Aljohin
Mjek. Psikiater.

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: Padova
Mesazhe: 576
|
Eh Tulipani pyetje e bukur kjo e jotja sepse tregon nje intuite (aftesi per te marre, perpunuar dhe sintetizuar informacion me ane te paravetedijes )
Pergjigja e te dyja pyetjeve eshte "po"...gruaja ne video eshte hera e pare qe hipnotizohet dhe me rritjen e nr. te seancave hipnotizimi behet gjithnje dhe me i lehte deri sa mund te arrihet te hipnotizohesh me nje te perplasur gishtash
Ajo qe eshte interesante ne lidhje (indirekte) me pyetjen tende eshte se Erickson po perdor nje lloj strategjie shume te rralle per te, ne te vertete Erickson eshte i njohur gjeresisht per metoden e tij indirekte te hipnotizimit, ai fillonte e fliste dhe subjekti si pakuptuar kalonte ne trance. Ketu ai po vepron komplet ne te kunderten, eshte shume direkt, i shpjegon shume here gjerat dhe duket si ne rolin e nje mesuesi qe i meson nje femije se si te shkruaje apo si te eci ne biciklete (te dyja rastet te karakterizuara nga nje pune mesimore e madhe ne "paravetedije" apo per t'u kutpuar me mire, ne "dicka qe nuk eshte teresisht e vetedijshme").
Me kete gje Erickson tregon qarte qe Hipnoza eshte nje aktivitet qe duhet ta kryeje subjekti qe kerkon te hipnotizohet dhe hipnotizuesi nuk ka asgje ne dore dhe si te gjitha aktivitetet njerezore eshte e mesueshme, subjekti mund te mesoje te shkoje ne gjendje trance-i dhe mund te mesoje shume mire . Per me teper edhe niveli (thellesia) e gjendjes se trance-it mund te rritet me rritjen e nr. te seancave.
Per kete arsye zgjodha kete video, sepsen eshte shume akademike...tregon shume ngadale dhe ne menyre te qarte dhe te vetedijshme hapat qe hipnotizuesi ndermerr per te arritur tek subjekti gjendjen e trance-it dhe ne nje menyre shume te lehte dhe te thjeshte qe mund te perdoret nga cdo kush.
tani kam pak pune...per me teper heres tjeter 
Fajtor flm edhe njehere per ndihmen, une them te mbarojme njehere gjeresisht komentimin e kesaj video pastaj te merremi me te tjera 
__________________
"I believe there are more instances of the abridgement of the freedom of the people by gradual and silent encroachments of those in power than by violent and sudden usurpations." James Madison
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|