Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Shqiperia Etnike Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
ANALISTI
ANALIST

Regjistruar: 16/04/2003
Vendbanimi: Kudo !!!!!
Mesazhe: 38

E nderuara Analiste !

Në kuadrin e politikës botrore, sot njihen disa rryma , të cilat për arsye të intresave , janë në kundër thënje të hapur, dhe në një konflikt të përhershëm me njëra tjetrën.
Pas kalimit të luftës së ftohtë, e cila ishte e ashpër, dhe zhvillohej nga dy blloqe të fuqishme, të cilat kishin të bënin me një luftë idealesh, tani , kjo luftë, nuk ka ndryshuar, formën dhe përmasat, por ka ndryshuar objektivin, dhe objektivi i saj, nuk është më lufta ideologjike, por, luftë ndërmjet kulturash, të cilat kanë një thellësi më të madhe në ndërgjegjën njerëzore, se ideologjia e cila nuk arrinte të trshëgohej pa ndryshime brez pas brezi.

Duke u nisur nga ky konstatim, dhe duke parë paraqitjet tua në këtë Forum, vie në përfundimin ,se ju mund të jeni ndonjë spikere e ndonjë radioje të pa dëgjuar, por asesi një përson me një Master në Politikë të jashtme.

Besoj se nuk do ta kini të vështirë , të konkludoni, se përsoni që bënë paraqitje të tilla, që ju gjithnjë i kundërshtoni, të jetë një njohës shum i mirë i politikës Botërore, dhe pse jo, dhe një përson që bënë të njejtën gjë, në ndonjë nga Universitetet me me zë në përëndim.

Një individ me një përgaditje të tillë, asnjëher nuk do të binte në pozita të tilla, sa të debatonte me njerëz, për të cilët , nuk është e vështirë të vërehet se janë jashtë ç'do lloj standarti......
Me këtë nuk dua të ofendoj të tjerët, por, lavdërimi që i keni bërë vehtës është tepër pa bazë.

Një kundërshtim të tillë, dhe një argumentim , se populli nuk do të bashkohet, do i shkonte për shtat një të pa shkolluari, dhe ndonjë injoranti, por në asnjë mënyrë, një përsoni me një gradë në politikë.....

Unë njoh shum intelektual në Shqipëri, dhe me grada më të ulta se ju, por, një deklarim të tillë publik, akoma nuk e kam hasur, dhe kjo , është parp një argument, që vë tepër në dyshim deklarimin tuaj, sepse, gjera të tilla, mund të deklaroj, një që nuk di se ç'farflet..........

Unë do të dëshiroja të shihja, qoftë edhe në një shkrim të vetëm, vlerat që ju keni, por në paraqitjet e diri tashme, mjerim.......

Me këtë deklarim, ju mund tua mbyllni gojën, vetëm atyre, që bazë për informim kanë vetëm këtë, apo ndonjë forum tjetër, por jo atyre, njohurot e të cilaëve i kalojnë këto përmasa, dhe barazohen me ato të cilat ju i keni cekur......

Pres një reagim me vlerë.......

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Prill 2003 17:07
ANALISTI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ANALISTI Kliko këtu për të kontaktuar me ANALISTI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ANALISTI Shto ANALISTI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ANALISTI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

i nderuar analist apo Oso kika nuk di si te te quaj pasi em dukesh i njejti person.

jam dakort me papajtueshmerine e qendrimeve pasi ne fund te fundit secili ka bindjet e veta, un kam te miat dhe ti apo ai tjetri keni tuajat.

te shash familjen qe eshte e shenjte te pakten per mua eshte e shenjte, nuk me duket menyra me e mire per te shprehur bindjet politike apo per te treguar kulturen personale dhe nivelin e edukimit.

dhe me vika keq qe te paska prekur kaq shume fakti qe nje moment emocionues te jetes sime e kam ndare me forumistat. nejse ... forum i lire apo jo???

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Prill 2003 17:16
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

OSO KIKES

Shkrimi jot s'ka nevoje per koment. sa per prinderit e mi, jane qe te dy shume te nderuar dhe te respektuar dhe nuk u be nje plere si puna jote qe te guxoje t'i permendi apo t'i shaje.

Familjen un e kam te shenjte, dhe nuk i lejoj kujt te shkele mbi te.
kete merre si paralajmerim.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Prill 2003 18:00
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ANALISTI
ANALIST

Regjistruar: 16/04/2003
Vendbanimi: Kudo !!!!!
Mesazhe: 38

E nderuara Analiste !!!!!!

Po ta lexonit me kujdesë, nuk do të reagonit kështu, edhe për mua familja është e shejt, dhe më bëhet qejfi, se ju kini prindër të mrekullueshëm.

Do ishte mir të theksonit, se ju nuk jini përsoni(ja), për të cilën unë kam aluduar, dhe me këtë, unë vë re , se ju jeni krejtësisht jasht rrjedhave............

****Një Vajzë shqiptare nga babai, dhe meleze ose malazeze ,
nga mamaja, që Prindërit e saj dikur kishin pozitat kyçe
në Shqipëri, pra goca e ish (Kreut të shtetit) , sot punon
për interesa Serbe në Mitrovicë******************

E nderuara Anonime, unë respektoj jasht mase mendimin e lirë, dhe kur njeriu shpreh mendimin e tij, për një realitet sido që të jetë ai...

Por, nuk është mendim i lirë, kur shpreh mendimin për të gjithë popullin, dhe të arrini të flisni në emër të tijë, siq keni bërë ju në këtë forum....

Dhe unë kamë shprehur, dhe shprehë mendimin tim , por , vetëm brenda kornizave të caktuara, për AKSH-ën.

Një gjë e keni pikasur shum sakt, Oso Kika apo Analisti, janë një...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Prill 2003 18:23
ANALISTI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ANALISTI Kliko këtu për të kontaktuar me ANALISTI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ANALISTI Shto ANALISTI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ANALISTI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

un nuk do flas ne emer te popullit meqe keshtu te eshte dukur mendimi im dhe ti mos fol gjithashtu ne emer te popullit, pasi AKSH te pakten interesat e mia nuk i perfaqeson. nese do te flasesh per kete fol, brenda kuadrit te shprehjes se mendimeve. por jo te propagandimit te saj, pasi ketu nuk lejohet propagandimi i asnje force politike, por vetem mendimi personal. te gjitha keto komente qe pas shkrimit te ANTONIT nese nuk te vjen keq po i heq, pasi jane jashte temes, shpreh mendimin tend edhe njehere pa ofenduar askend.

Mua nuk me imponon dot te miratoj ceshtjen tende. ashtu si nuk dua un te imponoj mendimin tim.

analistja

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Prill 2003 18:34
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ANALISTI
ANALIST

Regjistruar: 16/04/2003
Vendbanimi: Kudo !!!!!
Mesazhe: 38

E nderuara Analiste !

Është në dorën tuaj të bëni si të dëshëroni, porë, është mjerim të mendosh, se nga dëshira që të mos lexohen nga të tjerët të heqësh këto që kamë shprehur unë e ti....

Kam bindjen, se këto reagime, edhe pse me kundërthënje, janë brenda standarteve e normave të lejuara.

Nëse ne nuk i përballojmë dotë lartësitë, nuk do të thot që duhet ti pengojmë të tjerët të ngjiten në to.....

Megjithatë bëni si të dëshëroni, por , mendoj se më e ndershme do të ishte, sikur të respektonit mendimine tjetrit, edhe nëse ai është kundër teje, por me forcën e argumentit provone të kundërtën.....

Dhe për fund, arritja e qëllimit , justifikon mjetin....
dhe unë nuk kamë mjete për tia arritur qëllimit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Prill 2003 18:54
ANALISTI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ANALISTI Kliko këtu për të kontaktuar me ANALISTI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ANALISTI Shto ANALISTI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ANALISTI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Me lejoni te jap dhe une mendimin tim, dhe te jap nje gjykim fillestar per propaganden e AKSH ne forum.

Se pari une mendoj se s'ka ndonje te keqe sikur te kish ne forum dhe informacione ose idera te AKSH-se. Une nuk e njoh kete organizate dhe nese dikush mendon se eshte e rrezikshme le te argumentoje ne forum, qe te bindemi te gjithe.

Pra mendoj se te shprehesh pro AKSH (ose kunder) aktualisht eshte nje opinion politik, dhe si i tille duhet te jete i lire, jo te mbytet. E perseris qe njohurite e mia jane te pakta dhe mirepres kush na hap syte.

Se dyti dua te kujtoj Oso Kiken dhe Analistin se ne forum lejohen shume gjera (sic shkruajta me lart) por kurrsesi jo ofendimi. Aq me teper ofendimi i moderatoreve dhe njerezve te shkolluar qe e vizitojne forumin. Pranda do ju lutesha te mateni mire kur dergoni mesazhe te paqarta mbi familjen dhe personat qe nuk njihni. Une nuk di te jete fshire ndonje teme deri tani. Nese ju eshte fshire tema qe kishit nisur per AKSH atehere na informoni por mos ofendoni direkt moderatoret.

Se treti , po bej nje pasazh gjeo-politik.
Krijimi dhe zhvillimi i ushtrive ne Kosove nuk eshte thjesht nje rastesi e bukur e popullit tone shqiptar. Nuk eshte thjesht nje bashkim njerezish qe duan te clirojne trojet shqiptare nga serbet. Jo vetem kaq te pakten.

Vazhdimesia e ushtrive vullnetare kosovare eshte dore e qarte e qarqeve nderkombetare, qe ne raste te tjera i kane shkaterruar sapo ju interesonte AKSH-rat e vendeve te tjera. Nuk eshte cudi qe UCK te jete financuar nga nje burim i mire amerikan: CIA. Amerika eshte ajo qe ka mbeshtetur shume kosovaret dhe ishte e para qe shtyu sulmin e NATO-s ndaj Serbise. Po ashtu ka shume qarqe te tjera nderkombetare, te cilat nuk dua as ti mendoj.

Ajo qe dua te them eshte se nuk duhet rrahur gjoksi shume si clirues te nje vendi kur vete AKSH mund te jete nje buratin i politikes nderkombetare qe e lejon. E them kete sepse ne raste te tjera kjo organizate do ishte quajtur terroriste dhe do ish bere cmos qe te zhdukej. Nje shembull eshte vete Al-Qaida, e cila u konsiderua oragnizate terroriste dhe po persekutohet ne 4 anet e botes.

Pra, personalisht, mendoj se AKSH ekziston se dikush lejon qe te ekzistoje akoma. Anetaret dhe simpatizantet e saj kane qellime madhore te cilat i mbeshtes, por sa vlere ka kjo kur e gjithe organizata mund te jete dicka me shume sesa nje bashkim popullor vullnetar. Pra te jete nje mjet i cili manipulohet nga qarqet nderkombetare.

Ashtu sic ka thene dhe analistja me pare, vete qarqet serbe mund te shtyjne AKSH te beje veprime te papjekura, qe te diskretitohet ne arenen nderkombetare dhe ti jepet e drejta Serbise. Pra, te dashur propagandues te kesaj ushtrie, venia e bombave dhe lufta qe AKSH ben interpretohet si tu doje e pasmja superfuqive te botes. Mund te konsiderohet si terrorizem, por mund te konsiderohet edhe lufte per vetevendosje ne trojet ame. Ose mund edhe te ndryshohet interpretimi ne baze te momenteve te caktuara. Nuk eshte aspak cudi.

Tani ju pyes serisht, a ja vlen te hahemi me njeri tjetrin per gjera qe nuk jane aq te thjeshta sa duken ??? A ja vlen te ofendohen moderatoret me vlere te forumit, qe ne fund te fundit duan thjesht mos behen gabime ne rrugen per liri dhe bashkim kombetar?

Te lutem mos perfundojme tek shprehja qe tha Antoni: Shqiptaret jane armiqte me te medhenj te ceshtjes shqiptare. Ai qe e mendon ndryshe nga ju nuk eshte e thene te jete armik i ceshtjes kombetare, por nje mik me i vyer sesa mendohet.


P.s. Analistja ka padyshim me shume shkolle se ju ne fushen e shkencave politike. Me kete nuk dua tju zhvleresoj, por t'ju konfirmoj se merret vazhdmisht me ceshtjet politke dhe degjon nga te dyja veshet, edhe nga ai nderkombetar. Ju lutem qe edhe ju te shikoni pak me gjere, dhe te argumentoni ato qe thoni. Do ishte mire te mos hedhim fabula ne tema serioze, por argumente.

Pershendetje.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Prill 2003 22:01
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ANALISTI
ANALIST

Regjistruar: 16/04/2003
Vendbanimi: Kudo !!!!!
Mesazhe: 38

I nderuari Student

Mbase krahasimi im nuk është si duhet, por si qëllim nuk kam të ofendoj askë, e aq më tepër një femër, ose një moderatore.

Unë kam kundërshtuar apo (ofenduar), mendimet ,të cilat për fat të keq, më kanë lënë një shije jo të mirë.

Sa i përket shkrimit tuaj, shum pak dallon nga ai i Analistes, vetëm i modifikuar më mirë, por nga përmbajtja akoma më djallëzor se i saj.

Ju me një dor të afroni kulaqin, e mbrapa fshihni kërbaqin.

Tek tema:

Në radhë të parë , do të ishte mirë të lexoni dhe të mësoni , ku qëndron dallimi ndërmjet një organizate terroriste , dhe një organizate çlirimtare, e në rastin konkret , dallimin në mes të Al-Kaides dhe AKSH-ës.

Nuk mohohet se dikush qëndron mbarapa apo e financon AKSH-ën, dhe besoj se nuk është aspak sekret të deklarohet se , ajo forcë politike është FBKSH-ja, e sila është dhe krahu politik i saj, që krahas detyrave të tjera , ka si qëllim të siguroj dhe aleat të mirëfillt.

Ky Front, në radhët e tijë, ka intelektualët më në zë të Kombit.

Aftësia organizuese dhe vizioni i qartë politik i tyre, ka bërë të mundur , që të fitoj ëpërkrahjen graduale , të qarqeve më të rëndsishme të politikës botrore.

Sa i përket CIA-s, unë nuk di të jetë ajo, por po të jetë një gjë e tillë, më gëzon jasht mase, sepse kam bindjen e pa tundshme , se, ata përkrahin vetëm forca, të cilat kanë programe të çarta , dhe që luftojnë për çlirim kombëtar.

Një nga format për të propoganduar qëllimet e sajë fisnike, është dhe kjo formë, nëpërmjet debateve në këto forume, prandaj, është krejt e natyrshme kundërshtimi, por , jo mohimi i të drejtës për të propoganduar.

Naiviteti , jo rrallë të shtynë drejt marrëzisë në të vepruar e në të shprehur, e kësaj radhe , naiviteti juaj për këtë temë, ju shtyn të deklaroni gjëra, të cilat me të vërtet janë më shumë se marrëzi.

Nuk besoj se në krahun politik të AKSH-ës, të jenë aq naivër, sa të mos jenë në gjendje të kuptojnë, se veprimet e tyre mund ti nxisë Serbia, por këto mendime, mund ti ketë një Analiste, që jo një , po të dy veshët i ka të mbyllur, dhe nuk më ngjanë të jetë më e shkolluar se ata, por as më shkolluar se unë.

Ndërsa ju mentori i saj, më dukeni tepër ironik, dhe ironikët në përgjithsi, nuk munden të mbrojnë askë, e aq më pak të argumentojnë me llogjikë.

P.S
Vlerat që kam, i shprehë diku tjetër, dhe shkolla që kamë, për nga cilësia, duket qartë se i kalon disa herë ato të Analistes tuaj.

Për nga sasia, po ashtu !!!!

Her tjetër, do të ishte shum e ndershme të analizonit më shtruar, dhe të bëni thirrje konkrete të cilat mos të përfundonin me një ironi djallëzore.

ju përshëndet Oso Kika

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Prill 2003 03:52
ANALISTI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ANALISTI Kliko këtu për të kontaktuar me ANALISTI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ANALISTI Shto ANALISTI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ANALISTI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Analisti, nuk jam ketu per te edukuar vizitoret sesi duhet te sillen ne menyre qe te kete dialog ne vend te ofendimeve. Megjithate me duhet te te ve ne dukje se gjate shkrimeve te tua shpesh here i kalon kufijte e diskutimit per te devijuar argumentet ne kanale personale. Menyra juaj e te diskutuarit behet shpesh invadente (shpresoj ta kuptosh kete fjale).

Te akuzosh interlokutorin si ironik dhe i djallezuar eshte ofendim, prandaj te lutem mbaj distancen qe te takon perdersa nuk njihemi. Ne pergjigjen qe kisha shkruar nuk u nisa nga asnje paragjykim apo qellim. Faktikisht nuk e njoh fare si qendron puna e AKSH-se, thjesht kam degjuar nja dy here. Nese kjo AKSH-ja qe nuk e njeh asnjeri ne Shqiperi (pervecse si emer), ka nje program dhe paska kaq shume mbeshtetje nga "te gjithe intelektualet me te medhenj", atehere pse frikesohesh nga ironia qe nje person paska ne forum. Per pak po me duket vetja si ne kohen e Enver Hoxhes, kur priftit i therrisnin gomar, dhe speci quhej berxolle fushe.

Nuk me duket normale qe idete e hedhura gjate nje diskutimi te konsiderohen dinake dhe ironike. Ne fund te fundit une jam kurioz te di me shume mbi AKSH dhe FBKSH por nese diskutohet keshtu atehere me mire e le fare diskutimin dhe merrem me gjera me kostruktive.

Tani po te them dhe nje here mendimet e mia mbi ato qe shkruajte ne vazhdim, dhe nese vazhdon te konsderosh si antikombetar cdo njeri qe nuk e mendon si ty, atehere vazhdoje vete kete diskutim. Une se kam problem te diskutoj nje here tjeter per problemin e Shqiperise etnike, me persona qe me respektojne me shume dhe nuk shikojne cdo gje bardh e zi, pra o lufte o vdekje.

Tani, Se pari, analistja nuk eshte e jona, por e vetes se saj, dhe nuk jemi grup qe jemi vene kunder teje. Perkundrazi, nuk na intereson shume se cfare thua. Po diskutonim mbi qendrimin e temave propaganduese te AKSH-se ne forum ose jo.

Se dyti, na sqaro kush jane intelektualet me ne ze te kombit qe mbeshteskan AKSH. Pra na sill argumente.

Se treti, shumica e organizatave te konsideruara terroriste kane qellime clirimtare. Kjo vlen per ato ne Ceceni, ne Palestine, ne Egjipt etj. Vete Al-Qaida kishte si qellim zhdukjen e bazave ushtarake nga Arabia Saudite. Nese te kujtohet amerikanet hyne ne arabine saudite gjate luftes kunder Irakut ne vitet 90. Kur hyne presidenti saudit deklaroi se amerikanet do iknin sapo te mbaronte lufta. Kjo nuk ndodhi kurre, dhe prandaj sot amerikanet shikohen si pushtuas i Arabise Saudite. Pra Al-Qaida sipas pikepamjes se vet donte te clironte vendet arabe nga prezenca ushtarake amerikane.

Se katerti, deklaroni gjera pa pike vertetesie kur thoni se CIA financon vetem grupe qe kane programe te qarta dhe luftojne per clirim. CIA ka fiancuar grushtin e shtetit ne Kili, i cili solli regjimin me gjakesor qe ky vend njihte, ka financur Osama Bin Laden ne luften kunder Ruseve ne Afganistan, ka financuar Sadam Husseinin ne luften kunder Iranit.

Ne taktiken e CIA-s nuk financohen grupe me programe te qarta dhe me mbeshtetje intelektuale. Perkundrazi, financohen grupime njerezish qe shpesh nuk jane as organizata, dhe behen te tilla vetem pasi marrin bekimin e CIA-s. Ne konceptin e CIA-s mbeshteten organizata qe kryejne veprime qe CIA miraton. Ne castin qe organizata mundohet te marre vendime te pavarura nga CIA atehere ajo shkaterrohet, sic ka ndodhur me Al-Qaiden dhe Saddam Husseinin. Prandaj nje organizate e financuar nga CIA nuk mund te quhe ushtri ose armate, por mercenare qe manipulohen nga interesa ekonomike.

Nese nuk eshte keshtu urdhero na bind me argumente.

Se fundi, CIA eshte organizate sherbimesh sekrete e cila punon nen rrogoz. Kjo do te thote se ben punet qe shteti amerikan nuk mund ti beje hapur. Vete perkufizimi tregon se punet qe ben CIA nuk do pranoheshin ne arenen nderkombetare, e cila tashme nuk eshte e ndare ne lindje dhe perendim, si gjate luftes se ftohte. Atehere kujt i fshihet shteti amerikan qe ben aksione te fshehta ne mes te Europes ? Pergjigjia mund te jete vetem nje. I fshihet gjithe shteteve perendimore europjane, ska kujt ti kete friken tjeter. Ska shtete te tjera qe mund te prishnin pune po te donte amerika ti bente punet ne rruge normale diplomatike. Pyetja eshte pse duhet financuar nje grup luftarak ne mes te Europes kur trojet shqiptare mund te bashkohen ne rruge diplomatike me pak sforcim ?
Ne kete moment me vjen ne mend vetem nje mundesi. CIA financon nje ushtri te padeklaruar ne mes te Europes qe te krijoje destabilizim ne Europe. Ndryshe nuk ka pse te evitoje rruget diplomatike deri ne kete pike.
Madje po shtyhem me tej ne imagjinaten time. Mbase kjo armate e vogel luftarake mbahet gjalle nga CIA per ta perdorur ne momentin e duhur. Pra, per te krijuar nje lufte tjeter ne Evrope ne momentin qe duhet.

Personalisht mendoj se te gjithe pjestaret e AKSH-se jane heronj deri diku. Kane shume kurajo dhe po luftojne per dicka ne te cilen vertet besojne. Por do me vinte keq nese bashkimi i shqiperise etnike kthehet ne instrument nga shtetet perendimore per te sulmuar njera tjetren. Do me vinte keq nese luftetaret e AKSH-se zgjohen nje dite dhe e gjejne veten te perdorur dhe te hedhur tej. Do me vinte keq nese njerez qe besojne ne ideale te verteta shqiptare financohen nga sherbime sekrete qe fiancojne shume grupe destabilizuese terroriste ne bote.

Gjithashtu do me vinte keq nese populli shqiptar eshte i privilegjuari i rradhes i nje superfuqie nderkohe qe popuj te tjere ne kushte shume me te keqija (psh ai palestinez) po masakrohen cdo dite nga vete aleatet e kesaj superfuqie.

Shqiperia dhe Kosova mund te clirohen dhe te bashkohen ne shume menyra. Por vetem pak prej tyre do ishin menyra te drejta. Ne fund te fundit, populli yne nuk eshte cliruar dot ndonjehere vete nga pushtimet me forcat e veta. Vertet kujtoni se kesaj rradhe nje ushtri e krijuar ad-hoc do munde ushtrine serbe apo maqedone? Vertet mendoni se ne vitin 2003 ju mund te beni aksione luftarake ne ballkan dhe perendimi t'ju lejoje kete deri ne fund ? Vertet mendoni se clirimi i trojeve shqiptare eshte nje ceshtje bombash qe do vini ?

Mendoje pak... Pa mbeshtetjen perendimore juve nuk beni dot asnje hap. Serbia ju ben shkrumb nese perendimi e lejon ta beje kete gje. Por perendimi mbase nuk do ta lejoje. Kjo do te thote se perendimi mbase eshte me ju. (MBASE) Atehere pse te mos ju mbeshtesin ne arenen diplomatike por ne ate luftarake ? Eshte shume e thjeshte pergjigjia per mua. Sepse lufta intereson, diplomacia jo. Te njejten gje qe AKSH do ta arrije me lufte mund te arrihet shume kollaj ne rruge diplomatike, duke vene serbine ne qoshe, per ti ndare trojet etnike shqiptare perfundimisht. Apo kujton se kjo nuk i shkon ne mend politikaneve perendimore ? Ehhhhhh.

Pra ajo qe dua te them, i dashur Oso, eshte se destabilizimi dhe veprimet e pamatura te nje ushtrie qe nuk e kupton se eshte pjese e eko-sistemit diplomatik nga ka dale, mund te cojne ne gabime qe do kushtonin shtrenjte. Se pari per qellimin tone, pra clirimin dhe pavaresine e Kosoves. Se dyti per gjithe Europen, e cila mund te gjendet me nje lufte neper kembe ose me Serbine qe denoncon aktet "terroriste" qe AKSH mund te kryeje.

Kaq per sonte. Keto ishin mendimet e mia, si nje student qe di shume pak gjera. Je i mirepritur te argumentosh per gjerat qe nuk je dakort.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Prill 2003 08:05
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ANALISTI
ANALIST

Regjistruar: 16/04/2003
Vendbanimi: Kudo !!!!!
Mesazhe: 38

Question

I nderuari Student!!!!

E kuptoj shqetsimin tënd, dhe deri diku ju jap të drejt, por, nuk e quanu ju ironi faktin se më drejtoheni pa më njohur fare, pa ditur se cila është pregaditja ime, me fjalët se analistja ka shkollëë më shumë se ju.
Mua më lind dyshimi se ju keni zbuluar identitetin tim, dhe e dini përgaditjet e mia, apo vetëm një hamemendje, duke parë dobësin në të shprehurit dhe bnë trajtimin që i bëj temës në fjalë.

Ja pra i nderuari Interlokator, unë nuk kam bër tjetër, vetëm se ua kam vënë në dijeni përdorimin nga ana juaj të një ironije djallëzore. E quaj djallëzore sepse me këtë, keni dashur të arrini dy qëllime, nga njëra anë të godisni shkrimet e mia si të pa vlera, dhe që vijnë nga një përson pa nivel, dhe në anën tjetër përgëdhelni Analisten tuaj, duke vënë në pah, dhe vërtetuar dobësin e saj, që deklaron për shkollën që ka kryer.

Unë nuk kam nevojë të tregoj se sa shkollë kamë kryer, por, atë mundohem ta tregoj me shkrimet e mia, dhe dua që ato shkrime të vlerësohen duke u lexuar, dhe jo të vlerësohen, duke e ditur se ato i ka shkruar një përson me emër, që ka të kryer kaq e aq shkollë.

Nuk besoj të jemë pa kulturë, të pakten në shkrime , sa ju të vuani për edukimin tim:

"Analisti, nuk jam ketu per te edukuar vizitoret sesi duhet te sillen ne menyre qe te kete dialog ne vend te ofendimeve. Megjithate me duhet te te ve ne dukje se gjate shkrimeve te tua shpesh here i kalon kufijte e diskutimit per te devijuar argumentet ne kanale personale. Menyra juaj e te diskutuarit behet shpesh invadente (shpresoj ta kuptosh kete fjale)."

Do të ishte tepër me vlerë të më shpjegoni kuptimin e fjalës "invadente" !!!!!!

Nuk do hy në një debat për të anlizuar CIA-n Amerikane, sepse jam mëse i bindur se më mungojnë njohurit, të analizoj veprimet e një organizate, e cila sot ka një potencial të tillë, që është në gjendje të ndryshojë në tërsi faqen e botës, por, do ndalem te disa aspekte, që ju i nderuari Student i keni prekur si rrëshqitazi.

Unë , ashtu si ju dhe analistja juaj, vij nga i njejti vend, dhe kamë kryer të njestën shkollë që keni kryer dhe ju. jam ushqyer me të njejtën bukë, dhe specit, gjithnjë spec i kemi thënë, flas për shqipërin e mesme nga vij unë, nuk e dij si e kanë quajtur në zona të tjera, por jam i bindur se edhe andej spec është quajtur.

I nderuari Interlokator, bëni një kërcim prej akrobati, dhe mendoni të më tërhiqni vëmendjen, por me një fines tepër dinake, të më tregoni për mënyrën e jetesës.
Kjo nuk është ironi:
"Nese kjo AKSH-ja qe nuk e njeh asnjeri ne Shqiperi (pervecse si emer), ka nje program dhe paska kaq shume mbeshtetje nga "te gjithe intelektualet me te medhenj", atehere pse frikesohesh nga ironia qe nje person paska ne forum. Per pak po me duket vetja si ne kohen e Enver Hoxhes, kur priftit i therrisnin gomar, dhe speci quhej berxolle fushe."

Po inderuar, është tepër keq, mos të them marrëzi, të flasësh dhe të marrësh në analizë gjërat që nuk i njeh.
Ju ,mesa duket, jeni aq mbrapa këtij realiteti, sa me të vërtet ju duket Prifti gomar.

I nderuar, AKSH-ja, jo vetëm që përkrahet në Shqipëri, por udhëheqës i krahut politik të saj është i nderuari Idajet Beqiri, dhe po ua jap adresën e tijë:

E-mail: idajetbeqiri@hotmail.com

Me siguri që e njihni, dhe mbase ,kini lexuar për përpjekjet e tijë për pajtim e bashkim Kombëtar.

Një aspekt tjetër shum interesant është dhe mos informimi juaj për rolin që ka luajtur Shqipëria në çështjen e luftës së Kosovës, dhe me keqardhje vë re se , analizoni gjërat, mbase koiçidenc, por, duke u nisur nga disa thënje të shtypit dhe të diplomacis Serbe:

"Ne fund te fundit, populli yne nuk eshte cliruar dot ndonjehere vete nga pushtimet me forcat e veta. Vertet kujtoni se kesaj rradhe nje ushtri e krijuar ad-hoc do munde ushtrine serbe apo maqedone? Vertet mendoni se ne vitin 2003 ju mund te beni aksione luftarake ne ballkan dhe perendimi t'ju lejoje kete deri ne fund ? Vertet mendoni se clirimi i trojeve shqiptare eshte nje ceshtje bombash qe do vini ?"

Nga këto shprehje tuajat, edhe një naiv politik, do ta vinte në dyshim lojen e bukur që mundoheni të bëni ju me fjalët tuaja të mirë zgjedhura.

Nëse Serbia dikur tregonte epërsin luftarake, duke luftuar kundër një populli të ç'veshur dhe të pa armatosur, dhe kundër një ushtrie pa përvojë dhe me një armatim të lehtë, sot , do të ishte krejtsisht tjetër, dhe kjo epërsi, e them me bindje të plotë, ka kaluar në anën tonë, sepse, kemi një ushtri të dalë nga lufta, dhe me një përvojë të përfituar, si dhe me një kuadër të mirë përgaditur ,gjatë këtyre viteve, por dhe me rrugët e hapura për tu armatosur me armatim bashkohor.
Ndërsa sa ipërket luftës në Maqedoni, UÇK-ja kishte shumë përpasi, dhe , duke e parë këtë fakt, Diplomacia antishqiptare Europjane, shpejtoi të shpëtonte atë krijesë artificiale të tyren.

AKSH-ja, në programin e saj ka bashkimin e të gjitha teritoreve shqiptare në një shtetë të vetëm, dhe këtë do ta arrijë në saje të luftës së sajë të armatosur, e mbështetur dhe e ndihmuar nga populli shqiptarë në aspektin politik, diplomatik, financiar dhe fizik, si dhe punën e pa lodhur të krahut politik të sajë, për të siguruar aleat, dhe përkraje diplomatike, nga ato forca, të cilat respektojnë Lirinë, sovranitetin, dhe të drejtën për vetvendosje.

Analizat për Cian, më mirë se ç'do kush, i bëjnë ekspertët Amerikan.

P.s.

Do të ishte në nderin tuaj, si një student, të thelloheni më shum në analizë të mirëfillt të qështjes Shqiptare, dhe mos të bëni gafa të tilla, që do të bënin për të qeshur, dhe ata të cilët nuk e njohin këtë vaqeori.

Kamë jetuar me tollona, por, jam kalitur, dhe mësuar, që bukës ti them buk, e specit spec, dhe atë bukë të Myzeqesë dhe specat e sajë, i kujtoj me mallë këtu ku jetoj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Prill 2003 13:41
ANALISTI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ANALISTI Kliko këtu për të kontaktuar me ANALISTI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ANALISTI Shto ANALISTI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ANALISTI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:15 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Shqiperia Etnike

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.