Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096
|
Forma e trupit tend po ndryshon cdo dite nga pak, ashtu pa e vene re.
Brenda teje nje krijese e pagjini akoma.Dhe ashtu e lumtur i buzeqesh dhe thatesires se barit ne oborr, edhe pluhurit te makines,edhe mureve te bardha.
Shpesh tek ecen per tu shplodhur(ose per tu lodhur), muskujt e kembeve
ndjejne freskine e pasdrekes ose te mbremjes.
Do behesh NENE.Dhe akoma qesh me zerat brenda teje.E ndjen se je ndryshe
nga te gjithe, nga te gjitha...Te tjeret qeshin per nje shaka pa kripe miqesore,
ndersa ty o princeshe e fatit( te mire apo te keq),-te qesh shpirti trupi,mendja
buzet dhe syte.
Sa do deshiroje pranine e NENEs tende ne keto caste,por ajo s`eshte asgjekundi perreth.
Dhe ashtu e vetme vazhdon te mbrosh krijesen tende te pagjini.
Nje pyetje desha te te bej:-"E dashuron Babain e femijes tend?!"
Sigurisht qe PO.Gjeta force te dashuroj realitetin e perditshem,
dhe s`ka me mrekulli sesa te zgjohesh me te vjella,diku neper shtepi
dhe pastaj asgje...Lan dhembet e bardhe si debora, lan fytyren e skuqur nga perpelitjet e stomakut,
dhe vishesh me te shpejte,nxiton per ne college,here ne kohe here me vonese
sipas gjendjes tende shpirterore dhe deshires per te kuptuar e prekur
boten me mendje dhe me sy.
Nje ze tjeter brenda meje me thote te hesht,ose te ndez tv,ose te ha dicka,
ose te bej nje telefonate.Ika...
__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|