MAUBERT
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: Paris
Mesazhe: 32
|
Mbi homoseksualitetin...
Lexova me interes diskutimet mbi homoseksualitetin dhe e quajta te nevojshme qe te jepja dhe une mendimin tim per disa pika...
Homoseksualiteti eshte nje dukuri e vjeter dhe fillimisht si dukuri masive eshte zbuluar te greket e lashte e me pas eshte ndjekur nga te tjera shoqeri qe kane pasuar.Pra eshte nje dukuri mjaft e vjeter e cila ka ekzistuar nga kohet me te hershme e deri me sot dhe ne disa shoqeri eshte pranuar e ne disa te tjera jo,me pas eshte izoluar si fenomen e me pas eshte perhapur rishtas.Ajo qe ne te gjithe i shtrojme pyetje vetes eshte se cfare dobie kane keta njerez me prirje te ndryshme seksuale ne shoqeri dhe a do te ishte e drejte qe t`u jepeshin te drejta apo jo.Le ta nisim qe nga krijimi i jetes dhe perkatesisht i asaj jete njerezore.Dy teori gjenerale ekzistojne sot ne bote per sa i perket krijimit te jetes njerezore,ajo fetare dhe ajo materialiste(nje nga mbeshtetesit me te flakte eshte pikerisht Darvin).Secila nga keto teori nuk ekziston e vetme,por ka shume te tjera qe i perbejne dhe qe koha nuk mjafton per t`i permendur te gjitha sidoqofte si shembull te teorise materialiste po marrim Darwin-in nderkohe qe te asaj fetare po e trajtojme ne grup,sepse iderat e krijimit te jetes njerezore ne fe jane pak a shume te njejta.Ne rastin e teorise fetare themi se Zoti krijoi Even dhe Adamin te cilet ishin paraardhesit tane dhe ishin te ndryshem seksualisht.Ata u riprodhuan per te dhene gjeneratat e tera qe do pasojne dhe per te arritur deri ne kohet e sotme.Le te kapemi te fakti fillestar.Kemi krijimin e dy njerezve te ndryshem seksualisht dhe qe kane prirje seksuale ndaj gjinise tjeter.Kjo do te thote qe jo me kot Zoti i beri te tille,pra pikerisht qe te arrinim ne krijimin e kesaj bote ku jemi sot dhe qe te kishim mundesine e shumimit,pra qe bota te mos shuhej,cfare nenkupton qe homoseksualiteti ne kete rast nenkupton nje devijim si fiziologjik ashtu edhe moral.Fiziologjik sepse del kunder ligjeve fiziologjike qe Zoti krijoi ne fillim,pra kunder asaj prirjeje seksuale ndaj gjinise tjeter dhe moral,sepse ne kete rast homoseksualiteti nenkupton nje mbetje ne vend,pra nje frenim i zhvillimit te jetes njerezore ne teresi(mjaftojme te mendojme qe sikur kjo dukuri te ishte dominante te njerezimi,i trajtuar ne totalitet bota do te vinte ne shuarje e siper cka do te thoshte fund i njerezimit).Pra duke marre per shembull dy krijesat qe jane ne origjine te krijimit te botes sipas teorise fetare homoseksualiteti do te ishte nje kundershtim i madh i ketyre normave qe Zoti vendosi ne fillim pra nje mosperputhje e madhe me teorine fetare.Arrime atehere ne perfundimin qe teoria fetare nuk ka te beje aspak me homoseksualitetin dhe ne kete rast do te ishte nje devijacion total duke perfshire te gjitha aspektet,aq me teper qe ne kete rast homoseksualiteti mund te shihet edhe si nje rrezik per shoqerine per sa i perket pengeses qe i behet riprodhimit.Tani do i vinte radha teorise Darviniste qe ka per themel te krijimit te botes evolucionin e kafshes e qe quan si paraardhes tone direkt majmunin.Ne vija te trasha kemi nje evolucion te vazhdueshem te kafshes e cila arrin persosmerine e saj te njeriu.Mjeti i vetem qe ky evolucion t`i rezistonte kohes ishte shumimi i vazhdueshem per te dhene gjithmone e me teper krijesa me te evoluara e per te arritur deri te njeriu i kohes se sotme.Ne themel kemi pra pikerisht dy faktore qe jane evolucioni e shumimi,e ne kete rast mund te themi me plot bindjen qe pa shumim nuk do kishte evolucion,pra do ngeleshim ne krijesa te thjeshta te cilat do ishin te destinuara drejt shuarjes.Shohim pra dhe ne rastin e kesaj teorie qe shumimi ngelet faktori themeltar i evolucionit dhe i rezistences qe i ben shoqeria njerezore kohes e perseri sipas teorise se dyte mund te themi qe homoseksualiteti do shihej si nje devijim e per me teper nje rrezik qe perputhet pikerisht me te njejten rrezikshmeri qe do krijohej edhe nga teoria e pare.Atehere fere thjesht mund te arrijme ne perfundimin qe cfaredo teorie te marrim ne konsiderate kemi te bejme me nje mosperputhje te homoseksualizmit me keto teori.Pra duke ndjekur llogjiken e krijimit te botes homoseksualiteti bie poshte.Nga ana tjeter rrethanat qe jane krijuar ne kohet e sotme ben qe kjo dukuri te jete me se normale dhe madje shfaqet shpeshhere edhe si nje shenje kryelartesie per sa i perket cvleresimit te normave shoqerore.E sidoqofte deri ne kete pike nuk do te isha kundra,sepse kemi te bejme me lirine e te vepruarit e te shprehurit e perderisa deri ne kete pike homoseksualet nuk i prishin pune ne menyre direkte popullsise ne pergjithesi do te ishte nje e drejte e tyre(ne menyre indirekte,pra po ta shohim ne nje forme me abstrakte do ishte nje shkelje e normave te krijimit te kesaj jete njerezore,por do futeshim ne disa pika me te thella qe koha nuk do ishte premtuese per t`i sqaruar).Atehere mendoj se perderisa jetojme ne nje bote demokratike dhe perderisa homoseksualet jane qenie humane mund t`i ushtrojne te drejtat e tyre,per sa kohe qe nuk i cenojne lirine askujt.Nga ana tjeter ne se do arrinim ne piken e adoptimit te femijeve nga ana e tyre kjo do te ishte me se e gabuar,sepse mendoni se cfare problematikash krijohen ne bote nga femije qe rriten ne familje te c`rregullta(ky do te ishte nje rast tipik)e sa e mundimshme do ishte per nje femije t`i mungonte dashuria e secilit prind apo qofte te jetonte edhe me perbuzjen e vazhdueshme per familjen e tij(them kete,sepse nje familje e tille do te shihej me perbuzje nga nje nr i madh popullsie).E pra ne kete pike nuk kemi te drejten t`i imponojme nje femije nje zgjedhje qe aq me teper nuk eshte e tij,e cila do t`i shkaktonte dhimbje ne te ardhmen.Pra sipas mendimit tim personal duhet te lejohet kjo dukuri,por duke u mbajtur gjithmone si nje pakice dhe si nje fenomen i izoluar,pra pa e lene te shtrihet jashte limiteve,limit ky qe percaktohet pikerisht nga cenimi i te drejtes se personit fqinje.Ndersa per sa i perket ketij fenomeni ne Shqiperi them se eshte pak e nxituar,nga qe morali shqiptar ne pergjithesi nuk e ka lejuar kete gje dhe homoseksualiteti eshte ushtruar fshehur.Them se do ishte me e udhes qe te merreshim me pune me jetesore e qe me te vertete e shqetesojne kombin ne keto kohe e jo me cikerrima qe gjithmone sipas mendimit tim personal vine nga nje kopjim i deshperuar qe ne duam t`i bejme disa normave te cilat akoma nuk kane arritur deri ne ate pike sa te diskutohen edhe ne parlament.Ju uroj te me falni per ndonje gabim qe mund te me kete shpetuar dhe shpresoj qe mesazhi im te mirekuptohet...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|