Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Perkthime kengesh ne shqip Vlerësimi i Temës: 20 votime, mesatarja 4.10.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Prespa
KLIKO

Regjistruar: 27/02/2006
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 125

scaldi presto perkthehet: ngrohesh(ne kuptimin qe vjen ne qejf) shpejt, jo ftohesh

www.plud2radio.com.al

__________________
Don't worry, Be happy!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Maj 2006 18:21
Prespa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Prespa Kliko këtu për të kontaktuar me Prespa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Prespa't! Kërko mesazhe të tjera nga: Prespa Shto Prespa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Prespa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
*LONNA*
Anetar i ri

Regjistruar: 27/05/2006
Vendbanimi: italy
Mesazhe: 4

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Je e mrekullueshme,Loredana Berte'

Cfare mashkulli te cuditshem qe kisha une
Me sy te embel aq sa nevojitej
Qe te me bente ti thoja
Vazhdoj te jem e jotja;
Me mungonte hapesira
Atehere kur flinte
Mbi gjoksin tim
Dhe une e ngrohja me zjarrin njerezor
Te xhelozise
Cfare mashkulli te cuditshem qe kisha une,
Me mbante nen krah
Dhe atehere kur mundohesha te isha serioze
Per te isha vetem nje palaco;
E pastaj vazhdonte te me thoshte
Nuk vlen asgje,
E une vishja veten me kujtime
Per te perballuar te tashmen,
Dhe mendoja kohet e para
Atehere kur isha e pafajeshme,
Atehere kur mbaja ne floke
Driten e kuqe te koraleve,
Atehere kur isha me ambicioze se askush
Pasqyrohesha ne henen,
Dhe e detyroja te me thoshte vazhdimisht
Je e mrekullueshme-je e mrekullueshme
I verbuar nga dashuria,rrinte duke me shikuar
Je e mrekullueshme-je e mrekullueshme
na na na na na na na
po e zura ate qe ka thene qe koha eshte mjek i madh
do e lidh per nje gur
fort-fort
dhe pastaj do e hedh ne det.
Kane kaluar qete qete
Disa vjet e disa stine,
Kam pasur shume aventura,
Asgje te vecante,
Por une dilja te te kerkoja
Ne rruge mes njerezve,
E me dukej sikur kthehesha
Dhe papritmas
Te rishihja,
E me duket qe degjoj akoma
Je e mrekullueshme
Je e mrekullueshme
I verberuar nga dashuria
rrinte duke me shikuar
Je e mrekullueshme
Je e mrekullueshme
na na na na na na na
na na na na na na
Je e mrekullueshme
Je e mrekullueshme.


SEI BELLIIISSSIIIMMMAA.....................
kjo kenge eshte oazi im i qetesise,ne caste te lumtura apo te hidhura...
flm qe e solle ketu...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Qershor 2006 18:22
*LONNA* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të *LONNA* Kliko këtu për të kontaktuar me *LONNA* (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: *LONNA* Shto *LONNA* në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto *LONNA* në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

I cmendur pas saje(pazzo di lei)-Biagio Antonacci

Flm Lonna,ja dhe kenga qe shpesh me strehon ne qetesine e saje Kenge qe e kam shume perzemer: perkthimi duket pak i cuditshem,pak si ne copa,por keshtu eshte teksti dhe ne Italisht. 
  
 
Ai,ai eshte i cmendur pas saje
Dhe per kete nuk arrin te gjeje qetesi
Ai,ai eshte loje e saje
Aq e mire por me e djallezuar se nje arixheshke
Ai,ai eshte i cmendur mbas saje
Pak vjet por ne zemer shume kinema
 
Ajo eshte kripe dhemb por sjell
Ate gjene me teper kur ka pak shije
Dashuria dhe kripa e nje jete qe ka kuptim
Vetem kur shijimi eshte i mire dhe i ngadalte
 
Ai ai ai,ai eshte i bere nga ajo
Kur shtihet sikur do munde te jetoje pa te
Ai,ai eshte i mbushur nga ajo
Ne syte e tije ngjyre gruri e qe humben
 
Ajo eshte kripe dhemb por sjell
Ate gjene me teper kur ka pak shije
Dashuria dhe kripa e nje jete qe ka kuptim
Vetem kur shijimi eshte i mire dhe i ngadalte
 
Ajo eshte kripe dhemb por sjell
Ate gjene me teper kur ka pak shijeDashuria dhe kripa e nje jete

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shtator 2006 23:52
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cat deluxe
Studente

Regjistruar: 12/07/2006
Vendbanimi: United Kingdom Of Hearts
Mesazhe: 26

Nuk e dija qe ne forum egzistonte nje teme e tille. Me pelqen shuuuume. Ju premtoj qe do marr pjese ne pasurimin e saj. Baci a tutti....

__________________
Cada fracaso supone un cap_tulo más en la historia de nuestra vida y una lección que nos ayuda a crecer. No te dejes desanimar por los fracasos. Aprende de ellos, y sigue adelante.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2006 13:42
cat deluxe nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cat deluxe Kliko këtu për të kontaktuar me cat deluxe (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cat deluxe Shto cat deluxe në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cat deluxe në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cat deluxe
Studente

Regjistruar: 12/07/2006
Vendbanimi: United Kingdom Of Hearts
Mesazhe: 26

AMORE MIO- GIGI D'ALESSIO

Ishte shtator dhe dielli na pa tek putheshim
duke tu marre fryma vrapoje duke luajtur me mua
nje gur i vogel ne uje bente zhurme
deshira per te ndenjur gjithmone me ty.
Me hunden e skuqur nga te ftohtit ishte gati Krishtlindje
dashuria jone rritej cdo dite dhe me shume
ishte drita e syve qe ndizte zemrat
deri ne eklipset diellore qe tani jane ne ty.

Cfare po ndodh???
me veshtrimin e ulur nuk flet dhe nuk vrapon drejt meje
ke nevoje te rrish pak vetem dhe larg, perse?
Cfare po ndodh???
une e di...
pas nje minuti do me lesh vetem dhe mos thuaj jo.

E dashura ime
pa nje lamtumire po me le
por heshtja jote duket sikur thote”I ke rene pikes”
si bora e shkrire ne diell po qan, eshte e paevitueshme.
Po ai kush eshte???
Tani po me flet per te
si guxove ti japesh nje pjese nga bota ime???
do te doja te zhdukesha ndersa te perkedhel era
je shume e keqe...

Mos I perkeqso gjerat duke pare minutat
me ler kohen te them se cfare mendoj per ty
ne rikthe ato momente te gjata dashurie
te gjitha netet e kaluara duke folur me ty

Cfare po ndodh???
Mos mi mbaj te fshehta gjerat, mi bej te ditur
ka ardhur fundi I botes vetem per mua
Cfare po ndodh???
nuk e di
mbase eshte vetem nje enderr e keqe
do zgjohem pas pak

E dashura ime
pa nje lamtumire po me le
por heshtja jote duket sikur thote”I ke rene pikes”
si bora e shkrire ne diell po qan, eshte e paevitueshme.
Po ai kush eshte???
Tani po me flet per te
si guxove ti japesh nje pjese nga bota ime???
do te doja te zhdukesha ndersa te perkedhel era
je shume e keqe...

P.S. Kam bere dhe pershtatjen ne shqip, qe te kishte me shume ndjenje teksti

__________________
Cada fracaso supone un cap_tulo más en la historia de nuestra vida y una lección que nos ayuda a crecer. No te dejes desanimar por los fracasos. Aprende de ellos, y sigue adelante.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2006 14:31
cat deluxe nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cat deluxe Kliko këtu për të kontaktuar me cat deluxe (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cat deluxe Shto cat deluxe në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cat deluxe në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cat deluxe
Studente

Regjistruar: 12/07/2006
Vendbanimi: United Kingdom Of Hearts
Mesazhe: 26

Aerosmith--> I Don't Want To Miss A Thing (Nuk dua te humb asgje)

Mund te rri zgjuar vetem per te degjuar frymemarrjen tende
Te shoh buzeqeshjen tende kur fle
Kur je larg dhe enderron
Mund ta kaloj jeten ne kete nenshtrim te embel
Mund te humb ne kete moment, pergjithmone
Cdo moment te kaluar me ty e ruaj si thesar
 
Nuk dua ti mbyll syte
Nuk dua te fle
Sepse do te humbja e dashur
Dhe nuk dua te humb asgje.
Sepse edhe kur enderroj me ty
Enderrat me te bukura qe shoh
Perseri do te humb e dashur
Dhe nuk dua te humb asgje
 
Shtrire afer teje duke ndjere zemren tende qe rreh
Dhe pyes veten cfare po enderron
Pyes veten nese jam une ai qe po shikon
Me pas te puth syte dhe falenderoj Zotin qe jemi bashke
Dua te rri me ty
Ne kete moment gjithmone dhe pergjithmone
 
Nuk dua ti mbyll syte
Nuk dua te fle
Sepse do te humbja e dashur
Dhe nuk dua te humb asgje.
Sepse edhe kur enderroj me ty
Enderrat me te bukura qe shoh
Perseri do te humb e dashur
Dhe nuk dua te humb asgje
 
Nuk dua te humb asnje buzeqeshje
Nuk dua te humb asnje puthje
Mire, dua te jem me ty
Ketu me ty, si tani
Dua te te mbaj afer
Te ndjej zemren time kaq afer me tenden
Dhe te rri ketu ne kete moment
Per gjithe kohen qe me ka mbetur.
 
 
 P.S.Per mua balada me e bukur e dashurise.

__________________
Cada fracaso supone un cap_tulo más en la historia de nuestra vida y una lección que nos ayuda a crecer. No te dejes desanimar por los fracasos. Aprende de ellos, y sigue adelante.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2006 16:12
cat deluxe nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cat deluxe Kliko këtu për të kontaktuar me cat deluxe (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cat deluxe Shto cat deluxe në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cat deluxe në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Pa ate,Gigi D'Alessio

Pa ate
 
Koha duket sikur po zvarritet duke kaluar me ngadale se zakonisht
 
Pa ate
 
Te dashuroj nje tjeter me duket vertete dicka e pakuptimte
 
Cfare jete e kote
 
Pa ate
 
Ta mendoj mire jam kthyer ne nje djall  varfer
 
E nese shihem ne pasqyre gjate nje momenti me duket vetja me i vjeter
 
Kush e di nese do cmendem
 
Mund dhe te hidhesh nga ballkoni
 
Te godasesh me shqelm me fort porten
 
Por s’ndjen te njejten dhimbje
 
Ate shije vdekjeje ne zemer nese ti s’je
 
 
 
Ku je
 
Pjese e mallkuar ylli,duke rene me ke goditur zemren.E di?
 
Ku je
 
Pa ty ne jeten time ndoshta te tjerat do mjaftonin
 
Qe te mbijetoja
 
Ku je
 
Sikur te kishe qene nje mirazh flluska e dashurise do kishte shperthyer ne nje
 
moment e pastaj
 
Pa ate
 
Do me dhuronte ne kreveterit e atyre qe ne ate moment me deshirojne
 
Mund te jetoja keshtu
 

Pa ate

Kam filluar te shoh dashurine si dicka cinike

Indiferenca eshte rroba qe vesh cdo nate

Gati kam deshire te shuaj flaken e fundit ne shpirt

Por nese do e beja do nevrikosej Zoti

Temperatura ime vazhdon te rritet

Sa dhimbje ndjej ne zemer

Kam frike nuk dua te vdes

Jam vetem nje frikacak dashurie qe jeton nga ti

 Ku je…

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Nëntor 2006 19:55
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Green_Mamba
'

Regjistruar: 12/03/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 205

Bob Dylan (Blowin' in the Wind)

Me erën jehon

Në sa shtigje një djalë do të shkelë
Para se ta quajmë burrë?
Në sa dete një pëllumb i bardhë shtegton
Para se të prehet në rërë?
Deri kur topi gjyle do qëllojë
Para se ta braktisim përgjithmon;
Përgjigja, o miq, me erën jehon,
Përgjigja, me erën, jehon.

Sa herë njerëzit shohin lart
Para se qiellin të vështrojnë?
Sa veshë dikush duhet të ketë
Për të dëgjuar të tjerët tek vajtojnë?
Po, sa të vdekur do përcjellim, për ta kuptuar
Se shumë vetë ndërruan jetë?
Përgjigja, o miq, me erën jehon,
Përgjigja, me erën, jehon.

Për sa vite një mal qëndron
Para se deti ta rrafshojë?
Po, sa vjet një njeri jeton
Para se lirinë ta fitojë?
Sa herë një burrë kthen kokën,
Duke bërë sikur gjë nuk sheh?
Përgjigja, o miq, me erën jehon,
Përgjigja, me erën, jehon.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Nëntor 2006 20:02
Green_Mamba nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Green_Mamba Kërko mesazhe të tjera nga: Green_Mamba Shto Green_Mamba në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Green_Mamba në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Green_Mamba
'

Regjistruar: 12/03/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 205

Kashmir (Led Zeppelin)

Kashmir

Oh, diell regje fytyrën time, yje mbushmëni ëndrrat plot
Jam udhëtar i kohës dhe hapësirës, shkoj atje ku kam qenë më parë;
Kuvendoj me të urtët e një race të paqtë, kjo botë s’i ka parë dot
Ata flasin për ditë që presin të vijnë, kur gjithçka do jetë zbulesë.

Biseda e këngë prej një gjuhe plot hijeshi, më mrekullojnë tek i dëgjoj
Por asnjë fjalë e vetme nuk më ndërmend,
atë histori, kaq mirë e përfytyroj.

Oh, oh.
Oh, po fluturoja… nënë, s’kam si ta mohoj.

Çdo gjë që shoh bëhet hi, kur dielli tokën shkrumbon,
Dhe sytë m’i djeg rëra, ndërsa vështroj tokën e shkretë,
Përpiqem të gjej, dua të gjej vendin ku kam qenë.
Oh, udhrrëfyes i stuhisë që s’le gjurmë, si mendimet në një ëndërr,
Kujdes shtegun që na çon te vendi, rrymë verdhane, e pajetë
Shangri La-ja ime poshtë hënës verore, do kthehem përsëri
Ashtu si pluhuri ngrihet lart n’qershor, kur lodron përmbi Kashmir.

Oh, baba i katër puhive, fryji velat e mija përmes deteve të viteve;
Nuk dua asgjë, vetëm kthjelloma pamjen midis ngushticës së frikës
Ooh…

Kur të jem, oh kur të jem rrugës, dhe
Kur të shoh, kur ta shoh shtegun, ti ndalu.

Oh po, ooh, po, kur të zbres poshtë,
Po bie poshtë, shumë poshtë,
Oh shpirt, oh e dashura ime, eja me mua.

Lermë të të marr me vete, dua të të çoj atje.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Nëntor 2006 20:08
Green_Mamba nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Green_Mamba Kërko mesazhe të tjera nga: Green_Mamba Shto Green_Mamba në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Green_Mamba në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Green_Mamba
'

Regjistruar: 12/03/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 205

Pink Floyd

Ne dhe ata

Ne dhe ata
dhe tek-e-fundit, ne ishim të gjithë të zakonshëm
Unë dhe ti;
Zoti e di, nuk qe ajo që donim të zgjidhnim,
“Përpara” ai thirri nga prapavija,
dhe trupat e pararojës ranë,
dhe Gjenerali shikonte, dhe vijat në hartë
lëviznin krah-për-krah.

Blu dhe zi,
kush e di se kush është kush dhe cili, cili
lart-e-poshtë,
dhe në fund mbetet rrotull-e-rrotull.
“S’e ke dëgjuar – është një luftë fjalësh”
Burri me afishe, klithi
“Dëgjo, bir” tha njeriu me armë
Ka një dhomë për ty brenda.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Nëntor 2006 20:10
Green_Mamba nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Green_Mamba Kërko mesazhe të tjera nga: Green_Mamba Shto Green_Mamba në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Green_Mamba në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:40 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Perkthime kengesh ne shqip

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.