mbështjellë me mesazhet e shkruara nga qytetarët
gjatë ditëve të homazheve.
http://www.shekulli.com.al/index.ph...ws&newsID=22586
16 Janar - 5000 vetë thonë MJAFT! përpara Kryeministrisë
Më 16 janar, MJAFT organizon protestën e madhe përpara
Kryeministrisë, me pjesëmarrjen e mbi 5000 qytetarëve, ku
kërkohet ndjesa publike nga ana e kryeministrit Nano si
shprehje e një minimumi të përgjegjshmërisë si dhe dorëheqja e
tij si shprehje e ekzistencës së moralit dhe qytetarisë.
27 Janar 2004 - Takimi me Kryeministrin
Më 27 janar, në një takim të thirrur nga kryeministri Nano me
përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësuesi i lëvizjes MJAFT,
Erion Veliaj, drejtor ekzekutiv, paraqitet me një t-shirt ku
shkruhet "Ju ende nuk keni kërkuar falje", si shprehje e mbajtjes
së premtimit të bërë para qytetarëve se tragjedia e 9 janarit
nuk do të harrohet. Për herë të parë, nga kryeministri vjen
premtimi se do të kërkohet falje nëpërmjet punës për zbutjen e
varfërisë dhe luftën kundër trafikut klandestin.
http://www.mjaft.org/shq/index1.htm
4 Shkurt 2004 - Kukësi thote MJAFT!
Më 4 shkurt, në qytetin e Kukësit, qytetaret e Kukesit dhe lëvizja Mjaft organizojne
një
protestë me pjesëmarrjen e mbi 3000 qytetarëve kundër
ndërprerjeve drastike të furnizimit me energji elektrike që
KESH aplikon në këtë qytet dhe në zonat e tjera veriore të
vendit.
13 Shkurt 2004 - Kërkesat për Qeverinë
Më 13 shkurt, me kërkesën e qeverisë, lëvizja MJAFT, ftohet të
marrë pjesë në një takim me ministrin e shtetit pranë
kryeministrit për koordinim Marko Bello si dhe drejtorin e
përgjithshëm të KESH, Andis Harasani. MJAFT dorëzon në këtë
takim një listë kërkesash që kanë të bëjnë me uljen e çmimeve
të tarifave të disa prej shërbimeve bazë si energjia elektrike,
telefonia fikse, çmimi i bukës etj. Një pjesë e mirë e kërkesave
merren parasysh dhe premtohen ndryshime të dukshme.
http://www.mjaft.org/shq/index1.htm
17 Shkurt 2004 - KESH bën publike bilancet dhe pasqyrat e tij
financiare
Më 17 Shkurt, 4 ditë pas shtrimit të kërkesave, njëra prej të
cilave ishte dhe transparenca e bilanceve dhe pasqyrave
financiare të KESH, ky i fundit bën publike operacionet e tij
financiare në faqen e tij ëeb, me link adresën e mëposhtme:
http://www.kesh.com.al/Images/Audit...02002%20ALB.PDF
18 Shkurt 2004 - Lajmërohet ulja e tarifave të telefonisë fikse
Më 18 Shkurt, pas presionit dhe kërkesave paraqitur qeverisë
shqiptare, një ndër të cilat ishte ulja e tarifave të telefonisë
fikse lokale në nivelin e dhjetorit 2003, nga qeveria shqiptare
publikohet urdhëri për rishikimin dhe zbutjen e tarifave të
telekomunikacionit si dhe rritjen e transparencës dhe
komunikimit të vendimmarrjeve ndaj publikut
http://www.keshilliministrave.al/shqip/lajm.asp?id=2657
Une personalisht jam entuziast per keto levizje dhe shpresoj qe te vazhdojne sepse ne kete menyre ndermjet Qeverise dhe Qytetarise duhet te kete gjithmone nje dialog per mbrojtjen e interesave te masave popullore.
Besoj edhe Analistja mori disa pergjigje dhe i lindi deshira per diskutim meqe duhet justifikuar "meshira" e saj per ti dhene nje hapesire Mjaftit!
Sa per dijenine tende Analiste "Levizjes Mjaft!" i jane kushtuar shume tema edhe ne forumet e tjera kryesore. Prezenca e saj ne kete Forum eshte pasurim dhe dinjitet per Forumin tone...
__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...
Modifikuar nga Ami- datë 23/02/2004 ora 20:05
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|