Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia Moderne Shqiptare > Dritëro Agolli > I madherishmi Dritero Vlerësimi i Temës: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Lamtumira e flamujve

Ju flamujt e mi, lamtumirë,
Ju flamuj gjakosur e grisur,
T'ju mbaja ka qënë e vështirë,
T'ju hidhja s'kam qënë i lajthitur.

Ndaj vdisni në gjurmët e gërryera.
Përzihi mes hirit dhe rërës,
Dhe shtrihi me shtiza të thyera,
Në shkallët e verdha të hënës,

Atje në Saharën e ëndrrës...

1995

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Mars 2010 21:58
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Udhëtari

O mik,

Mos u kthe i zgërlaqur nën strehët,
Udhëtar i ikur prej vetes!
Unë u gabova që u ktheva aq herët,
Tani kam prangat e heshtjes...

1995

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Mars 2010 21:58
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ligjërimi i ujkut plak

Mua ujkun më ndjekin me britma e sharje,
Mua që botës i dhashë vërtet nje kulturë,
Mua heronë e përrallave me kurthe, kanosje e hakmarrje,
Në vatha dhënsh e ahurë.

Sikur mos të isha unë, as gjysma e përrallave s'do te ishte,
Dhe ndofta s'do të ishte as gjysmë e folklorit,
Se mendja poetëve aspak s'do t'ua priste,
Të bënin rrëfime pa bëmat e mua te gjorit.

Ju pyes, a nuk vlejnë përrallat e mia,
Një dele të zgjebur që marr diku në një vathë,
Apo një gomar që pëllet nga uria,
Me miza në veshët e gjatë?

Po ju, të thinjur në librat e trashë,
Ju, folkloristë, kritikë, poetë e shkrimtarë,
Me honoraret që merrni nga bëmat e mia brenda dhe jashtë,
A nuk gëlltitni më tepër se unë mijëra viçër, dele e gomarë?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Mars 2010 22:05
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Emrat e klerikëve

As prift as hoxhë s'ka me emrin Blend,
Po ka me emrat Kristo e Mehmet.

Dhe me të tjerë emra qindra ka,
Si Petro, Zalo, Frano a Riza.

Dhe s'di nëse një hoxhë a prift shqiptar,
Do të quhet Ardi, Tani a Bujar;

Po di një gjë, me bindje domosdo:
Asnjë klerik s'do të quhet Dritëro.

Ky emër është i nëmur nga çdo prift,
Dhe nga çdo hoxhë i rrjedhur, sigurisht.

1994

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Mars 2010 23:15
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Të fshehtat

Unë do t'i them të gjitha ato që me kohë s'i thashë,
Që s'desha t'i thosha, a s'mundja, a s'kisha fuqi,
Gjoksin e shqyer do shtroj në tryezën e lashtë,
Dhe ju do vështroni ç'ka mbajtur përbrenda ai,
Si në pjatancë mehzeje për verë a raki...

Patjetër sytë do hapni të gjithë si buaj:
Ç'është ky gjoks njeriu si gjoksi i patokut të madh në banket?
Dhe unë do t'ju them që më tepër mos heq e mos vuaj,
"Vështroni ç'kam pasur të fshehur kaq vjet,
Futni pirunjtë e provoni, nëse më doni vërtet!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Mars 2010 00:46
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Re: Të fshehtat

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Unë do t'i them të gjitha ato që me kohë s'i thashë,
Që s'desha t'i thosha, a s'mundja, a s'kisha fuqi,
Gjoksin e shqyer do shtroj në tryezën e lashtë,
Dhe ju do vështroni ç'ka mbajtur përbrenda ai,
Si në pjatancë mehzeje për verë a raki...

Patjetër syte do hapni të gjithë si buaj:
Ç'është ky gjoks njeriu si gjoksi i patokut të madh në banket?
Dhe unë do t'ju them që më tepër mos heq e mos vuaj,
"Vështroni ç'kam pasur të fshehur kaq vjet,
Futni pirunjtë e provoni, nëse më doni vërtet!"



NO COMMENT.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Mars 2010 01:18
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Majtas dreqër, djathtas djaj

Më gjurmon dikush patjetër
Dhe vërtet s'di nga t'ia mbaj;
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj.

Nga dollapi nxjerr një pjepër,
Thela-thela nis ta caj:
Gjysmë e pjeprit plot me dreqër,
Gjysma tjetër mbushur djaj.

Mbreh një laps e hap një letër,
Sytë e mi nga letra s'ndaj:
Sipër letrës shtrihen dreqër,
Përmbi lapsin hipën djaj.

Ku të futëm, s'gjej vend tjetër,
Ku të qesh e ku të qaj?
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj...

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Mars 2010 20:26
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Momenti

Aspak nuk i besoj momentit
Kushdo ta lavderojë atë
Ai i duhet mendjelehtit
Për mua s'vlen e s'thotë asgjë

I dua mpleksur varg momentet
Të bëhen tok një horizont
Një horizont që hapur mbetet
Që shkoj ta kap e s'kapet dot.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Mars 2010 20:30
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Ana
NE NJE MOTEL

Nje motel ne rruge,
Nje macok, nje qen;
Lakuriq nje kurve,
Me nje biznesmen.

Hyj ne porte e thone:
" Mos u ngjit me lart,
S'ka per ty as dhome,
S'ka per ty as shtrat.

Kater dhoma jane,
Ti asnje nuk gjen,
Fle me nje putane,
Vec nje biznesmen".

Jashte e gdhiva naten
Pa nje mik, nje shok;
Bosi kish putanen,
Une nje macok.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Mars 2010 23:06
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha erious
poezia eshte forma me banale e letersise... siç eshte vizatimi ne krahasim me pikturen

ndryshe do te ishte agolli shkrimtare me i madh se kadareja.

fakti qe shkrimtaret shqiptare, migjeni, naimi, noli, fishta, etj, nuk jane bere te degjuar ne arenen nderkombetare bile as ne letersine vendase me shume se kadare, tethemi, eshte sepse shkruan veç vjersha.

e vjershat me te bukura jane ato naive... duhet pra me qene naiv te shkruash bukur vjersha, vetem se duke qene naiv nuk ngjitesh dot shume lart, ne tempullin e letersise.



Ja kshu.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Mars 2010 06:16
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:47 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia Moderne Shqiptare > Dritëro Agolli > I madherishmi Dritero

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.