Iyua
Free Spirit

Regjistruar: 29/06/2005
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1903
|
Citim: Po citoj ato që tha Une jam...!!!
Per disa lloj gatimesh me ka marre malli....!!!
Nder te tjera per ; Tave me Kos....dhe per Byrek me Hislla ose Spinaq!
..................
Per nje tave te shijshme kosi ju duhen:
kotoleta qingji te cilesise shume te mire
kos i pakastruar nga yndyra (une blej kos grek shume te yndyrshem)
veze
pak oriz (nje grusht)
miell
gjalpe
kripe
piper
Futeni mishin (per 4 persona rreth 1kg, kotoletat kane kocka prandaj merrni pak me shume mish se zakonisht) ne tave, sperkaten me gjalpe dhe futeni ne furre derisa te piqet e te marre nje ngjyre te bukur te kuqerremte. Hiqeni mishin nga tava. Ne nje tenxhere hidhni gjalpe dhe kur ai te jete tretur e nxehur shtoni dy-tre luge miell. Kur mielli te kete marre ngjyre te arte shtoni lengun e mishit dhe perziejini mire. Ne se salca eshte shume e trashe shtoni pak uje. Eshte shume e rendesishme qe salca te mos kete kokrriza! Prandaj, perdorni nje mixer per te tretur miellin mire. Ne nje ene te thelle shtoni kosin (rreth 1L per 4 persona), dy veze, salcen e miellit, orizini, kripe, piper. Perziejini te gjitha shuem mire dhe shtojani mishit ne tave. Futeni taven ne furre dhe kur te kete marre ngjyren e kuqerremte hiqeni nga zjarri. Ju befte mire!
..............................
Byrek me spinaq
Për 4-5 persona duhen:
Miell 3 gota uji (500g), ujë 300 g (6 filxhanë kafeje),kripë. spinaq 1 kg, vezë 1 kokërr, djathë 100 g, vaj 1/2 filxhan çaji, kripë, piper. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet në ujë të bollshëm dhe përvëlohet 2-3 minuta në ujë të vluar me kripë; kullohet duke e shtrydhur pak, pritet dhe përzihet me djathë të thërrmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në byrek. Për byrekë preferohet miell i fortë ( miell që përmban gluten më tepër dhe ka elasticitet ). Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet një gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 g ujë, megjithëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë,i cili punohet 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihet 20-30 minuta që të zbuten proteinat dhe të fitojë elasticitet. Në këtë mënyrë petët do të hapen më mirë. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me nisështë dhe vendosen 3-4 copë njëra mbi tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Këto shihen herë pas here që të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe i hidhet nga pak nisështë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brënda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.
Na kenaqe me kte recete Ti je 
Po mire receten na e solle po per ta gatuar kush do mare mundim :p se ndonje valentir ska qe ta gatuaje 
__________________
“The true servants of God the Most Gracious are those who walk on the earth in humility, and when the ignorant address them, reply with words of peace”
-Quran
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|