Zhylien Sorel
animas

Regjistruar: 26/09/2004
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 5141
|
Flm briseide,ndihem mire qe te pelqeu ...
Po sjell dhe dicka te bukur nga remarku qe me ka pelqyer shume.
(eshte marre tek tema Bigrafia dhe vepret e remarkur te perkthyera ne shqip.Postuar me duket nga jimyy.)
Raviku e vështroi me një ëmbëlsi të vagëlluar.
—Për këtë s`ke nevojë ta vrasësh mendjen kurrë, Xhoanë. Kur të vijë puna gjer atje, do të më braktisësh ti mua. Jo unë ty. Kjo është e sigurt.
Ajo lëshoi gotën mbi tryezë, duke e përplasur fort.
—Ç`janë këto gjepura! Unë s`do të të braktis kurrë. Ku e ke hallin që po më fut nëpër këto katakombe fjalësh?
Ah,këta sy! mendoi Raviku. Thua se po përshëndriten nga shkrepëtimat.. Nga shkrepëtima të buta, të kuqërremta, xixa qirinjsh të panumërt.
—Xhoanë, — tha ai.— Unë s`po dua të të fus nëpër katakombe fjalësh, por dua të të rrëfej njëherë atë historinë e valës dhe të shkëmbit . Eshtë një histori e vjetër. Më e vjetër se ne. Degjoje: Na ishte seç na ishte, na ishte njëherë një valë; ajo dashuronte një shkëmb diku në det, le të themi diku në gjirin e Kaprit. Vala fërkohej pas tij gjithë shkumë e uturimë, e përqafonte dhe e puthte çmendurisht ditë e natë, e pushtonte me llërët e saj bardhoshe.. Psherëtinte e qante. I përgjërohej shkëmbit që të vinte tek ajo; e dashuronte me afsh të papërshkruar e i sillej përqark dhe, ndërkohë, e gërryente ngadalë nga poshtë. Dhe një ditë prej ditësh ai u dorëzua, humbi mbështetjen dhe u lëshua në krahët e saj…
Ai piu një gllënjkë Kalvados.
—E pastaj, çë? — pyeti Xhoana.
—E pastaj, përnjëherësh, ai s`ishte më shkëmb për t`u qafuar, për t`u dashuruar e për t`iu përgjëruar. Mbeti vetëm një copë gur në fund të detit, I kredhur në thellësi të valës. Dhe vala e ndjeu veten të zhgënjyer e të mashtruar e shkoi kërkoi një shkëmb tjetër.
—E pastaj? — Xhoana e vështroi me dyshim. — Ç`kuptim na paska kjo? Shkëmbi le të mbetej më mirë shkëmb.
— Edhe valët gjithmonë kështu thonë. Por ajo që lëviz është më e fortë se ajo që rri ngrirë. Uji është më i fortë se shkëmbi.
Ajo bëri një lëvizje padurimi.
—Ç`lidhje ka kjo e gjitha me ne ? Kjo është vetëm një përrallë që s`thotë asgjë. Ose ty ta ka ënda të më vësh përsëri në lojë, siç e ke zakon. Po të vijë ndonjëherë puna gjer atje, do të më braktisësh ti. Kaq di të them unë, dhe jam e sigurt!
— Kjo, — i tha Raviku duke qeshur, — do të jetë fjala jote e fundit kur të më lësh. Do të vish e do të më thuash se të kam lënë unë. Dhe do të gjesh ca arsye, të cilat edhe do t` i besosh. Dhe e drejta do të jetë në anën tënde përpara gjykatës më të lashtë të botës: Natyrës.
Ps,i pa vdekshmi Remark
__________________
Kisha kaq shume... kaq teper per te thene...ndjenja qe mu plaken, vyshken ne kraharore....ndjenja qe me grryen e ende me kane lene...mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore...(Pjesez-poezie-AG)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|