Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > kanceri dhe tumori Vlerësimi i Temës: 8 votime, mesatarja 4.75.
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

neoplazmat

Cod. B04052006

analiste,me fjalen neoplazm nenkuptohen serish kanceret dhe nuk eshte qe eshte nje numer i vogel nen kete emer.dmth qe kur thua neoplazm nuk eshte se nenkuptojme nje kancer te vecante por ka nje grup shume te madh.jane shume kancere dhe nder to jane edhe kanceret qe jane te formuar tek femijet e vegjel.po ashtu edhe kanceret e qelizave te trurit futen nen kete definicion.gati gati cdo organ ka neoplazmat e veta.thjesht per te dhene idene se sa kancere jane po te jap nje link:

http://www.mic.ki.se/Diseases/C04.html

gjithsesi me sa pashe,shume prej tyre formohen ne menyren se si i kam shpjeguar me siper ndersa per sa i perket detajeve te meteperta do mundohem ti kap nje e nga nje pasi qe te kem permendur te gjitha konceptet baze qe duhet te dihen rreth kancereve ne pergjithsi!(kohet e fundit nuk kam shkruajtur shume ne kete teme,duke u harruar ne tema te tjera).
pasi te shofesh sitin besoj se do me japesh te drejte qe kam dhene nje pergjigje kaq te shkurter per pyetjen tende...nese jo,atehere do mundohem te gjej nje pergjgje tjeter...ndoshta disi me te detajuar...si dhe me kalimin e kohes sepse nuk eshte qe jane gjera qe thuhen direkt,sepse ne disa raste nevojiten edhe kerkime me te detajuara per te dhene pergjigje ne nje postim!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 07/05/2007 ora 03:21

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Maj 2006 01:41
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

metastaza...suksesi i nje qelize kancerogjene dhe mekanizmat

Cod. B15052006

ndoshta po i kthehem serish kesaj pjese por eshet nje gje qe ka shume rendesi per sa i perket jetes se nje kanceri.te kemi parasysh edhe nje here qe kjo veti vlen vetem per kanceret malinj...nje kancer beninj nuk jep metastaze...kjo si pasoje e qelizave qe e perbejne si dhe karakteristikave si kapsula,enet e gjakut qe e perbejne etj...metastaza kryhet me ane te kalimit te qelizave ne qarkullimin e gjakut ose ne sistemin linfatik...keto jane 2 metodat baze per te levizur nga pika e origjines...ka kancere qe preferojne njeren forme kurse ka te tjere qe preferojne tjetren (normalisht qe varet nga sa eshte i zhvilluar i njejti sistem dhe sa tjetri)...psh kanceri i gjirit ka si pike te pare metastaze nje linfonod ne afersi te sqetulles...kjo gje eshte e rendesishme per diagnostiken qe mund ta dalloje mire fare duke perdorur material radioaktiv (metoda e shintigrafise) etj...

duhet me pase parasysh qe cdo kalim i qelizave te kancerit nevojit shume faktore te ndryshem qe qeliza kancerogjene duhet ti kete perndryshe mbetet rruges dhe vdes...kjo eshte arsyeja se pse disa kancere kane aftesi me te madhe metastatizimi dhe disa me pak...varet nga numri i qelizave qe arrijne ne destinacion dhe nga strukturat qe shprehin ne siperfaqen e tyre...dhe te gjitha keto do formohen nga aktivizimi i gjeneve te qelizes...psh kalimi i pare qe nevojitet eshte futja ne qarkullimin e gjakut ose te linfes dhe per te arrit kete qeliza duhet te hape rrugen mes qelizave te tjera...eshte pare qe qelizat kancerogjene nuk kane shume kaderina(kryesisht formen E) ne siperfaqen e tyre.kaderinat jane proteina qe sherbejne per te mbajtur qelizat te bashkuara njera me tjetren dhe mungesa e tyre i shperndan...po ashtu eshte pare qe qelizat kancerogjene mund te prodhojne enzima shkaterruese qe te shkaterrojne skeletin qe mban qelizat lidh me njeri tjetrin sic eshte kolagjeni etj...pra jane nje sere fazat qe duhet te jene te koordinuara nga qeliza kancerogjene ne menyre qe kjo te kaloje ne qarkullimin e gjakut ose linfatik...ne gjak pastaj qelizat kancerogjene lidhen njeri me tjetrin ose perdorin vete gjakun si pike lidhjeje per transportim...megjithse pika ku keto qeliza mund te perfundojne nuk dihet gjithmone me saktesi,eshte pare nje preference kundrejt pikave te caktuara ne trup...psh kanceri i prostates me shume jep metastaze ne kocke,ose kanceri bronkial qe jep me shume metastaze ne tru etj...arsyet qe mund te cojne ne keto zona ne menyre preferenciale mund te jete relativisht te thjeshta per tu kuptuar: nese qeliza duhet te dale nga qarkullimi i gjakut ose i linfes do ta beje duke lidhur prap struktura mbi siperfaqen e endotelit(shtresa me e brendshme) te eneve te gjakut,keshtu qe mund te mendojme qe ne ato vende endoteli paraqet ato struktura te nevojshme per ate forme te kancerit per tu lidh

ne librin e patologjise se robbins-it sillen edhe mundesi te tjera si psh prodhimi i substancave te ndryshme nga indet e ndryshme qe mund te terheqin qelizat kancerogjene ose qe mund te kete zona ku qelizat kancerogjene nuk mund te rriten si pasoje e prodhimit te enzimave te ndryshme shkaterruese qe mund te prodhoje zona...etj etj

gjithsesi ajo qe mund te themi me siguri eshte qe ato qe dihen per metastazen jane akoma shume te cekta dhe se duhet shume kerkime perpara se sa te kuptohet tamam se si funksionon si mekanizem...gjithsesi,duhet te kemi parasysh edhe qe gjetjet e bera rreth saj jane te 10-15 viteve te fundit dhe kane ardhur si pasoje e rritjes se informacioneve mbi qelizat e tjera si dhe kuptimit te gjenomes dhe mekanizmave te funksionimit te qelizes...e ardhmja ka akoma shume per te treguar

arritem deri ketu...mekanizmat pak a shume mbaruan se permenduri...kalojme ne diagnostiken dhe klasifikimin.kapim klasifikimin ne fillim...ai qe quhet sistemi TNM kryesisht...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 07/05/2007 ora 03:23

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Maj 2006 04:34
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

sistemi TNM (1)

Cod. A13062006

pyetja e rradhes qe lind eshte si klasifikohet kanceri:
per kanceret ka 2 lloj klasifikimesh qe quhen grading dhe staging:
grading ishte klasifikim ne baze te shkalles se diferencimit te qelizave (shihni faqen e pare nese nuk gabohem per konceptin e diferencimit...gjithsesi do ta permend serish) ndersa staging tregon perhapjen e kancerit ne raport me ambientin qe e rrethon.duhet te kemi parasysh qe kemi staging vetem per kanceret malinj.ketu me kuptoni kur them qe kemi staging vetem per ato malinj sepse kanceret beninj kane vetem parametrin T sepse nuk dalin jasht kapsulet se tyre.me pak fjale une kete gje po e marr sikur kemi vetem nje forme per ato kancere(ndoshta dikush mund ta konsideroje si gabim qe them qe vetem kanceret malinj kane staging.e them per arsyen qe permenda ketu me siper).
ka disa lloj versionesh ne fakt qe ndryshojne sipas kancereve (me pike,me grupime shenjash etj)por ai me i perhapur nder kancere eshte sistemi TNM (tumor-node-metastasis).ky sistemi tregon me goxha saktesi shkallen e perhapjes se kancerit fillestar dhe klasifikimi sipas ketij sistemi eshte ne gjendje te ndryshoje terapine e nje kanceri...psh nese nje kancer klasifikohet me shkallen M qe do te thote metastaze ne distance nga pika origjinale e kancerit,ne pergjithsi terapija heq mundesine e nje nderhyrje kirurgjikale,sepse ne kete rast do te bente me shume deme se sa mire,dhe kalohet ne terapine me rreze (radioterapi) ose ilace (kemioterapi).
sistemi TNM nga fjalet vete eshte i perbere nga 3 parametra:


  • Tumor: me kete parameter tregohet kanceri fillestar dhe vendi qe ze ai...sipas dimensioneve pastaj vleresohet me numra T1,T2 etj sipas klasifikimeve qe kane bere.me pak fjale nje kancer ne veshke qe eshte i mbetur brenda veshkes ose zgjarohet ne ambientin qe e rrethn eshte ne fazen T(numrin sipas dimensioneve),N0,M0...
  • Node: eshte parameter qe tregon kancerin kur del jasht nje kapsule ose vendit te tij fillestar dhe futet ne sistemin linfatik.linfonodet jane ato qe goditen dhe sipas numrit te tyre marrin edhe numrin e N.psh rasti i linfonodeve te kancerit te mushkerise qe kur goditen jane ne stadin T(cfare do numri),N (numri qe i vendoset),M0.
  • Metastasis: parametri i trete sherben per te treguar nje metastaze ne distance.psh nese marrim prap kancerin e mushkerive,nje metastaze ne tru eshte kancer ne fazen T(cfare do numri),N(cfare do numri),M1....ne pergjithsi M ka vetem nje numer dhe nese kemi M1 nuk ka rendesi se cfare numrash jane T dhe N sepse nuk jane te rendesishem....do thoni ju: po si mund te kemi psh T0 ose N0 kur kemi M1?duke qene se diagnoza e nje kanceri eshte histologjike,atehere nje biopsi qe nxjerr prezencen e nje metastaze kur nje biopsi e kancerit origjinal nxjerr nje situate te dyshimte,ka rendesi me te madhe dhe klasifikohet si M1...mund te kemi psh qe nuk arrihet te behet nje diagnoze e nje infiltrimi te kancerit ne nje linfonod psh...pra situata qe e vejne ne dyshim parametrin T dhe N...vazhdon.... 

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 07/05/2007 ora 03:24

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Qershor 2006 04:34
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

sistemi TNM (2)

Cod. A04072006

me pak fjale ajo qe dua te them eshte qe jo gjithmone arrihet te kapet nje kancer ne fazen T ose diagnoza ne ate faze mund te jete e pamundur sepse personi mund te kete qene asintomatik (nuk ka treguar shenja)...ka shume raste ne fakt qe nje kancer gjehet ne nje faze qe nuk mund te behet me gje,sepse nuk ka treguar me para shenja...nje shembull psh eshte kanceri i kokes se pankreasit qe ne shume raste diagnostikohet ne nje faze qe nderhyrja kirurgjikale konsiderohet si e pamundur...per me teper,mund ta demtoje edhe me shume pacientin.
zakonisht klasifikimi behet ne baze te biopsise por jo gjithmone kjo gje ishte e mundur sepse ka raste qe biopsia mund te paraqese nje situate te ndermjetshme...mos te harrojme edhe qe pervec qe biopsia na jep idene se nga e ka prejardhjen kanceri (kjo ne fazen e metastazes dmth,qelizat qe merren na tregojne se nga kane ardhe) por nuk duhet te harrojme edhe qe na tregojne per grading,dmth se sa eshte shkalla e ndryshimeve qelizore qe kane qelizat kancerogjene...kjo eshte e rendesishme sepse ka forma te kancereve qe paraqesin karakteristika te ndryshme dhe kjo gje eshte ne gjendje qe te modifikoje edhe menyren se si do sillet mjeku kundrejt atij kanceri...psh ne mushkeri kemi kancer te bronkeve me qeliza te vogla dhe me qeliza jo te vogla (kjo ka pastaj nenndarje te tjera)...ajo me qeliza te vogla pash eshte shume me e eger dhe jep metastaze me shpejt.
por biopsia nuk eshte e vetmja qe mund te ndihmoje ne klasifikimin...te marrim rastin qe biopsia(ose edhe nje ekografi,ose radiografi etj) ka bere diagnoze te nje kanceri por qe nuk arrijme te kuptojme se sa eshte shtrire,nese ka dhene metastaze apo jo.per rastet te tilla futen ne perdorim teknika me te avancuara si psh CT (computerised tomography),rezonance magnetike berthamore (RMN) ose PET (positron emitting tomography) ose sipas rezultateve te fundit edhe nje kombinim i tyre arrijne te gjejne me shume saktesi zgjerimin e kancerit dhe te japin nje ide edhe me te qarte te situates...per momentin besoj se per TMN keto gjera mjaftojne...me vone do mundohem ti shtoj kur te permend metodat se si diagnostikohet nje kancer ne menyre me te detajuar ose edhe kur te permend kanceret  e ndryshme...
 
me keto qe kam shkrujt ketu pak a shume i kam dhene fund pjeses se si formohen kanceret dhe karakteristikat e tyre...kalojme tek diagnozat e tyre...cfare shenjash japin ne pergjithsi,si vjen dyshimi,cfare analizash kryhen per ti gjetur,dhe serish staging dhe grading bazuar ne keto analiza!
 
p.s: kini parasysh nje gje: kanceret e gjakut jane malinj dhe nuk kane nevoje per staging.mund te konsiderohet kjo gje si perjashtim i rregulles se sistemit TNM.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 07/05/2007 ora 03:25

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Korrik 2006 04:01
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

mikroARN: sfida e re!

Cod. A04112006

hmmm...kisha bere mend qe te shpjegoja ndonje gje rreth analizave qe perdoren ne pergjithsi si dhe per shenjat qe japin kanceret por shoh qe ka akoma gjera per te thene per sa i perket menyres se si formohen ato...jo per gjo por mjeksia ecen dhe ato qe them sot mund te mos jene me te verteta neser...
me ra ne dore nje lajm i botuar te revista "PNAS" (Proceedings of the National Academy of Sciences) qe tregonte per nje gjetje te re rreth shkaqeve te formimit te kancereve. koncepti i pare qe kam permend ne kete teme ka qene qe kanceri eshte nje semundje gjenetike...mbi kete koncept ndertohet e gjithe onkologjia...dhe te gjitha kerkimet qe kryhen,behen mbi ADN dhe modifikimet qe ajo peson gjate proceseve te saj...

sipas artikullit thuhej qe ekzistojne disa struktura te quajtura micro ARN qe jane te gjatesise rreth 19-22 baza dhe qe nuk kodifikojne per ndonje proteine...kerkimet e fundit kane treguar qe keto mikro ARN kane nje rol te rendesishem ne formimin e kancereve...
menyra se si veprojne eshte shume elegante...kane aftesine qe te lidhen me mARN (ARN lajmetar) dhe te bllokojne perkthimin e saj ne proteine.pra jane nje lloj kontrolluesi i shprehjes gjenike.keto mikroARN formohen vete nga prerjet qe enzimat e ndryshme i bejne ARN-ve te gjatesive me te gjata.sapo jane te lire keto mikro ARN kerkojne mARN qe do lidhin...kur i gjejne tentojne te lidhen me to...nese ka nje komplementaritet te pjesshem,rezultati eshte nje bllokim i procesit te perkthimit...nese ka nje komplementaritet te plote atehere shkaktojne shkaterrimin e mARN.shenjestrat e tyre?jane te dy klasat qe ruajne ndarjen qelizore...onkogjenet dhe onkosopresoret...por si mund te nderhyjne ne formimin e kancereve?ka 2 menyra:
1.nese kemi nje humbje te ketyre mikroARN-ve atehere aktivizohen gjene qe normalisht do kishte qene mire te kishin qene te fikur (funksion qe e bente mikroARN-ja)
2.eshte edhe mundesia qe te bllokohen gjene qe normalisht jane mbrojtes kunder kancereve,dhe ne kete menyre hapet nje rruge per zhvillimin e kancereve!

e gjithe historia filloi gjate kerkimeve qe po behej me nje kancer te qelizave te bardha,leucemia linfatike kronike ku po kerkoheshin gjene bllokues te kancerit ne kromozomin 13.ajo qe u pa ishte dicka tjeter: ne kete kromozom,si pasoje e perzierjeve gjenike tipike te kesaj leucemie,humbeshin 2 mikroARN,mikroARN 15&16. ne mbi 68% te rasteve te leucemise keto 2 cope humbeshin ose nuk prodhoheshin ne sasine e duhur...te dy mikroARN kishin te njejten prejardhje...kur keto zhdukeshin gjeni qe duhet te bllokohej ishte i lire te zhvillonte kancerin...

eksperimentet mbi minjte treguan edhe qe nese shtohej perqendrimi i mikroARN 155,shfaqeshin linfoma agresive qe konfirmojne faktin qe mikroARN marrin pjese ne kancerogjeneze.

kerkime me te gjera treguan qe keto probleme jane edhe ne kancere te tjera si prostate,zorre e trashe,stomak,pankreas etj...prandaj po kerkohen tani te behen harta te detajuara per keto mikroARN ne menyre qe ne nje te ardhme te mund te perdoren per te prodhuar ilace qe te mund te godasin ne keto pika...gjithsesi sfida e re sapo eshte hapur dhe duhet akoma shume kohe qe te arrihen rezultatet...por hapi i pare eshte kryer edhe ne kete drejtim...
pak a shume ky ishte pergjithsimi i atij artikulli..ca i komplikuar por nuk dija si ta thoja me te thjeshte...

atehere vazhdojme me ndonje gje tjeter..ca te me vi per mbare tani

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 07/05/2007 ora 03:33

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Nëntor 2006 05:23
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

nje veshtrim siperfaqesor te ecurive te 20 viteve te fundit

Cod. A09122006

ta them te drejten mund te flisja edhe per gjera te tjera si psh per sa i perket shkaktareve te ndryshem te kancereve si psh duhani ose infeksionet,rrezatimet etj por per momentin po them dicka si hyrje per sa i perket analizave pa kaluar shume ne detaje,gje qe do ta bej me vone:
nese do te kishim nje pacient me kancer rreth 20 vjet me para,do te kuptohej shume shpejt qe ai person nese ka nje kancer malinj,ti rrojne kalamojt se vete nuk ka shume shprese kurse sot mund te themi qe kjo gje nuk ndodh dhe aq shpesh...nuk ndodh per shume arsye prej te cilave mund te permend disa:
1.screening: me fjalen "screening" nenkuptojme analizat qe behen per te diagnostikuar nje kancer ne nje faze kur ai eshte akoma "inicial" dhe nuk ka akoma nje shperndarje te madhe ne linfonodet dhe organet perreth...gjithsesi,kjo gje nuk mund te thuhet shume shpesh per faktin se ka akoma kancere qe nuk e tregojne veten fare derisa arrijne nje faze te avancuar dhe nje shenje e vetme ne ato momente mund te jete treguese e nje pike rritjeje e kancerit ku terapite nuk jane me ne gjendje te bejne asgje pervecse "ta shtyjme sa ta shtyjme"...raste te tilla paraqesin kancere te mushkerise,ose ato te kokes se pankreasit,ka raste edhe disa lloj leucemish qe kane nje rritje shume te shpejte,etj
2.dija rreth kancerogjenezes dhe kancereve ne pergjithsi: dihet fare mire qe keto vitet e fundit kane shenuar nje boom te avancimeve per sa i perket mjeksise,mekanizmave te semundjeve,terapive te tyre etj gje qe kane cuar edhe ne nje rritje te jetgjatesise se personave pas nje kurimi nga kanceret.
3.terapite: nje pike tjeter qe ka ecur jane terapite e ndryshme te kancereve te cilet kane cuar ne nje ulje te kancereve kur flasim per parandalim (rasti i fundit qe ai i ilacit kunder papilomavirusit per sa i perket kancerit te cervices) por edhe per sa i perket kemioterapikeve (ku mund te permend Glivec kunder leucemise mieloide kronike te prodhuar ne vitin 2001 si dhe te nje versioni te dyte te ketij ilaci qe doli per ate 5% te pacienteve qe nuk i pergjigjej terapise me Glivec.megjithse nuk jam i mirinformuar per sa i perket clinical trials te bera per kete ilac,por shume shpejt do tu sjell lajme sepse New England Journal of Medicine me duket se e ka trajtuar kete tematike ne numrin e saj te fundit) si dhe ilace te tjera qe presin lejen per tu hedhur ne shitje...nje gje qe me beri pershtypje por qe eshte e vertete deri e fund eshte fakti qe sot per sot,psh tek kanceret e gjakut eshte me e lehte te kurohet nje kancer malinj agresiv se sa nje kancer qe nuk paraqet nje agresivitet...do thoni ju pse?beh,sepse kemioterapija godet qelizat qe ndahen (edhe kjo pike kerkon nje grup postimesh te detajuara qe do jepen tek tema e gjenetikes dhe tek tema e ilaceve) dhe keto kancere (si psh linfoma e Burkitt-it) kane nje pergjigje mjaft te mire kundrejt kesaj terapije...
4.ide inovative ne fushen e onkologjise: ide te tjera qe jane hedhur dhe qe po dalin pak e nga pak ne drite si psh tentativat qe po behen me nanorobotet (nje gje shume e perfolur kjo) ku mendohet qe duke nderthurur gjenetike,biologji,farmakologji dhe bioteknologji te arrihet te formohen nanorobota qe te njohin sekuenca te ndryshme ADN-je ose struktura te ndryshme ne siperfaqen e qelizave kancerogjene dhe te shkarkojne tek to ilacet e ndryshme ose edhe te shperthejne qelizen...pra tentativa e nje terapie precize qe do te ruaj pacientin nga efektet kolaterale qe paraqet nje kemioterapi ose nje radioterapi.

etj etj...

sic shihni gjithcka ne keto 20 vite te fundit...dhe mos harroni qe kerkimet ne mjeksi shkojne ne menyre eksponenciale dhe tani qe edhe bazat e patogjenezes se kancereve eshte hedhur (kujtoni qe jane semundje gjenetike) dhe sekuencimi i gjenomes se njeriut ka mbaruar,kerkimet do behen edhe me te lehta...por per nje gje te jeni te sigurte...CDO SEMUNDJE E KA NJE KURE...eshte thjesht ceshtje kohe qe te gjehet...

vazhdojme...:p

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 07/05/2007 ora 03:34

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Dhjetor 2006 03:26
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
prrenjsaku
freelance/gynecologist

Regjistruar: 03/02/2004
Vendbanimi: toronto/canada
Mesazhe: 113

klodel

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
doja te dija per shfaqjet e jashtme te leucemise akute, qe do te te shtynin te beje analizat e gjakut.

lidhur me terapine e di dhe une per transplantimin e palces se kurrizit por nuk di qe kjo te zbatohet ne rastin e leucemise akute. pasi kjo e fundit nuk ka asnjelloj sherimi :(


===============================
Po thua qe leucemia akute s'ka asnje lloj sherimi
ku bazohesh per kete, pasi kam degjuar se dhe me leucemine akute njerezit jane sheruar ose mbijetuar me mire,ne Amerike dhe Kanada po bejne mrekullira,mjafton te futesh ne kete website,www.leukemia.com ti besosh vete :)
keto historira

__________________
i hear different things from different people at the different time,and meanwhile i hear different things from the same people at the same time

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Dhjetor 2006 04:49
prrenjsaku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të prrenjsaku Kliko këtu për të kontaktuar me prrenjsaku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të prrenjsaku't! Kërko mesazhe të tjera nga: prrenjsaku Shto prrenjsaku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto prrenjsaku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Pashai_1987
Chomeur

Regjistruar: 08/12/2006
Vendbanimi: Europ
Mesazhe: 62

ka dikush qe mund te pergjigjet

mirmbrema
nuk e di nese ju ketu jeni doktorra apo thjesht te apasionuar pas mjeksis por kisha nje pyuetje:
pasi kam ber disa rezonanca magnetike nuk e di si quhen ne shqip/anglish por esht nje lloj scaneri modern ne tru ,ne foto kan gjtur disa(shum) njolla te bardha dhe nuk mund te shpjegojn dot neurologet nga vijen dhimbja ime e kokes
tani ato me kerkojn te bej nje"ponksion lamber" esht nje lloj gjilpere ne shtyllen kurrizore per te hequr lengun qe ndodhe aty dhe te bejn analizat e ketij lengu ose te me bejn nje gilper ne kok dhe te heqin nga lengu qe rrethon trurin por kete un nuk kam per ta pranuar kurr!!
tani mund te me thoni ju a eshte e rreziksheme kjo "poncion lomber" dhe a ka pasoja sepse te gjith mjeket ketu ne Belgjik me thon "oh ska asnj gje esht shum e leht dhe nuk ka asnje pasoj por duhet te rrish shtri 10 or pas asaj gjilperes"
un kam sh frik dhe nuk dua ta bej kete gjiilper
flm

__________________
Enderrat nuk duhen sajuar por duhen jetuar

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Dhjetor 2006 02:32
Pashai_1987 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Pashai_1987 Kliko këtu për të kontaktuar me Pashai_1987 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Pashai_1987't! Kërko mesazhe të tjera nga: Pashai_1987 Shto Pashai_1987 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Pashai_1987 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Cod. D22122006

Nuk jam doktor, por mund te spjegoj si behet gjilpera ne kurriz. Ata duan te marrin pak leng cerebral, i cili qarkullon ne disa dhomeza brenda trurit dhe jashte tij. Ky leng rrethon gjithashtu komplet trurin dhe shtyllen kurrizore. Gjilpera behet ne kurriz sepse ka nje pjese bosh te shtylles kurrizore pa palce, ku kalojne vetem nervat. Kjo eshte pjesa lombare. Sigurisht qe nuk eshte e kollajte, sepse gjilpera kalon mes vertebrave dhe hzn ne shtylle kurrizore, megjithate une do te keshilloja te ndiqje ate qe thone doktoret se nuk duan te keqen tende.

Per me shume te gjeta keto linke:
http://en.wikipedia.org/wiki/Lumbar_puncture

Modifikuar nga NS-6 datë 13/05/2007 ora 02:49

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Dhjetor 2006 14:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Pashai_1987
Chomeur

Regjistruar: 08/12/2006
Vendbanimi: Europ
Mesazhe: 62

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk jam doktor, por mund te spjegoj si behet gjilpera ne kurriz. Ata duan te marrin pak leng cerebral, i cili qarkullon ne disa dhomeza brenda trurit dhe jashte tij. Ky leng rrethon gjithashtu komplet trurin dhe shtyllen kurrizore. Gjilpera behet ne kurriz sepse ka nje pjese bosh te shtylles kurrizore pa palce, ku kalojne vetem nervat. Kjo eshte pjesa lombare. Sigurisht qe nuk eshte e kollajte, sepse gjilpera kalon mes vertebrave dhe hzn ne shtylle kurrizore, megjithate une do te keshilloja te ndiqje ate qe thone doktoret se nuk duan te keqen tende.

Per me shume te gjeta keto linke:
http://en.wikipedia.org/wiki/Lumbar_puncture


faleminderit shum
por un thjesht nuk kam besim tek doctoret edhe pse ato me thon qe esht shum e leht ne u kemi ber femijve shum te vegjl gjilpera te tilla ec ect por un thjesh kam frik so mos bejn ndonje gabim ne pun e siper dhe po me len me pasoja me mbrapa
flm

__________________
Enderrat nuk duhen sajuar por duhen jetuar

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Dhjetor 2006 18:37
Pashai_1987 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Pashai_1987 Kliko këtu për të kontaktuar me Pashai_1987 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Pashai_1987't! Kërko mesazhe të tjera nga: Pashai_1987 Shto Pashai_1987 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Pashai_1987 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:28 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > kanceri dhe tumori

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.