Anemone
Amygdala

Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644
|
Flakërimë uptown-i NYC
Sqimë e venitur nën zhul të betonuar,
Irlandezë të ikur,
Italianë t’arratisur,
Lënë pas lokalet me foto mafiozosh dhe lasanja që vuajnë nën zgjedhë parmixhiani,
Uptown New York,
Antitrupat bërë pakt me bakteriet,
Fjala “fuck” bërë folje ndihmëse,
Zdërhallje zvarritëse
Krijesash që heqin pambarim xhinset,
Me peniset virtuale vrarë nga gjunjët e pisët
Dhe brekët e varfra nën të ftohtë
Që ngjajnë më të mardhura dhe lavandyre
Në kohë krize.
Fshehur ojnat si turp
Arkitektonik
Billdingjeve,
Lagje irlandeze kjo
Dikur,
Superintendenti shqiptar,
Evropa justifikim
Mungesash që Nju Jorku
Si fëmijë shkolle t’i le në dorë.
Merimangat thurën tela zbuluar nën thëllim,
Kanë kapur sneakers të rinj gjatë natës,
Apo snikersat kapën telat -
Një Zot e di!
Shkallaret e zjarrit
Shumë shëmtojnë nën ngricë,
Ashtu si të pasmet e brekëve
Shëmtojnë nëpër krizë.
E pra,
A është kundër ligjit baggy style?
Grafitia a është art?
Dilema metropolitane mbllaçitur
Në drive-in festfudi
Së bashku me majonezën rrjedhësengjitëse
Të lajmeve nga Tiger Woodsi.
Nëndheu gjallon,
Avull nga llagëmet e mushkrive.
Rrethina ka një krruarje të gjithëhershme.
Krruan
Tatùtë e qelbëzuara
Të grafitive.
Shkelqim Cela
16.12.2009
__________________
Liquid Dreams.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|