Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Kape Castin. Vlerësimi i Temës: 7 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Fllad vjeshte!

1.
Flladi i vjeshtes fluturon
Ringjall t’varrosuren dashuri
Permallimin e fjetur zgjon
Debon perjete t’keqen magji.

2.
Vale e detit perplot shkume
Tutje thellesive me rremben
Ma shkaterron te brishtin gjume
Me vone serish,ne breg me kthen.

3.
Nis te shkruaj perplot gaz
Mbi nje leter bore te bardhe
Fjalen tende pres me pas
Te me heqe gjigandin ankth.

4.
Tere ky zjarr do me prangose
Kembe e duar me zinxhire
Valle kjo leter kur do sose?
Te kerkoje nga ti meshire.

5.
Leter pas letere te shkruaj
Dhe ti nis me fluturim
Po ta dish sa shume po vuaj
Do ma falje k’te gabim.

6.
Vrasesja pashpirt e zemrave
Zemren ma rrembeu nder duar
Me pas u arratis shtigjeve
Me gjethe vjeshtore mbuluar.

7.
Nga pas mundohem ti shkoj
Plogesht,me hapa te marre
Ne shteg diku ta ndaloj
Nga dora zemren tja marr.

8.
Ky xhind dashurie me mashtron
Me grish k’te ndjenje te perflakte
Me shpirtin e vrare vallezon
Me kordat e zemres se plagte.


9.
Ah mashtohem dhe vallezoj
Per nje cast tere ankthi tretet
Dhe kur nektarin e mbaroj,
Ne fund te gotes, helmi mbetet.

10.
Fllad i vjeshtes fluturon
Rizgjon dashurine e fjetur
Pije zemres mi ofron
Dhe ne cast mbetem i dehur.

11.
Per nje cast ndjehem i lumtur
Me vone zemra pikon gjak
Zhduket tere imazhi i bukur
Sapo pija te me dale.

12.
Ah ky fllad vjeshtor i lehte
Sa me vret sa me mashtron
Here zemres mi jep flete
Dhe me pas e roberon.

13.
Ah ne detin a mallengjimit
Sa larg iki, sa thelle zhytem
Me perplas vale e trishtimit
Dhe ne brenge i teri mbytem.

14.
Pyet zemra e prushitur
Dashuri pse erdhe valle
Tashme afshi me ka ikur
U shua tutje ne vale.

15.
Serish zemra pershperit
Se kuptoj se c’flet nen vete
Meshire fllad, perserit
Mos me flak tutje si gjethe.

16.
Fllad i vjeshtes fluturon
Rizgjon dashurine e fjetur
Zemren time e gozhdon.
Dhe ne cast mbetem i vdekur.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Tetor 2005 03:37
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Pse je kaq i mire ti o zot!!!

keto poezite njehere te bejne per vete fare.

Te lumte me pelqeu shume kjo. Pacim

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Tetor 2005 03:43
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

tani po qe ke qene esell ...

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Tetor 2005 12:14
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_dr
Pse je kaq i mire ti o zot!!!

keto poezite njehere te bejne per vete fare.

Te lumte me pelqeu shume kjo. Pacim



Lela, njeriu eshte e mire me raste jo gjithmone, varet si e gjen.

Flm qe me ke ndjekur

Citim:
Po citoj ato që tha isra
tani po qe ke qene esell ...


Sigurisht, isha esull bente zorra demostrate

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Tetor 2005 17:39
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Syte e tu...

Syte e tu
Jane ushqimi
I shpirtit tim
E dashur…
Jane lumi
I talentit
Ilaci i dashurise
Jane bluja e qiellit
Deti i qetesise.
Jane uji i detit
Kenga e zogut
Kurora e mbretit
Era e borzilokut.
Syte e tu
Jane…
Timoni i anijes
Per kapitenin e saj
Lumi i sikletit
Ne shpirtin e vrare
Ngyrat e ylberit
Ne qiellin e larte.
Jane prushi i ndezur
Ne zemren e zjarrte.
Syte e tu…
Jane kontrast drite
Qe shoh me te
Jane ninulle e nje femije
Qe me te gjume fle.
Nen hijen e tyre
Dua te qendroj
Ne detin e loteve
Dua te notoj
Por ama shume thelle
Nuk dua te futem
Dot nuk rezistoj
Kam frike se mos mbytem.
Syte e tu …
Jane ushqimi i shpirtit
Pastertia e bores
Te zinjte e ullirit.
Jane ndjenja e virgjer
Qe nje zemer ka
Syte e tu patjeter
Per mua jane gjithcka.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Tetor 2005 17:41
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ruby_DR
Special

Regjistruar: 29/04/2005
Vendbanimi: aty ku nuk ta pret mendja
Mesazhe: 2080

komplimente Indrit poezite jane te persosura dhe shum te bukura .......

pershendetje miqesore Rubini

__________________
<<<<<<<< VENTO DI PASSIONE MAI DOMATA>>>>>>>>>>>

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Tetor 2005 17:58
Ruby_DR nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ruby_DR Kliko këtu për të kontaktuar me Ruby_DR (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ruby_DR't! Kërko mesazhe të tjera nga: Ruby_DR Shto Ruby_DR në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ruby_DR në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
orig
Anetar i ri

Regjistruar: 01/02/2005
Vendbanimi: minesota
Mesazhe: 26

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Syte e tu...

Syte e tu
Jane ushqimi
I shpirtit tim
E dashur…
Jane lumi
I talentit
Ilaci i dashurise
Jane bluja e qiellit
Deti i qetesise.
Jane uji i detit
Kenga e zogut
Kurora e mbretit
Era e borzilokut.
Syte e tu
Jane…
Timoni i anijes
Per kapitenin e saj
Lumi i sikletit
Ne shpirtin e vrare
Ngyrat e ylberit
Ne qiellin e larte.
Jane prushi i ndezur
Ne zemren e zjarrte.
Syte e tu…
Jane kontrast drite
Qe shoh me te
Jane ninulle e nje femije
Qe me te gjume fle.
Nen hijen e tyre
Dua te qendroj
Ne detin e loteve
Dua te notoj
Por ama shume thelle
Nuk dua te futem
Dot nuk rezistoj
Kam frike se mos mbytem.
Syte e tu …
Jane ushqimi i shpirtit
Pastertia e bores
Te zinjte e ullirit.
Jane ndjenja e virgjer
Qe nje zemer ka
Syte e tu patjeter
Per mua jane gjithcka.





Bukur , Urime!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Tetor 2005 18:44
orig nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të orig Kliko këtu për të kontaktuar me orig (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: orig Shto orig në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto orig në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Pershendetje Rubin dhe orig
Jam vertete i lumtur qe me lexoni, nderkohe po ju pershendes serish me dicka
Indriti

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Tetor 2005 19:18
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Larg
Vetem ne keto caste
ndjej se te kam larg
dikur te kerkoja falje
dikur te doja prape.

Ah tani sa larg
ne k'te refren kam mbetur
rri ulur ne prag
e malli me ka tretur.

Mall i mykur ,mall i zi
o ti jete e vetmuar
pse valle jeton trishtimi
e njerezit rrine merguar?

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Tetor 2005 19:23
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Lerme te enderroj!

Hapi krahet e lerme te enderroj
Te enderroj se shpejt do kthehem atje…
Larg vendeve te merzise do shtegetoj
Atje ku toka quhet memedhe…
Atje ku linda… ku u rrita
Atje ku fola fjalen e pare
Atje ku dielli shkeqen xixa
Ku kam qeshur ku kam qare.
Atje ku mbizoteron blerimi
Per cdo nate te enderroj
Ku me rrezet loz gezimi
Vec atje dua te shkoj.

Hapi krahet e lerme te enderroj
se shpejt buzeqeshja do te shkrihet
Sapo enderren te mbaroj
Fjale e embel do te ndihet…
Do te degjohet kenga, himni
Do te zhduket mall i forte
Ngado do te cele gezimi
Madje dhe ne pasaporte.


Hapi krahet e lerme te enderroj
Te vajza te rend qofte dhe pergjumesh
Lehte lehte ti kendoj
Vargje te lara me qumesht…
Te cel si nje tendafil me ere
Ne vazon e saj te arte
Te me vadise dhe nje here
Me lotet llave te zjarrte.
Hapi krahet pulebardhe
Nen to te flej serish
Mos e ler diellin te dale
Se ai enderren ma prish.



Hapi krahet se shtigjet me ftojne…
Te rend drejt tyre perplot vrull
Zogjte rrugen ma tregojne
Nuk me lene te humb ne pyll.
Hapi krahet pak me ngut
Se shume shpejt nata mbaron
Nuk kam kohe aspak te humb
Vjen mengjesi dhe me zgjon…

Hapi krahet e me ler te enderroj
Per nje cast te prish magjine…
Drejt vendit tim te shtegetoj
Atje ku shkova femijerine.
Ku ne male qendron bora
Atje ku i besova Zotit
Ku ne dere me pret nena
Ku kam pire uje te sopotit.
Ne kete vend dua te rri
Tjeter vend nuk ka per mua
Ku kam rene ne dashuri
Ku i thashe vajzes te dua.
Ku shkumbnini teposhte rrjedh
Shkova timen femijeri
Ku shqiponja valle hedh
Ne flamurin kuq e zi.
Me trup dua te shtegetoj
Ne kete vend kaq te begate
Plot me nder aty te rroj
Me buke, kripe, zemer te bardhe.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Nëntor 2005 00:39
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:01 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Kape Castin.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.