Pleshtja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 20/06/2007
Vendbanimi: U.S.A
Mesazhe: 196
|
Faleminderit Çaushi.
Te prita dje, e prap po te pres sot... Ti erdhe por shume vone, ashtu si rete e bardha qe gumbullohen, behen te dendura e pastaj zbrazen... ashtu dhe shpirti im po rendohej ne pritje, madje u rendua - ashtu si erdhe, shkove, e menduar tek prisja, e menduar mbeta pas ikjes... Me solle nje çast gezimi qe asgje perveqse me shume ma shtoi mallin dhe siq e sheh edhe sot po te pres si dje, me zemer ne fyt, me shpirt ne dore. Te pyejta nese edhe ti ndjehesh keshtu ne mungesen time? me the PO!!!... atehere perse duhet te vazhdojme keshtu, nuk mundem me...ndjej frymemarrjen qe me rendohet kur ti nuk je, ndjej ate grushtin e forte te vetmise qe me gjuan fort e pameshirshem, ndjej syte e llahtarshem te botes qe me veshtrojne me habi, jeto me thone! E ku ta gjej jeten, çfare ngjyrash ka ajo kur ti nuk je? - e zeze po po e zeze, erresire, e un kam humbur brenda kesaj erresire, nuk e shoh dot ate driten atje ne fund...Eja te lutem, eja e merrm, eja edhe nese eshte gabim...jeta ne erresire eshte akoma me gabim, eshte mekat. Nuk mund te jemi bij te erresires, kemi lindur per driten...Eja e mos vono, kjo jete ka nevoje per jeten tende...
__________________
If you plan for nothing - you will surely get there.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|