Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Endrra
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

 
 
--------Hënën do ta thyej
 
S’di si ta hedh një gur deri në hënë
E mijrash ta thërmoj qelqin e saj.
Ti rri e më vështron diç duke thënë.
Un’ buzët i përdredh, zënë në faj.
 
-Po, po. Do ta thërmoj, të them i qeshur
Dhe copat tutje fushës do t’i mbledh,
Se sonte tek më sheh si sy i veshur,
Kjo hën’ më akullon edhe me ngjethj.
 
Jo, s’ke pse psherëtin nga trillet, kurrë,
Un’ prapë diçka nesër do t’gjej:
Ja hënën e florinjt’,  thyej me gurë,
Ja yjet prej “Arushës” shkoj, rrëmbej.
 
Dhe ty t’i sjell…mbi flokë t’i lëshoj;
Të puth syt e kadiftë, pa të shkoj.
 
 
DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Tetor 2007 07:08
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
KRISTAL.DOC
DD

Regjistruar: 07/09/2007
Vendbanimi: ne thellesite e shpirtit
Mesazhe: 217

Mister_DXP te pergezoj per poezite qe sjell ne kete forum,shpirti yt poetik unik ne llojin e tij me magjeps......vazhdoj te te ndjek me shume kenaqesi......

kristal.doc

__________________
VETEM DY GJERA JANE INFINITE:UNIVERSI DHE BUDALLALLEKU NJEREZOR, POR PER ATE TE PAREN SJAM DHE AQ E SIGURT.
A.EINSTEIN

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Tetor 2007 14:30
KRISTAL.DOC nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të KRISTAL.DOC Kliko këtu për të kontaktuar me KRISTAL.DOC (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: KRISTAL.DOC Shto KRISTAL.DOC në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto KRISTAL.DOC në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Citim:
Po citoj ato që tha KRISTAL.DOC
Mister_DXP te pergezoj per poezite qe sjell ne kete forum,shpirti yt poetik unik ne llojin e tij me magjeps......vazhdoj te te ndjek me shume kenaqesi......

kristal.doc



 

Faleminderit qe me ndjek, eshte kenaqesia ime.

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Tetor 2007 18:33
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
KRISTAL.DOC
DD

Regjistruar: 07/09/2007
Vendbanimi: ne thellesite e shpirtit
Mesazhe: 217

une jam i burgosuri yt,
rroj me prangat qe ti me ke ven,
por cudi, as qelia sme mbyt,
dhe sme mbyt as dritarja e zene.
kur ti prangat mi hodhe ne mish,
un i putha duart e tua,
eshte rast i pashembullt, ta dish,
qe xhelatin ta puth e ta dua.
i perndjekuri yt erotik,
i perndjekur do te mbetem gjithmone,
erotik i mire a i lige,
hidhme duart ne fyt,torturome.
ky burgim sa do te zgjase s'e di,
i perjetshem do te kisha deshire,
vec ti eja me shpesh ne qeli,
se te perndjekurit tend i vjen mire.

anonim

__________________
VETEM DY GJERA JANE INFINITE:UNIVERSI DHE BUDALLALLEKU NJEREZOR, POR PER ATE TE PAREN SJAM DHE AQ E SIGURT.
A.EINSTEIN

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Tetor 2007 04:43
KRISTAL.DOC nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të KRISTAL.DOC Kliko këtu për të kontaktuar me KRISTAL.DOC (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: KRISTAL.DOC Shto KRISTAL.DOC në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto KRISTAL.DOC në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

Doc, ajo poezi e sjelle s'eshte anonim. Eshte poezi e shkrimtarit,
- Dritero Agolli '' I perndjekuri i dashurise''

Mister, mision te veshtire,por te bukur paske marre?
Me trego dhe mua si do e thyesh henen me gure? j/k

Poezi e bukur.

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Tetor 2007 05:05
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Demokrate4ever Kliko këtu për të kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Demokrate4ever't! Kërko mesazhe të tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Demokrate4ever në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Doc, ajo poezi e sjelle s'eshte anonim. Eshte poezi e shkrimtarit,
- Dritero Agolli '' I perndjekuri i dashurise''

Mister, mision te veshtire,por te bukur paske marre?
Me trego dhe mua si do e thyesh henen me gure? j/k

Poezi e bukur.



Faleminderit per nderhyrjen demokrate. Dashke edhe ti te qellosh henen. I jam qepur henes une, cte bej ajo eshte pa zarar. Po e di? Sa  pretendente ka ky sindromi "luna" apo sindromi "fengari" sic  i thote nje miku im i mencur! Sidoqofte edhe mund te genjehem dhe ta tregoj edhe ty.

 

Doc ja gjete pronarin poezise. Eshte nje poezi e bukur miku im

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Tetor 2007 06:01
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
KRISTAL.DOC
DD

Regjistruar: 07/09/2007
Vendbanimi: ne thellesite e shpirtit
Mesazhe: 217

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Doc, ajo poezi e sjelle s'eshte anonim. Eshte poezi e shkrimtarit,
- Dritero Agolli '' I perndjekuri i dashurise''

Mister, mision te veshtire,por te bukur paske marre?
Me trego dhe mua si do e thyesh henen me gure? j/k

Poezi e bukur.




TE FALENDEROJ PER SAKTESINE:-).....VERTET QE NUK E MBAJA MEND AUTORIN SEPSE E GJETA MIDIS BLLOQEVE TE KUJTIMEVE TE VJETRA TE SHKRUARA SHKUJDESUR, PRANDAJ DHE E LASHE ANONIM....POR NJE POEZI KAQ E BUKUR SA KJO ZOR SE MUND TE RRI E TILLE;-).....
TE PERSHENDES, GJITHE TE MIRAT
KRISTAL.DOC

__________________
VETEM DY GJERA JANE INFINITE:UNIVERSI DHE BUDALLALLEKU NJEREZOR, POR PER ATE TE PAREN SJAM DHE AQ E SIGURT.
A.EINSTEIN

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Tetor 2007 22:08
KRISTAL.DOC nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të KRISTAL.DOC Kliko këtu për të kontaktuar me KRISTAL.DOC (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: KRISTAL.DOC Shto KRISTAL.DOC në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto KRISTAL.DOC në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
KRISTAL.DOC
DD

Regjistruar: 07/09/2007
Vendbanimi: ne thellesite e shpirtit
Mesazhe: 217

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP


Faleminderit per nderhyrjen demokrate. Dashke edhe ti te qellosh henen. I jam qepur henes une, cte bej ajo eshte pa zarar. Po e di? Sa  pretendente ka ky sindromi "luna" apo sindromi "fengari" sic  i thote nje miku im i mencur! Sidoqofte edhe mund te genjehem dhe ta tregoj edhe ty.

 

Doc ja gjete pronarin poezise. Eshte nje poezi e bukur miku im

DXP



DXP
nuk eshte faji yne nese dhe ne jemi te dashuruar me henen....eshte misherimi i dashurise me te gjitha ngjyrat....tek ajo gjejme ngushellim kur jemi te trishtuar,tek ajo gjejme paqe kerkojme pergjigje, tek ajo rrefehemi, me ate ndajme cdo ndenje cdo emocion...un sa here qe shoh henen....gje qe e bej dhe shpesh me vjen ndermend poezia e Kasem Krebeshines(kete here nuk e lashe pa pronar )

ne dritare te dy rrime
dhe nga hena po shikojme
sjemi pare dhe te merguar
njeri-tjetrin po kerkojme
jemi fare prane ne jete
dore per dore gati zene
diku rruget na takojne
po kalojne neper hene.

kristal.doc

__________________
VETEM DY GJERA JANE INFINITE:UNIVERSI DHE BUDALLALLEKU NJEREZOR, POR PER ATE TE PAREN SJAM DHE AQ E SIGURT.
A.EINSTEIN

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Tetor 2007 22:31
KRISTAL.DOC nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të KRISTAL.DOC Kliko këtu për të kontaktuar me KRISTAL.DOC (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: KRISTAL.DOC Shto KRISTAL.DOC në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto KRISTAL.DOC në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

 
 
.....Kam nje shpirt rebel
 
 
Kur shpirti rebelohet…
.................kujdes diçka po ndodh,
Diçka po thyhet brenda botës klorofile.
Një lot këputur që syrit iu përvodh,
Kristal i krisur...tingëllon në mijra zile.
 
Dhe djeg…dhe djeg…dhe prapë djeg vetmia…
Ti kërkon dritë, të shohësh nëpër natë.
Unë një flakës të ngroh ndjenjat e mija,
Pak buzeqeshje të njom buzën e thatë.
 
Dhe s’dua qiej, as zota as heroj,
Nje shpirt rebel kam sot….e dot s’e shtroj...
 
 
DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Tetor 2007 05:25
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
 
 
.....Kam nje shpirt rebel
 
 
Kur shpirti rebelohet…
.................kujdes diçka po ndodh,
Diçka po thyhet brenda botës klorofile.
Një lot këputur që syrit iu përvodh,
Kristal i krisur...tingëllon në mijra zile.
 
Dhe djeg…dhe djeg…dhe prapë djeg vetmia…
Ti kërkon dritë, të shohësh nëpër natë.
Unë një flakës të ngroh ndjenjat e mija,
Pak buzeqeshje të njom buzën e thatë.
 
Dhe s’dua qiej, as zota as heroj,
Nje shpirt rebel kam sot….e dot s’e shtroj...
 
 
DXP



 

shume e bukur DXP, mi ke marre nga goja se edhe shpirti im shume here ndjehet shume rebel dhe merr kohe te shtrohet e te veje atje ku qe me pare.......

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Tetor 2007 05:52
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:49 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Endrra

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.