Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > Biografia dhe Veprat te perkthyera ne Shqip te Erih Maria Remark Vlerësimi i Temës: 6 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Kur lexova Shkendija e Jetes

me iku oreksi. Imagjinoja kampet,vuajtjet,ankthet e tyre ,uhh God! Dhe ngaqe imagjinata ime eshte e zhvilluar ,kishte raste qe rrija pa gjume.

Romanin ia ka kushtuar motres se tij qe vdiq ne kamp. Ai s'ka qene asnjehere atje. Romani eshte kritikuar se mund te kete pershkrime te pabazuara perderisa ai s'ka qene present. E megjithate notat jane kaq reale...

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Prill 2004 07:09
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Une nuk ri pagjume nga ato qe lexoj.Rri pa gjume qe te vazhdoj te lexoj vazhdimin.Nuk shkeputem dot.Pervec kesaj cdo liber te Remarkut e lexoj 2-3 here qe t`a shijoj tamam.Sa per ate qe e akuzojne se ai nuk ka qene vete prezent ne kampet e perqendrimit eshte e vertete po kjo ja rrit akoma me shume vlerat.Se megjithese nuk ka qene prezent akoma mbahet si autori qe i pershkruan më me vertetesi dhe me bukur artistikisht se shume nga ata qe kane jetuar vete ne ato kampe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Prill 2004 22:31
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84

E kisha kuptuar ne fakt qe Remarku i bazon romanet e tij ne ngjarje reale.Prandaj jane te magjishme.Ai nuk komenton pothuajse fare.Nuk ekzagjeron.Tregon vetem ngjarjet dhe mendimet qe i vijne gjate ketyre ngjarjeve.Ketu qendron madheshtia e tij.Asnjehere nuk del jashte realitetit.





Ke shume te drejte Jimmy, ai ne cdo liber ka pjese nga jeta e tij, ka pjese nga pasionet e tij. "Qielli nuk ka preferenca" i ka kushtuar pasionin ndaj garave me makina, "Nje nate ne Lisbon" eshte kaq reale sepse i perket kaq shume jetes se tij, "Asgje te re nga fronti i perendimit" eshte po reale sepse e ka jetuar vete dhe e ka bazuar ne eksperience te tijen vetjake. Nje shembull nga "Nje nate ne Lisbon" ku flet edhe per pasionin e tij ndaj piktures, nje fragment nga dy faqet e fundit te librit:

S’po mendoja gati fare se mbaja pashaporten e nje burri qe ndoshta kerkohej per vrasje. U nisem te nesermen ne mbremje dhe mberritem pa veshtiresi ne Amerike. Por pashaportat e te dy dashnoreve nuk na sollen fat: pas gjashte muajsh, Ruti u nda prej meje. Per ta legalizuar kete gje, na u desh me pare qe te martoheshim edhe nje here tjeter. Me vone, Ruti u martua me ate djaloshin e pasur amerikan qe i kishte dhene garancine Shvarcit. E gjithe kjo atij iu duk si dicka shume komike dhe erdhi edhe si deshmitar ne martesen tone te dyte. Pastaj, pas nje jave, ne u ndame ne Meksike.
Kohen e luftes e kalova ne Amerike. Si per cudi, nisa te interesohesha per pikturen, se ciles me pare pothuajse nuk i kisha kushtuar fare vemendje. Dukej sikur kete interesim e pata trasheguar nga ster-Shvarci i vdekur. Mendoja shpesh edhe per tjetrin, i cili ndoshta rronte ende, edhe qe te dy perziheshin para syte te mi ne nje re tymi misterioze, qe nganjehere besoja se e ndieja rreth meje dhe me dukej sikur ndikonte tek une, megjithese e dija qe kjo gje ishte nje marrrezi. Me ne fund gjeta pune ne nje dyqan veprash arti, dhe ne dhomen time vareshin nder mure disa kopje nga vizatimet e Dëgasë, pas te cilave isha shume i apasionuar.
Mendoja akoma shpeshhere per Helenen, qe e kisha pare vetem te vdekur, dhe per njefare kohe, kur jetoja vetem, e shihja madje dhe ne enderr. Letrat qe me pati dhene Shvarci, qysh naten e pare, kur anija po lundronte mbi oqean, i hodha ne uje, pa i lexuar. Ne njerin zarf pata ndier nje gje te vogel te forte, te ngjashme me nje gur te vockel. Ashtu ne erresire, e nxora nga zarfi dhe me vone, kur e pashe, vura re se ishte nje cope qelibar i rrafshte, brenda te cilit kishte mbetur e zene dhe e ngurosur qysh para mijera vjetesh nje mize shume e bukur. E pata ruajtur dhe e pata marre me vone me vete – ate mizen e vogel ne agonine e saj brenda kafazit prej lotesh te arte, ku pati mbetur ashtu sic kishte qene, ne nje kohe qe shoqet e saj ishin ngrene, ishin ngrire ose ishin zhdukur.
Pas luftes u ktheva ne Evrope. Pata disa veshtiresi per te vertetuar identitetin tim, sepse ne te njejten kohe ne Gjermani kishte qindra pushtetare qe kerkonin ta humbisnin identitetin e tyre. Pashaportat e te dy Shvarceve ia dhurova nje rusi qe ishte arratisur duke kaluar kufirin – e kishte nisur dhe po merrte forme nje vale e re emigracioni. Nje Zot e di se ku do te kete zene vend nderkohe ai rusi! Per Shvarcin nuk mora vesh kurre ndonje gje. Madje njehere shkova ne Osnabryk dhe pyeta per te, megjithese e kisha harruar emrin e tij te vertete. Por qyteti ishte shkretuar, askush nuk dinte gje per te dhe askush nuk interesohej per gjera te tilla. Gjate rruges duke u kthyer per ne stacionin e trenit, m’u duk sikur e pashe. Vrapova pas tij, por kishte qene nje nepunes poste, i cili me tha se quhej Jansen, se ishte i martuar dhe se kishte tre femije.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Prill 2004 09:10
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re remark.doc
Ky file është shkarkuar 17 herë.

Ja edhe nje monolog kryeveper.Ja vlen t`a lexon


Vazhdonte të rrinte nën shiun që vërshonte mbi të porsi një breshëri qiellore mitralozësh.Rrinte atje dhe ishte shi e shtrëngatë e ujë e tokë njëherësh ;rrufetë e horizonteve kryqëzoheshin brenda tij;ai ishte edhe krijesë edhe element i natyrës;asgjë s`kishte më emër-dhe kështu te gjitha i dukeshin si të vetmuara e si të braktisura; të gjitha ishin njëlloj-si dashuria, edhe uji që derdhej tatëpjetë,edhe ato ndriçimet e zbehta mbi çatitë,edhe toka që dukej sikur po gufohej; s`ekzistonin më kufij, edhe ai vetë ishte pjesë përbërëse e të gjitha këtyre, e lumturia e fatkeqësia mbeteshin vetëm gëzhoja boshe, të flakura tutje nga ndjenja e gjithpushtetshme se po jetonte dhe që po e ndjente se po jetonte.”O ti atje lart!”foli ai,duke iu drejtuar dritares së ndriçuar,dhe qeshi,dhe nuk e kuptoi që po qeshte.”Ti dritëz e vogël, ti vegim i një zane, ti fytyrë që ushtron një pushtet të çuditshëm mbi mua, ketu mbi këtë planet, ku ka me qindra mijëra fytyra të tjera, më të mira, më të bukura, më të mençura, më të çiltra, më besnike, më të afrueshme-o ti rastësi që m`u ngatërrove një natë nëpër këmbë atje në rrugë e që hyre në jetën time, ti ndjenjë e përplasur brigjeve, pa mendim, por robëruese, dhe që rrëshqite nën lëkuren time një natë gjumi, ti, që s`di për mua pothuajse asgjë tjetër përveç asaj që të rezistova, dhe që prandaj m`u hodhe në krahë, derisa nuk të rezistova më, ti, që deshe të vazhdoje pastaj rrugen tënde e të mërgoheshe prej meje-te pershendes,te pershendes,! Ja tek po qëndroj këtu dhe s`ma merr mendja se do qëndroj edhe ndonjëherë tjetër kështu. Shiu më depërton nën këmishë dhe është më i ngrohtë dhe më i ftohtë e më i butë se duart e tua dhe lëkura jote; po qëndroj këtu, i mjerë dhe me kthetrat e xhelozisë në bark, duke të të kërkuar, përbuzur, admiruar e adhuruar, sepse ke hedhur rrufenë që ndezi, rrufenë që dremit në cdo gji, shkëndijën e jetës, zjarrin e zi. Po qëndroj këtu , jo më si një i vdekur me leje, me pak cinizëm, sarkazëm, e me nje çikez guxim, jo më i ftohtë; jam përsëri i gjallë, qoftë edhe duke vuajtur -por sërish i prekshem nga stuhitë e jetës, i rilindur e i rikthyer në pushtetin e saj të thjeshtë! Qofsh bekuar, ti madonë me atë zemrën tënde shtegtare, ti Nikë me atë aksentin tënd latin! Endërr dhe mashtrim, pasqyrë e thyer e një perëndie te ngrysur, o ti që s`di asgjë-të falenderoj! Kurrë s`kam për të ta thënë se ti do të nxirrje pastaj përfitimet e tua nga kjo-por ti ma ke rikthyer atë që s`do të ma jepte dot kurrë as Platoni dhe as krizantemat, as e gjithë poezia dhe as e gjithë mëshira, as dëshperimi dhe as më e forta dhe më e durueshmja shpresë: jetën e thjeshtë, të fuqishme, të mirëfilltë, që më dukej si një krim në këto kohëra midis njërës katastrofë dhe tjetrës! Të përshëndes! Të falenderoj! Duhej të të humbisja, që ta merrja vesh këtë! Mbetsh me shendet!”
Shiu ishte bërë si nje napë e sermtë, vezulluese.Lulet, bari, i gjithë gjelbërimi, filluan të lëshonin kundërmim. Toka dihaste me një aromë të forte, të këndshme, mirënjohëse. Dikush u sul me vrap në rrugë nga godina përkarshi dhe ngriti mbulesën e Rëudstërit te verdhë. S`kishte pikë rëndësie. Asgjë s`kishte pikë rëndësie.. Nata ishte këtu; ajo po derdhte shiun nga yjet, dhe shiu vërshonte përmbi qytetin e ngurtë me parqet dhe kopshtet e tij, duke pllenuar me miliona lule që drejtonin kurorat e larme nga ai dhe e prisnin; dhe ai hidhej në miliona krahë të hapur pemësh të bulëzuara dhe kapërthehej në gjirin e tokës, duke u bashkuar i etshëm me miliona rrënjë që gjithashtu e prisnin etheetur. Shiu, nata, natyra, lulëzimi. rritja -ja tek ishin këtu, pa u merakosur për shkatërrimin, vdekjen, për kriminelet, shenjtorët e rremë, për fitoren apo disfatën; ja tek ishin këtu, ashtu si për mot -dhe këtë natë ai ishte një pjesëz e tyre…një lëvozhgë veze e hapur, jetë, jetë, jetë që lëvrinte, që gëlonte …jetë për t`u përshëndetur e për t`u bekuar!
Ai eci me nxit përmes lulishteve dhe rrugëve. Nuk e ktheu kokën pas; ecte dhe ecte, dhe kurorat e pemëve të Pyllit te Bulonjës i gumëzhinin në vesh se një koshere e stërmadhe bletësh; mbi to vërshonte shiu, ato luhateshin e tundeshin e i përgjigjeshin-dhe Ravikut iu duk sikur ishte përsëri djalosh i ri e po shkonte për të parën herë me një femër… i.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Maj 2004 19:56
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

Thumbs up

Jimmy,

te falenderoj nga zemra qe e solle.Kam lexuar disa nga veprat e tij ne Anglisht,por ne Shqip tingellojne kaq bukur.Na dergo dhe ndonje pjese tjeter kur te kesh kohe sigurisht.Pershendetje.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Maj 2004 10:43
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eliz Kliko këtu për të kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të eliz't! Kërko mesazhe të tjera nga: eliz Shto eliz në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eliz në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Eliz

I kisha gati keto pjese dhe do i hidhja. Me behet qejfi qe te kane pelqyer. Jane shqiperime te mrekullueshme nga Robert Zhvarc

Ja tek po më rri atje, mendonte Raviku. Si një krijesë e pafajshme që ankohet me zë të ulët dhe e përvuajtur, ngaqë jeta dhe unë i paskemi dhënë goditje të rënda. Tani ajo është qetësuar, sulmi i parë u zbraps; do të shtiret sikur do të më falë dhe, po të mos ia mbath sa më parë, do të fillojë të më rrëfejë me të gjitha hollësitë historinë e muajve të fundit… kjo orkide prej çeliku, tek e cila erdha për t`i dhënë fund njëherë e mirë kësaj meseleje dhe që tani më solli gjer në atë pikë, sa të detyrohem t`i jap edhe të drejtë….
—Mirë,Xhoanë, —i tha.—Tani ia arrite qëllimit.Ke për të ecur përpara.
Ajo lëvizi nga vendi.
—A thua?
—Me siguri.
—Vërtet, Ravik?
Ai u ngrit.Edhe tri minuta të tjera dhe ajo do t`a ngatërronte me siguri në ndonjë bisedë profesionale mbi filmat.Me gratë nuk duhej diskutuar, mendoi ai. Del gjithmonë i humbur.Në duart e tyre llogjika kthehet në dyllë dhe përpunohet sipas qejfit.Duhej vetëm veprim—dhe pikë.

…………………………………………
……………………

Ai u mendua një hop në t`ia thoshte copë që s`do vinte më kurrë. Por për sot duhej lënë me kaq. Ishte mjaft.Mjaft për të, edhe për vete. Sidoqoftë, ajo ia kishte dalë mbanë ta shmangte fjalën e fundit. Por fundi do vinte vetvetiu.
—Rri edhe pak, Ravik, — tha ajo.
—Nuk mundem.
Ajo u ngrit në këmbë dhe u mbështet fort pas tij. Edhe kjo i mungonte! mendoi ai. Loja e lashte. E lirë dhe e sprovuar. Ajo s`po lë asgjë mangut. Po kush kërkon nga nje mace të pijë uthull?…
Ai u shkëput prej saj.
—Më duhet të shkoj. Në klinikë është shtruar një burrë që po vdes.
—Mjekët gjejnë gjithmonë arsye të forta, —tha ajo me ngadalë dhe e vështroi drejt e në sy.
—Njëlloj si gratë, Xhoanë. Ne administrojmë vdekjen, kurse ju dashurinë! Të dyja kanë gjithë arsyet dhe gjithë të drejtat e botës.
Ajo nuk i dha përgjigje.
……………..

Ai u drejtua me nxit nga dera dhe nuk e ktheu më kokën. Ajo nuk e ndoqi pas. Por ai e dinte që po e ndiqte me sy. E ndiente veten çuditërisht të shurdhër—sikur po ecte në ujë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Maj 2004 14:09
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Perseri nga HARKU I TRIUMFIT. Po sjell vetem disa pjese te bukura. (se po t'i hedh te gjitha duhet te hedh te pakten 75% te librit ne kuptimin e plote te fjales.)
.............

Raviku e vështroi me një ëmbëlsi të vagëlluar.
—Për këtë s`ke nevojë ta vrasësh mendjen kurrë, Xhoanë. Kur të vijë puna gjer atje, do të më braktisësh ti mua. Jo unë ty. Kjo është e sigurt.
Ajo lëshoi gotën mbi tryezë, duke e përplasur fort.
—Ç`janë këto gjepura! Unë s`do të të braktis kurrë. Ku e ke hallin që po më fut nëpër këto katakombe fjalësh?
Ah,këta sy! mendoi Raviku. Thua se po përshëndriten nga shkrepëtimat.. Nga shkrepëtima të buta, të kuqërremta, xixa qirinjsh të panumërt.
—Xhoanë, — tha ai.— Unë s`po dua të të fus nëpër katakombe fjalësh, por dua të të rrëfej njëherë atë historinë e valës dhe të shkëmbit . Eshtë një histori e vjetër. Më e vjetër se ne. Degjoje: Na ishte seç na ishte, na ishte njëherë një valë; ajo dashuronte një shkëmb diku në det, le të themi diku në gjirin e Kaprit. Vala fërkohej pas tij gjithë shkumë e uturimë, e përqafonte dhe e puthte çmendurisht ditë e natë, e pushtonte me llërët e saj bardhoshe.. Psherëtinte e qante. I përgjërohej shkëmbit që të vinte tek ajo; e dashuronte me afsh të papërshkruar e i sillej përqark dhe, ndërkohë, e gërryente ngadalë nga poshtë. Dhe një ditë prej ditësh ai u dorëzua, humbi mbështetjen dhe u lëshua në krahët e saj…
Ai piu një gllënjkë Kalvados.
—E pastaj, çë? — pyeti Xhoana.
—E pastaj, përnjëherësh, ai s`ishte më shkëmb për t`u qafuar, për t`u dashuruar e për t`iu përgjëruar. Mbeti vetëm një copë gur në fund të detit, I kredhur në thellësi të valës. Dhe vala e ndjeu veten të zhgënjyer e të mashtruar e shkoi kërkoi një shkëmb tjetër.
—E pastaj? — Xhoana e vështroi me dyshim. — Ç`kuptim na paska kjo? Shkëmbi le të mbetej më mirë shkëmb.
— Edhe valët gjithmonë kështu thonë. Por ajo që lëviz është më e fortë se ajo që rri ngrirë. Uji është më i fortë se shkëmbi.
Ajo bëri një lëvizje padurimi.
—Ç`lidhje ka kjo e gjitha me ne ? Kjo është vetëm një përrallë që s`thotë asgjë. Ose ty ta ka ënda të më vësh përsëri në lojë, siç e ke zakon. Po të vijë ndonjëherë puna gjer atje, do të më braktisësh ti. Kaq di të them unë, dhe jam e sigurt!
— Kjo, — i tha Raviku duke qeshur, — do të jetë fjala jote e fundit kur të më lësh. Do të vish e do të më thuash se të kam lënë unë. Dhe do të gjesh ca arsye, të cilat edhe do t` i besosh. Dhe e drejta do të jetë në anën tënde përpara gjykatës më të lashtë të botës: Natyrës.


Eliz, kam marre zotim te te bej edhe ty anetare te REMARQUE'S CLUB (Se jemi bere nje alamet dore )

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Maj 2004 00:54
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Analiste

Ja edhe pika jote e dobet

Ndjeu se si po shkrihej dalngadalë plumbi që ia rëndonte gjymtyrët. Mori frymë thellë. Era frynte nëpër rrugët me gulshe të shpejta. Ai ngriti sytë dhe vështroi përsëri dritaren e ndriçuar. Atje jetonte një njeri, për të cilin ai vlente diçka, një njeri, për të cilin ishte i rëndesishëm, një qenie, fytyra e së cilës ndërronte sa herë që e shihte — dhe ai kishte dashur ta therorizonte atë krijesë për hir të një iluzioni të turbullt, për hir të një krenarie dhe padurimi që i ngjallte shpresa e zbehtë e hakmarrjes…
Po çfarë kërkonte? Pse mbrohej akoma? Pse ruhej? Jeta po i falej, kurse ai nxirrte bishta. Jo pse ishte tepër pak ajo që po i falej
— por pse ishte vërtet shumë. Vallë, për ta kuptuar këtë, a ishte e nevojshme që më parë të vërshonte mbi të shtrëngata e përgjaktë dhe mizore e së kaluarës?… Ai ngriti supet. Zemra, tha me vete. Zemra! Si po gufonte! Si po trazohej! Dritarja, tha me vete. Dritarja e vetmuar që ndriçonte nëpër natë, rrezatim i një jete tjetër, që i qe hedhur me rrëmbim në krahë, e hapur, e gatshme, gjersa edhe ai vetë i qe hapur asaj. Flaka e ëmbëlsise, zjarri si shpërthim rrufeje i dashurisë, vetëtimat e ndritshme të shpejta të gjakut — të gjitha këto njeriu i njihte, i njihte aq shumë, saqë pandehte se kurrë më s`do muind t`ia permbytte trurin kjo turbullirë e artë… Por ja që pastaj, ashtu papritur, vinte një natë si kjo dhe po ky njeri ngulej para një hoteli të dorës së tretë, dhe këto ndjenja aq të njohura ngriheshin si tym nga asfalti… dhe të dukej sikur vinin nga ana tjetër e botës, nga ishujt e kaltër të kokosëve… të dukej sikur nxehtësia e një pranvere tropiku filtrohej nëpërmes oqeanesh, koralesh, lavash dhe mugëtirash dhe sikur ngrihej pastaj me rrëmbim mbi Paris, në rrugën e shëmtuar Dë Ponsële, përzier me aromë mimozash dhe lule akshami, në një natë të tillë plot hakmarrje dhe kujtime të së kaluarës… Kështu ngriheshin, të papërmbajtëshme, të pakundërshtueshme këto ndjenja të çliruara e misterioze…

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Maj 2004 00:21
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

o ti rrofsh. ky shvarci vertet eshte i paarritshem. tjeter shije ka libri.

Jimmy jam thjesht pa fjale

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Maj 2004 00:34
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

pak remark

Ti je pranvera ime, bota ime, qënia ime
gjithshka e imja, më tepër nuk kam..
je ylli i shndritshëm që më shkëlqen
jetën qe shkon drejt fundit

Je qielli im që rrotullohet,
parajsa ime, gjithshka që dua
vetëm kur ti të më mbyllësh sytë një herë
do mund të fle i qetë...

Mare nga Mbreteria e Endrave

PS: pershendes klubin remarkian

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Maj 2004 20:25
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:54 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > Biografia dhe Veprat te perkthyera ne Shqip te Erih Maria Remark

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.