kontinenti
Blujtes
Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934
|
ZOTI...
Djema , mos dilni nga tema.
Sado qe te lodhemi ne kurre nuk mund ta gjejme se cfar eshte ZOTI.Vete ndertimi i mendjes tone nuk e ka fuqine te kuptoje se cfar eshte Zoti.
Flitet shume per engjejt....por,edhe engjejt nuk mund ta dine se cfar eshte Zoti.
Perderisa nuk ka fillim dhe fund,cila mendje mund ta kuptoje kete gje.Sado inteligjence e tmerrshme te jete ne kete mendje,ajo kurre nuk arrin deri atje...pra tek konceptet " pa fillim" dhe "pa fund"
Ne qoftese ateisti thote se Zoti na qenka mos shpjegimi racional i fakteve apo dukurive,do t'i thoshja se ai nuk ka te drejte as te dashuroje e as te pelqeje nje film a pikture.
Ndjenja,kete dhurate te madhe qe na ka bere Krijuesi,nuk ben pjese ne dukurite e as ne faktet.
Askush nga ne,nuk mund ta deshmoje dashurine e tij,vecse me fjale !
Askush nga ne nuk mund ta provoje !
Ne qoftese ateisti do me thote qe ne kete pike shikohen sakrificat, do t'i pergjigjem se ato vijne si pasoje e egoizmit apo edhe e nje kompleksiteti qe ndodh ne tru.
Pra vertet qe ne te gjithe e pranojme ndjenjen,por asnjeri nuk mund ta paraqese si fakt rracional.
Askush nuk ka dinjitetin te zbuloje Zotin nga qeniet qe Ai ka krijuar.
Ne qoftese dime se cfar ka ne Hene,ne ende nuk dime se cfar kemi ne koken tone.
Me kete dua te them se: po qe fjala per zbulim,nuk kemi arritur te zberthejme veten tone,trupin tone,trurin tone( sa per shpirtin as qe behet fjale).
Pse ka ndodhur kjo ? Kane kaluar mijera e mijera vjet qe njeriu ben perpjektjet e zbulimit te tij qofte nga ana shkencore ,qofte edhe nga ana filozofike....por,nuk ja ka dale mbane.
Kjo ka ndodhur se, cdo gje Zoti e ka bere te pafundme ashtu sic eshte Vete.
Pra te dashur zoterinj, le te diskutojme per Zotin,por,per vec adhurimit ndaj Tij,ne nuk kemi fuqi tjeter.
Me rrespekt
Kontinenti
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|