Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > poezi te poeteve te huaj Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

TRE EPIGRAME

1.
Një ditë, thellë një përroi, siç thonë,
një gjarpër na kafshoi, Zhan Ferronë.
Dhe a e dini seç ndodhi?
Qe gjarpëri ai që ngordhi!

2.
Profeti Jeremi (nga unë t`a dini).
Sa rrojti, i shkreti, derdhi lotë vajtimi.
Posi profet, e parandjeu nga larg,
dikur, do ta përkthente një Le Frank!

3.
Më mbo nga miqtë, o zot i vërtetë,
se nga armiqtë mbrohem vetë!

Volter

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Maj 2004 16:45
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Robert Burns

Nje trendafile e kuqe, e trembur.

Ah, dashuria ime eshte si nje trendafile e kuqe, e trembur,
qe e re ka celur ne Qershor,
Ah, dashuria ime eshte si melodia
qe kur luhet, me embelsi ritmon.

Sa e hijeshme je, moj bukuroshja ime,
aq thelle kam rene ne dashuri me ty,
e do te t’dua perhere, e dashur,
derisa detet te jene thare per uje.

Derisa detet te jane thare per uje, e dashur,
dhe shkembinjte me diellin te jene shkrire
Une do te dua serisht e dashur,
Derisa rerat e jetes te rrijne shtrire.

Dhe lamtumire, dashuria ime e vetme,
Lamtumire tani, vetem per pak,
Dhe do te vij perseri, e dashur,
Dhe sikur te jem dhjet' mije milje larg.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Korrik 2004 20:29
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
darke
Syri i Natës

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: night
Mesazhe: 2545

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Kenge e deshperuar e Neruda eshte fantastike


the whole work of Neruda is fantastic!

have you read "Black Island Memorial" (Memorial de Isla Negra) or "World's End" (Fin de Mundo) or"Skystones" (Las Piedras del cielo)... It's amazing his verbal potency....

__________________
No, no dejéis cerradas las puertas de la noche, del viento, del relámpago, la de lo nunca visto.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Gusht 2004 09:10
darke nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të darke Kliko këtu për të kontaktuar me darke (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: darke Shto darke në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto darke në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qelibar
Anetar i ri

Regjistruar: 27/10/2004
Vendbanimi: ....
Mesazhe: 15

PER....

Nuk te perulem, ka mbaruar
Asnje premtim i yti s`hyn dot
ne shpirtin tim per ta sunduar
Jemi te huaj, sot edhe mot.
Ti ke harruar qe lirine
S`ia fal mashtrimit kurresesi
Por dhe keshtu, vite qe s`vijne
Per syte e tu u bera fli.
Edhe keshtu tek ti pandehja
te gjeja shpirt e shok e short
Dhe tere boten e urreja
Qe te te desha ty me fort.
Gjithato çaste te qendrimit
Tek kembet tende, e beson?
Ia kam rrembyer frymezimit
Me se po mi zevendeson?
Nga ndonje çast mendimbegate
Dhe forc`e shpirtit s`ish çudi
T`i jepje botes nje dhurate
Dhe te me jepte pavdekesi.
Pse doje pra te me nderroje
ate kurore lavdiplot?
Pse s`qe athere kur premtoje
E tille sic je bere sot?
Krenar jam, falme eshte e kote
Kerko nje tjeter dashuri
per asnje gje ne kete bote
Nuk mund te rri ne skllaveri.
Nen qiell te jugut, ne vend tjeter
Do te largohem, ndoshta shpejt.
Po jemi njohur pak si teper
Per t`u harruar ashtu krejt.
Qe sot do te ze te argetohem
Dhe te betohem pasketaj,
Vetem do qesh e do gezohem
Dhe per asgje nuk do te qaj.
Do rrej si djalli sa te dua
Si desha, me s`do dashuroj
A mund te dua me nje grua
Kur sot nje engjell me tradhetoi?
Te vdisja desha dhe te vuaj,
me boten desha te luftoj
Qe fort te voglen doren tuaj
I çmendur, te mundja ta shtrengoj.
Pa te kuptuar dot mashtrimin
Ta fala shpirtin mbushur plot
Ia njohe ketij shpirti çmimin?
Ia njohe, une s`te njoha dot!

Lermontov

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Dhjetor 2004 03:42
qelibar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qelibar Kliko këtu për të kontaktuar me qelibar (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qelibar Shto qelibar në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qelibar në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Rudyard Kipling 1907

Ne mundesh (ne versionin origjinal 'if')

Ne mundesh te ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes ti besosh,
sa here te ty dyshojne e s'te perfillin,
por edhe dyshimet drejte t'i gjykosh.....
ne mundesh te rrish ne pritje nga pritja paulodhur,
a kur t'urrejne urrejtje mos t'ushqesh,
madje ndaj shpifjeve te rrish pa folur,
me thjeshtesi me to pa rene ndesh......
ne mundesh t'mendosh por jo gjer ne shkaterrim,
t'enderrosh por jo si rob enderrimesh.
dhe ti t'i trajtosh nje lloj e pa dallim,
ngadhnjimin e shpartallimin,burim mashtrimesh....
ne durofsh dot qe thenjet e tua te drejta
ne kurthe trutharet kopuket te t'i kthejne,
t'i shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta
e prap t'i ndertosh me vegla qe nuk vlejne
ne mundesh fitoret qe ke korrur t'i flijosh,
si ne kumar me nje te vetme loje,
te rrezikosh e prap t'ja fillosh dhe
humbjen kurre te mos e zesh me goje.....

P.s. E gjeta ne nje site shqipetar te perkthyer,e kisha lexuar vetem ne anglisht

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Maj 2005 03:20
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Të fitosh kënaqësine e Njerzve është e pamundur !!

Qesha, më thanë i pafytyrë
Qava, më thanë, nuk qeshe njëherë
Buzëqesha, më thanë, e ka për syfaqe
U vrejta, më thanë, tregon se c'ka në zemër
Heshta, më thanë, nuk di
Fola, më thanë, "Ja ky"
Durova, më thanë, frikacak nuk ia mban
te kishte fuqi, do të bënte hatanë
U binda ne vete sado të përpiqem,
kënaqesia e njerzve veshtirë të arrihet.


Poezi e përkthyer....

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Gusht 2005 21:08
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Maria Lenti

profecia shperqendroi muajin, blune kobalt
nga ku lundroi kraharori adoleshent
(fjale poeti - s'vihen ne dyshim)

net gushti te heshtura nga pritja
agshole te shkrira munguar bardhesie

te plagosur pastaj (ikur pa thene gje)
ne punen e zakonshme dhe ne ikjen e paqete
limen, te species sime, te se ardhmes

te shpresosh
te mbjellesh
te gjarperosh

gjarperon e shkon drejt bluja kobalt e
B52 -it.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Nëntor 2005 16:30
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Kate Xukaro

Endrra

Sqepa qe te mbyllin syte
ndaj botes
e te lene te pangare
nga te ligat e saj
derisa, me ne fund,
nuk t'i fshin me ajri.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Nëntor 2005 16:32
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Kate Xukaro

Mbremje

E ngadalte me shoqeron
vetem zhurma e hapave te mi
e pipetima e qete
dhe e njome e pyllit
qe leviz nga era.
Larg,
nga deti i gjelberimit,
nje bilbil i dhuron botes
simfonine e tij.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Nëntor 2005 16:34
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Cassian Maria Spiridon

Kam ndjenjen se...

Kam ndjenjen se me puth
nuk mund te them se te dua
duart e mia gjethezojne permes mishit tend
porsi ne nje liber qe s'do
patjeter ta lexosh.

Mendimi hulumton permes shpirtit tend
me indiference
je gjithnje e me munguese
me puth
goja jote duke shkeputur mishin
numeroj yjet, dhe kullosen.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Nëntor 2005 16:37
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:30 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > poezi te poeteve te huaj

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.