lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137
|
Sa e pafuqishme isha une te zhdukja monstrat
e vetes sime!
Nqs do ti zhdukja te gjitha, do te zhdukja veten time gjithashtu. Nuk mundja ti vrisja dot,do te ishte vetshkaterrim, e megjithate dikush me patjeter duhet te vdiste qe une te lirohesha,dhe ajo s'desha te isha une.
Tani, JAM E LIRE. dikush vdiq per mua,dikush shume special mbajti monstrat e shpirtit tim dymije e gjashte vjet me pare , monstrat te se shkruares aq te dhimbshme timen ,qe une te jetoja pergjithmone e lire-Jezusi. Falenderoj Zotin qe e lejoi kete vdekje dhe rilindje, ai eshte i mbrekullueshem.
E vetmja gje qe akoma me mundon dhe qe e di nuk do me hiqet prej nje kohe te gjate,eshte frika. Frika eshte monstri im i fundit qe ka mbetur brenda meje:te tjeret monstra kane frike prej meje,well jo,ne fakt prej Atij qe une besoj.
Sa frike eshte te humbasesh njerezit me te dashur tendit, sa me shume lidhje te forta shoqerore te formosh ne kete bote,besoj aq me shume zemra ime do rritet ne kapacitetin e saj per te dhene dashuri,e gjithashtu me shume zhgenjime do perjetoje. Dhe edhe pse kjo zemer qe preket kaq shpejt ,dikur behej inatcore, e eger, dhe e hidhur nga padrejtesite dhe zhgenjimet, duke formuar nje mur mbrojtes ku i shtynte te tjeret jashte dhe duke luftuar si dreqi te mos i afroheshin, sot ka nje force te cuditshme te rrije perhere e hapur,perhere duke dhene,perhere duke rrezikuar te zhgenjehet vetem per faktin qe paqja e zemres nuk vjen nga keshilla te shpejta psikologesh:'metoda si te kaperxejme inatin" por vjen nga besimi i palekundur qe Zoti kujdeset per mua.
Nga ky besim do nisem bashke me te, te luftoj dhe friken. 
__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|