briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388
|
Citim: Po citoj ato që tha Pleshtja
Sot me mungon; nuk di ku te vë kete nostalgji qe po me merr frymen!!
Sinqerisht gjendem ne nje lemsh te ngaterruar qe nuk po igjej dot as fillimin e as mbarimin....
Sot me mungon; sot nuk kam nevoje per pasion, thjesht dua pranine tende. Dua te te flas, dua te shoh ne sy...
Sot te dua reale, prania jote shpirterore, sot nuk me thote asgje, sot te dua perballë, dua te shtrengoj doren tende, ta mbaj te shtrenguar e te humbem si e marrë ne pranine tende.
Ah, nuk e di, po qaj duke qeshur apo, po qesh duke qare?...
Sot me mungon frymemarrja, sot ti me mungon. Ne djalle vafte gjykimi, gabim apo jo, sot te dua ketu...
Degjon, ekzistenca shpirterore sot nuk me nevojitet...
Ti me mungon; nuk jam as gjallë e as vdekur. Do kisha dashur qe kurre mos te t'kisha njohur, por tani qe te njoh, si te jetoj pa ty?
Nuk jam as e lumtur e as e merzitur, sa here kam thene qe me mungon??? E di, nuk dua ta perseris, por fatkeqesisht mungesa jote eshte me e forte se un... Djalli ta marre, jam munduar ti jap krahe llogjikes, mendjes ti therras - por sot, krahet jane thyer, mendja ka luajtur mendsh; nuk arsyeton me... i mungon, me degjon, i mungon...
Kesaj dites time, Ti sot i mongon.....
Pleshtja ajo qe me pelqen me teper kur lexoj ty ,ose Adin,ose te tjeret ketu eshte se - Shume lexues shohin ndjenjat e tyre te reflektuara ne fjale qe s'arrijne dot te gjejne.
Ky shkrimi yt eshte nje shembull,per mua.
__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|