volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646
|
Alfons DOVANA
Ç' eshte jeta
Foli jeta, tha:"Jam zjarri qe nuk shuhet kurre nje here
jam nje rreze qe ka lindur te jetoje ne perjetesi
jam nje vale elektriku, nje shkendi per syt' pa vlere
jam atom' e elektron e jam foton e energji"
"Jam levizja e vetedijshme, embrion prej dashurie
s'u kujdesa te shenoja dit'n e ardhjes per mbi dhe
porsa zbrita prej se larti ne keto vende arratije
mori ndjenj' pavetedija e me pyeti prej nga je?
"Isha prehja- e pergjumur ne Kaos te zbrazdesires...
por levizja se si lind prej kesaj prehje ne shkreti?
prej kesaj nate qe fal driten, prej kesaj drite t'erresires
qe rilind e qe rishuhet e rindizet perseri"
Foli jeta, tha:"Jam zjarri qe ka ndezur Promotheu
jam shkendija me e lashte e nje flake te persosur
jam dhe drita e qiellit kalter, jam dhe lenda e ketij dheu
para meje s'kan' jetuar hapesirat e pasosur".
"Un' jam forca, energjia e levizjes pa bitisur
se ne prehjen e pergjumur, n'gji te lendes se pashuar
ndrisin yje, konstelata neper qiellin e qendisur
se jam vale elektriku, energji e pashterruar.
--------------------------------------------------------
I sodisa si- i marrosur! psheretita:" Ç'eshte jeta"?
foli truri me tha:"Varre!" por nuk dua te besoj.
Rendin yjet vezulluar...i brengosur ja e gjeta:
Eshte nje lot ne dite maji, eshte nje lule ne dhjetor!
22. 7. 1954
__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|