BP
Anetar i ri

Regjistruar: 15/11/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 6
|
Pergjigje pyetjeve te drejta
Se pari kerkoj te falur qe nuk kam shkruar per nje kohe te gjate, do tju lutesha ta merrnit si mungese kohe.
Mjaft eshte shume ambicioz dhe ka projekte konkrete per te ardhmen. Do tju shpjegoj hap mbas hapi se cfare do te jete Mjaft ne fund te ketij viti dhe ne vazhdim.
Kemi filluar tashme nje fushate ne Universitet shqiptare brenda kufijve te Shqiperise per te identifikuar trajnuar dhe pergatitur perfaqsuesit e Levizjes brenda ketyre Universiteteve te cilet nuk do jene tjeter vecse qytetare te shqetesuar dhe te pergatitur e te miretrajnuar per te reaguar dhe per te kerkuar ndryshim pozitiv.
Deri ne mes te marsit do te zhvillojme takime ne te gjitha universitetet me studente dhe pedagoge dhe ne mes te marsit per tre fundjava rrjesht (enjte premte shtune diel) do te bejme trajnimin e 45 studenteve te cilet do te perzgjidhen nga nje aplikim qe egziston edhe ne forum.
Do te jene keta studente te cilet do te krijojne klubet studentore dhe do te trajnojne te gjithe studentet e tjere te interesuar si edhe qytetaret mbi format e organizimit, lidershipin, vullnetarizmin rekrutimin e vullnetareve dhe manaxhimin e tyre, format e presionit, dinamikat e pushtetit dhe format e ndryshimit te tyre, advokimin dhe lobbimin si procese te domosdoshme.
Paralelisht nje grup nga Mjaft tashme i ngritur do te filloje te levizi ne te gjitha qytetet e Shqiperise duke u nisur nga te mesmet e te medhajat e deri ne te voglat per te ngritur dhe trajnuar klubet qytetare.
Klubet qytetare do te jene struktura qytetare te cilat do te bejne punen qe Mjaft ka bere deri tashti per probleme kombetare. Ata do te ushtrojne presion mbi qeverisjen lokale, do ti kujtojne deputetit te zones premtimet dhe do sensibilizojne bashkeqytetaret se vetem pjesmarrja qytetare eshte celes per civilizim dhe integrim.
Ne tirane do te ngrihet nje Qender per aktivizimin qytetar. Qendra do te jete multifunksionale. Ajo do te koordinoje punet midis klubeve qytetare, do ti ofroje mundesi edukimi cdo qytetari te cdo moshe rreth sa me siper si edhe do te krijoje disa grupe si nje grup artistiko-kulturor, grup i reagimit qytetar, grup i trajnereve si edhe nje zyre per koordinimin e shqiptareve jashte kufijve.
Bashke me keto po punojme per te ngritur nje Radio radikale ku mendimi te shprehet hapur dhe tabute te quhen relike te nje kohe te larget.
bashke me keto jane edhe disa plane te tjera te cilat akoma nuk kane perfunduar prandaj per te mos qene i paqarte nuk po i permend.
Persa i perket Nanos dhe kerkeses per falje Mjaft veproi ashtu sic nje qytetar do te vepronte. ne nuk e kemi protesten qellim ne vetvete dhe as rrezimin e nje kryeministri, jo, kjo eshte puna e opozites e cila synon pushtetin. Ajo qe Mjaft kerkon eshte nje pjesmarrje me aktive e qytetareve ne qeverisje, nje qeverisje me te pergjegjshme dhe politikane e administrate te pakorruptuar dhe nje imazh i mire dhe i paster i Shqiperise ne ambjentet nderkombetare gje me te cilen kush me mire se ju qe jetoni jashte mund te na ndihmoje.
Ne i kerkuam nanos te kerkonte falje dhe te jepte dorheqjen si qytetare, fakti qe ai nuk reagoi ne menyren e duhur dhe ashtu sic qytetri i kerkoi i shkaktoi koston politike qe sot po e paguan. Nqs Mjaft do te rrinte te sheshi dite per dite apo sic opozita do te bente atehere te gjitha projektet e tjera ne te mire te qytetareve do te shuheshin dhe qellimi jone do te kthehej rrezimi i nje kryeministri. ne ishim efektive sepse i treguam gjithe shoqerise se sa i pandjeshem nje kryeminister eshte ndaj kerkesave qytetare dhe kjo e detyroi ate qe te shkonte dhe te takonte menjehere te plagosurit dhe familjet e viktimave te minieres se Selenices...
Une (dhe ky eshte mendimi im dhe jo i Mjaft) mendoj se nuk do te jete aspak efektive rrezimi i nje te papergjegjshmi dhe zevendesimi i tij me nje te papergjegjshem tjeter per sa kohe qe nuk ke nje qytetari te gatshme te reagoje ndaj papergjegjshmerise prandaj gjithe enrgjine time kam vendosur ta harxhoj ne krijimin e nje ambjenti ku qytetari i can b... sa deputetit, kryeministrit e deri punonjeses se punes civile kur ata nuk bejne detyren dhe nuk i japin sherbimin qe meriton.
Do tju ftoja te gjitheve te jepni nje dore ne kete detyre fisnike. Nqs doni te dini me shume ju lutem me shkruani ne bp@mjaft.org.
___________________________________________
Nese deshiron te arrish dicka beso se do te arrish shume!
__________________
"Nese deshiron qe te arrish dicka, beso qe do te arrish shume"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|