Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Monstra ne shpirtin tim Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

I thurr fjalet ngadal... buzet blebezojne... s'munden ti permbushin fjalite...e di qe dua te them dicka...por s'e di se cfare. Shpirti e mban te fshehur diku aty ne thellesine e tij, por e ndjej tek perpelitet e renkon ngadal... ajo fjalia qe do te dali ne drite... ato pak fjale qe duan te ndihen...
I thurr ngadal si ti kisha fije te errta mes gishtrinjve e i perdredh e shperdredh ne gersheta e motive qe dua te kene nje kuptim por s'mundem t'ua gjej kuptimin gjekundi.
Dreq!! Pse perpelitesh ashtu, aq dhimbshem, aq pamundesisht, aq e pandihmuar prej askujt? Ti fjali e vyshkur qe humbet ne shpirtin tim e ai te mban te burgosur..., e ti thyhen flatrat... e ta merr kuptimin pak nga pak.
Gishtrinjte levizin me shpejtesi te verber teksa une mbyll syte e perpiqem te degjoj peshperimat e largeta, edhe thurrin e cthurrin fijeza te tera mendimesh te paperfunduara... kepusin fjalet e druajtura gishtrinjte e mi... e me fjalet e keputura riformojne te tjera fjale... me te fuqishme... me te pastra....
Aq te pastra sa shakaktojne frike edhe tek mua qe i vete-formova....
Edhe tani qe me ne fund ia gjeta kuptimin atyre fjaleve te shkeputura, te krisura e te thyhera brenda meje, serish blebezoj...
Ndoshta edhe une vete qe i krijova s'kam kurajon e duhur ti shfaq ne kete bote..., edhe prej buzeve i shtyje serish ne brendesi... i gelltis ne gurmaz e i burgos aty thelle ne shpirtin tim. I degjoj tek renkojne... perpeliten... edhe kuptimi i tyre me rreh mbi vetulla si cekan... gjithesesi...e kap kohen prej flokesh edhe e detyroj ti braktisi ato fjale per tani... ndoshta neser... neser ndoshta do te mundem ti leviz buzet po aq ngadal sa sot e ti them ato fjale qe aq shume me munduan. Ndoshta neser bota do te jete jo aq e verbuar, ndoshta neser bota do te mund ta kuptoj pastertine e fuqishme qe mbartin ato pak fjale.
Ndoshta neser une vete do te jem aq e fuqishme sa ti a zhvas syte e verber kesaj bote... e ta mesoj...pak nga pak te hedhi hapa te vegjel... por te shohi te verteten ne sy.
Ndoshta neser...
Per sot...sot ka vetem perpelitje...renkime fjalesh te keputura...

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Janar 2006 11:55
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SHKODRANI I QESHUR
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/03/2005
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 634

iliriusa
Per shum njerez siperfaqesor shkrimet e tua behen ta padukshme,por per kush jeton ne konfliktin... mes ndergjegjes se paster dhe rinovimit te mendimi ,shkrimet tuaja jane shum domethenese.

Urimet e mia te sinqerta per shpirtin dhe talentin tuaj.

__________________
"Nuk e di se si,por gjithmon e kam ditur se c,do hap te jetes time,e kam bere per te arritur tek ti"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Janar 2006 17:41
SHKODRANI I QESHUR nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SHKODRANI I QESHUR Kliko këtu për të kontaktuar me SHKODRANI I QESHUR (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SHKODRANI I QESHUR Shto SHKODRANI I QESHUR në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SHKODRANI I QESHUR në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

SHKODRANI I QESHUR, faleminderit per urimet tuaja si gjithemon, jeni shume i sjellshem.
Faleminderit qe gjeni kohen ti lexon edhe fjalite e mija mes gjithe krijimeve te tjera ne kete forum.
Respektet e mia!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Janar 2006 03:05
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Si nje perbindesh gojemadh bota ngul dhembet ne shpirtin tim....
Me cahen kockat...,thyhen ngadal, e une i degjoj tek kercasin edhe qetesia e nates thyhet....por prap bota eshte ne qetesi.... syte jane mbyllur e s'eshte askush aty. Te me shohi brinjet e thyhera, te degjoj shpirtin tek perplaset pertoke, zvarritet, zhgrryhet ne pamundesi per te marre fryme....
S'eshte askush aty.....
Edhe une... njeriu qe askurre nuk pati nevoje per dike, qe kurre si a kishte friken vetmis sot arratisem prej saj me gjymtyret e mi te lodhur, te gryerr nga toka e ashper e te zhgrryer ne lot te hidhur....
Perse valle aviten endrrat lehtazi, pa i ndjere ti aspak, si flutura te bardha luhaten para teje, e ti ngadal humbet ne magjine e tyre, ne flatrat e ndritura te endrres edhe e gjen veten pezull ne ajer, e me majen e gishtrinjve prek rete..., i trazon me duar... i shperhap e i mbledh serish.... gelltit copa resh.... e ndjen shpresen qe te mbush mushkrit......
Dhe krejt papritur nje mendim i zi te kujton se je ne qiell... veshtrimi rreshket poshte e perplasesh pertoke me force mizore......
Bota te pret me gojen e saj prej perbindshi, te mbllacit e te vervit ne dhemballet e saj me gjuhen e saj te trash... te bluan ngadal... e shpirti te renkon...blebezon ngadal ky shpirti i vockel.... kaq i vockel......kaq temerresisht i vockel per te te dhembur kaq shume.....
Dhe s'eshte askush aty......vec vetmis se kobshme......erresires indiferente e brinjeve te thyhera prej te cilave shpirti doli e u perplas pertoke.......

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Janar 2006 13:36

Cindi
larguar

Regjistruar: 02/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa

Iliriusa te pergezoj per kete pershkrim te vetmise ne menyre kaq metaforike dhe te botes kaq alegorike. Fraza me e preferuar qe me ngjalli vertet nje perzierje per kete bote eshte sa me poshte:

Dhe krejt papritur nje mendim i zi te kujton se je ne qiell... veshtrimi rreshket poshte e perplasesh pertoke me force mizore......
Bota te pret me gojen e saj prej perbindshi, te mbllacit e te vervit ne dhemballet e saj me gjuhen e saj te trash... te bluan ngadal... e shpirti te renkon...blebezon ngadal ky shpirti i vockel.... kaq i vockel......kaq temerresisht i vockel per te te dhembur kaq shume.....

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Janar 2006 14:57
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Cindi Kërko mesazhe të tjera nga: Cindi Shto Cindi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Cindi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Faleminderit shume edhe ty Football qe gjen kohen edhe durimin ti lexosh shfaqjet e monstrave te vegjel ne shpirtin tim .
Po pres ndonje krijim tendin nga Konkursi! Edhe pak dite kane mbetur prandaj nxito. Mundesisht proze edhe poezi
Gjithe te mirat!
Faleminderit !

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Janar 2006 22:16
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 02/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Faleminderit shume edhe ty Football qe gjen kohen edhe durimin ti lexosh shfaqjet e monstrave te vegjel ne shpirtin tim .
Po pres ndonje krijim tendin nga Konkursi! Edhe pak dite kane mbetur prandaj nxito. Mundesisht proze edhe poezi
Gjithe te mirat!
Faleminderit !

Eeehh, nuk ja them shume une. Ka te forte tek ky konkursi me shume eksperience. Qe te shkruash duhet ose te dashurosh shume ose te vuash shume. Une te dyja keto nuk i kam, fatkeqesisht
Edhe kur isha studente ne gjimnaz, qe te merja dhjeten kopjoja kaq shume nga Martin Iden, se edhe ne ate kohe kisha shume te forte ne klase dhe si mundja dot. C'te besh, e beja nga e keqja se duhej mesatarja. Po prape, nje pjese e shpirtit te artistit ekziston brenda meje dhe per kete ndjehem e lumtur. Prandaj edhe kenaqem kur i lexoj ata "letraret e rinj", por ama, vetem "te rinjte".

Pershendes te gjithe letraret e rinj dhe i admiroj per punen e tyre krijuese dhe me talent, per sinqeritetin dhe ciltersine.
Urrej te gjithe ata, qe nepermjet poezise mundohen te mashtrojne letraret e rinj dhe te porsadale ne jete.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Janar 2006 22:33
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Cindi Kërko mesazhe të tjera nga: Cindi Shto Cindi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Cindi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Citim:
Po citoj ato që tha football

Eeehh, nuk ja them shume une. Ka te forte tek ky konkursi me shume eksperience. Qe te shkruash duhet ose te dashurosh shume ose te vuash shume. Une te dyja keto nuk i kam, fatkeqesisht
Edhe kur isha studente ne gjimnaz, qe te merja dhjeten kopjoja kaq shume nga Martin Iden, se edhe ne ate kohe kisha shume te forte ne klase dhe si mundja dot. C'te besh, e beja nga e keqja se duhej mesatarja. Po prape, nje pjese e shpirtit te artistit ekziston brenda meje dhe per kete ndjehem e lumtur. Prandaj edhe kenaqem kur i lexoj ata "letraret e rinj", por ama, vetem "te rinjte".

Pershendes te gjithe letraret e rinj dhe i admiroj per punen e tyre krijuese dhe me talent, per sinqeritetin dhe ciltersine.
Urrej te gjithe ata, qe nepermjet poezise mundohen te mashtrojne letraret e rinj dhe te porsadale ne jete.

Football po te nisesha edhe une me ate ide qe ke ti, nuk do te shkruaja as nje fjali ne kete forum pasi ketu ka talente shume here me te forte se une. Por shkruaj sepse me pelqen te shkruaj edhe te shpreh c'ka ndjej nepermjet fjales se shkruar. Plus qe konkursi eshte thjesht konkurs, i vetmi cmim eshte titulli 'letrari i muajit', perderisa egziston shpirti artistik brenda teje...atehere lere te lire , shkruaj dicka. Vertet do te me pelqente te shihja nje krijim tendin atje.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Janar 2006 01:47
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
topkardiologia
Anetar i ri

Regjistruar: 07/01/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 2

Pershendetje iliriusa doja te te uroja per shkrimet teper domethenese dhe teper te thella qe shkruan!Urime

__________________
Mbi te gjitha mundohu te jesh njeri!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Janar 2006 04:35
topkardiologia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të topkardiologia Kliko këtu për të kontaktuar me topkardiologia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: topkardiologia Shto topkardiologia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto topkardiologia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Citim:
Po citoj ato që tha topkardiologia
Pershendetje iliriusa doja te te uroja per shkrimet teper domethenese dhe teper te thella qe shkruan!Urime

Ju falenderoj qe i keni lexuar, edhe urimi juaj eshte shume domethenes per mua.
Pershendetje!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Janar 2006 14:00
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:08 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Monstra ne shpirtin tim

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.