Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Dashuria > Thuamë se më Dashuron.. Vlerësimi i Temës: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

E dashura ime, mora prej teje nje leter qe me ka lumturuar.
Ne te thuhet cdo gje qe nje njeri mund ti thote nje tjetri e sidomos thuhen ato qe vetem ti mund te m'i thuash. Secili nga ne eshte bere tashme aq shume fat i tjetrit saqe fjalet mund te shkojne ketu fare pak. E prapseprape çdo here çuditem pa mase dhe jo per gje, por nga fakti qe ne nje kohe te rremujes se madhe, dy jete kaq te ndryshme qe kishin bere aq e aq kerkime qe shpesh hiqni dore nga keto kerkime, u bashkuan kokerr per kokerr. Po ja qe ndodhi e lavdi zotit qe ndodhi. Te dua shume! Sa ngrohtesi te pashpenzuar kam ende ne veten time, kjo ngrohtesi eshte aq e madhe, sa mund te mbaje mbrenda zemra ime. Eshte e çuditshme si u kthye çdo gje ne dashuri. Si ndodhi qe shume gjera qe gjith jeten e kam urryer, u bene te rendesishme e terheqese e te tjera gjera qe me pare i lakmoja e i kerkoja, u zhyten ne harrese. E ç'munde te jete me e mrekulleshme se zakoni, me e deshirueshme se shpresa, çfare mund te lumturoje me teper se perputhja e plote e ndjenjave tona. Sa te dua! Si nuk dua gje tjeter perveç teje, dhe si ka mundesi qe per mua cdo gje qe ekziston ne kete bote, ndriçohet nga keto rreze, te nje ndjenjesie te pa fund! Sa larg e pa vlere duket tani shkelqimi i rreme i aventurave, shqetesimet, prirja feminore per te prishur, shpenzim te parave pa kriter e harrese. Nuk dua te harroj me, por te kujtoj qe te mbledh sa me shume per ne te dy. Ti je kupe, je zemer e hapur per te tjeret, ti qe je gjithmone e gatshme. Une te dua dhe çdo gje tek une rritet e turret prape drejt teje. Fara mbushet me leng jetesor dhe era fryn e lekund kallinjte qe feshferinje si krahe te medhenje. Perqafome fort e dashur, perqafome sepse nganjehere me kapton frika nga gjeresija e plotesija e ndjenjave, aq te reja jane ato per mua. Mund te mendosh se malli i ngarkuar eshte me i rende se vete anija dhe se tani po i con era ne det te hapur. Kjo eshte nje frike e kote dhe ne pergjithesi nuk eshte fare frike, vetem se eshte grumbulluar aq shume dashuri, saqe mbremjeve me erren syte e cdo gje mbullohet me hije; ja , pra, sa shume perulem e gjunjezohem para asaj qe ndjej. Kjo eshte pjekurija e stines se veres qe ka mbjelle lulezimin, megjithese askush nuk ka mbjelle asgje, kjo eshte nje vere me bime te egra e nje dashuri e harlisur, nje lule e bukur dhe e forte e jetes, lule qe ka qendruar shume kohe e vetmuar... Ta dish sa te dua! Eh, sa nuk dua te ndahem prej teje. Jo kurre me!


Remarque

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Shkurt 2007 00:12
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Goku
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/09/2006
Vendbanimi: *****
Mesazhe: 1040

.......................ME MIRE MOS E THUAJ !!!!!!!!!!!!!!!!!!

__________________
The more things change, the more they remain the same.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Mars 2007 20:30
Goku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Goku Kliko këtu për të kontaktuar me Goku (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Goku Shto Goku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Goku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

E dashur, jam i lodhur por nuk eshte ende aq vone sa te bie per te fjetur. Debora me peshen e saj ka keputur kabllot e linjes se tensionit te larte dhe jemi pa drita. Kam ndezur e kam vendosur ne tavoline disa qirinj dhe po te shkruaj nen dritet e tyre qe luhatet vazhdimisht. Punova, lexova e meditova e prape punova, shkoja te rafti, merja kete apo ate liber e pastaj kam ndenjur ulur duke e ngulur veshtrimin ne zjarrin e vatres. Keto jane dite alarmi e melankolie, jane mbremje vetmie kur debora me shi qe bie jashte, me buçet ne vesh si nje perrua i erreti hirit te kohes qe rrjedh e rrjedh prane meje.
Ti e din se keto jane dite qe sherbejne si nje sfond i erret, ne te cilin cdo gje duket me qarte, ti e di se po te mos jene keto lloj ditesh, nuk do te kisha asgje tjeter ose cdo gje do te ishte ndryshe, po keshtu eshte, por ama prej kesaj ato nuk behen me te lehta sepse pas tyre qendronnje mendim, nga i cili nuk te shpeton asnje fjale ngushellimi.
Nuk ka asnje mendim qe me lind ne koke qe te mos jete i lidhur me vdekjen, i shkruante Mikelanxhelo Vazarit. Ai e dinte se ndryshenuk mund te punonte, e kam fjalen per pune te vertete. Ai gjithashtu e dinte se ndryshe nuk eshte e mundur ta nxjerresh ne pah bukurine, gezimin e jetes se perndryshe ato do te dukeshin vulgare e absurde. Ne kuptimin antik vete gezimi ishte nje kopesht trendafilash para dyerve te ferrit. E c'do te kishin qene saturnalet pa ate ekuivoken e mistereve te Elizeut? Asgje tjeter vec se ca veprime vulgare te dehurish. Por ne qe jetojme 2000 vjet mbas antikitetit,jetojme pa ndjenjen e balances se perendive shume njerezore qe bartin paqen, jetojme pa Dianen e pyejve, pa Apollonin qe godiste ne shenje nga distanca me te largeta dhe pa Dionisin me skepter ne dore e me kurore prej degesh ardhie mbi koke. Ne nuk e dime se perroi i kalter i harreses dhe vdekja dalin nga i njejti burim. Mbase kushedi na kujtohet ende , por ama nuk i ndiejme , e prandaj kemi nevoje per shume me teper burreri e trimeri per te jetuar.
Flaket e qirinjve luhaten dhe une, e dashur, e ndiej se po te shkruaj marrezi. Cdo zemer e cdo koke i njeh baticat e zbaticat. Dhe kur deti terhiqet, ai le ne breg lloj-lloj gjallesash. Mos e vra mendjen per kete se edhe une do ta harroj. Ne nje dite te bukur edhe ne do te ndodhemi ne plazh ku do te na flake zbatica. Kur i kthen shpinen dickaje, nuk ka se si te te shtohen forcat. Forcat rriten dhe shtohen kur i sheh gjerat drejt e ne sy, dhe kjo eshte e vetmja gje qe na duhet: te jetojme pa frike. Mbase nganjehere hidherohem shume, por ama pa u trembur e pa u ankuar. Fjalet me mbreselense qe jane gdhendur ne nje pllake varri te lashte jane: "Non omnis moriar!" - "Nuk do te vdes i teri". Kjo eshte dicka qe vlen per sendet.
"Sirr" thone njerzit ne lindje, "sirr" eshte nje e fshehte, kurse "denjishtirme" - "shkembim". E dashur, e fshehte dhe shkembim, shkembim misterioz me diçka,pra, diçka qe nuk vdes krejtesisht. Ti ke jetuar ne kohe shume te lashta, ti je engjilli i dashur dhe i erret, je "sirr" dhe "Non omnis moriar"...
Duame...

Remarque

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Mars 2007 19:52
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

E bukur,Agata.Flm qe i solle ketu.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Mars 2007 20:02
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Zhylien Sorel
animas

Regjistruar: 26/09/2004
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 5141

Thuam se me dashuron

jo,sta them dot

Thuam se s'me dashuron

jo, sta them dot

Thuma se ke frike

jo,sta them dot

Po , pse ?!

...se kam frike.....

__________________
Kisha kaq shume... kaq teper per te thene...ndjenja qe mu plaken, vyshken ne kraharore....ndjenja qe me grryen e ende me kane lene...mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore...(Pjesez-poezie-AG)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Maj 2007 01:32
Zhylien Sorel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Zhylien Sorel Kërko mesazhe të tjera nga: Zhylien Sorel Shto Zhylien Sorel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Zhylien Sorel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Thuamë e duam i dashur, e mbi te gjitha tregome rrugen per tek zemra jote, rruge qe me duket e veshtire per ta gjetur vetem...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Maj 2007 17:38
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Citim:
Po citoj ato që tha agata
Thuamë e duam i dashur, e mbi te gjitha tregome rrugen per tek zemra jote, rruge qe me duket e veshtire per ta gjetur vetem...


Hej Agatush nga e ke perkthyer kete?

Normalisht ne origjinal duhet te jete:

"Me thuaj dhe me duaj e dashur.dhe per me teper me cil rrugen per tek zemra jote,ate rruge aq te veshtire per ta gjetur i vetem...."

Salut Agathe!

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Maj 2007 18:15
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ishpeshtimi Kliko këtu për të kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ishpeshtimi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 09/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Citim:
Po citoj ato që tha Martin Iden
Thuam se me dashuron

jo,sta them dot

Thuam se s'me dashuron

jo, sta them dot

Thuma se ke frike

jo,sta them dot

Po , pse ?!

...se kam frike.....




E lezetshme kjo.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Maj 2007 18:39
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Deb* Kliko këtu për të kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Deb* Shto Deb* në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Deb* në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Citim:
Po citoj ato që tha ishpeshtimi


Hej Agatush nga e ke perkthyer kete?

Normalisht ne origjinal duhet te jete:

"Me thuaj dhe me duaj e dashur.dhe per me teper me cil rrugen per tek zemra jote,ate rruge aq te veshtire per ta gjetur i vetem...."

Salut Agathe!



Kete se kam perkthyer, e kam thene ashtu kot e frymezuar nga kenga qe po degjoja ne ato momente.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Maj 2007 23:37
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
roman.tik
kuturu

Regjistruar: 21/05/2007
Vendbanimi: galapagos
Mesazhe: 133

Citim:
Po citoj ato që tha agata
Thuamë e duam i dashur, e mbi te gjitha tregome rrugen per tek zemra jote, rruge qe me duket e veshtire per ta gjetur vetem...



E bukur kjo.

Nganejere njerzit duan aq shume qe tja thone ate fjale ..tamam sikur ajo fjale ti shpetonte nga vdekja ......

...se dija qe njeriu mund te vdiste nga dashuria....

Tik

__________________
Kujdes , nga femrat e bukura ....kafshojne ......

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Maj 2007 13:17
roman.tik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të roman.tik Kliko këtu për të kontaktuar me roman.tik (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të roman.tik't! Kërko mesazhe të tjera nga: roman.tik Shto roman.tik në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto roman.tik në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:06 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Dashuria > Thuamë se më Dashuron..

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.