Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459
|
Citim: Po citoj ato që tha Syrius
Justifikime:
Mengjes, jam zgjuar qe ne pese...
Ka kohe qe, per shak te merzise e stresit me del gjumi kur te tjeret akoma flene. E si pasoje , si te gjithe ata qe zgjohen me heret sec duhet, rri ne nje cep e bej analiza te kota : te veprimeve e mendimeve.
....
Nuk jam tip agresiv, 90% te jetes jo. Jam tip shume i qete, i vecuar e anti social.
Kjo si pasoje e jetes qe kam bere. Shume shpesh, gjate aventures time 10 vjecare ne perendim ndodhi qe, duke qene tip naiv , u dhashe besim njerezve te gabuar.
E pesova per shume vite, deri sa mesova.
Ajo pjese e agresivitetit tim vjen nga hidherimi. Zhgenjimi.
Ketu, ne kete vend, une futem vetem kur kam dicka per te shfryre: Qofte melankoli , zhgenjim apo agresivitet i akumuluar.
E keshtu, ajo pjese e vogel e personalitetit tim , behet e perditshmja ime per ata qe vetem me lexojne e nuk me njohin ne jete.
Eshte thjesht nje "Maske"
Ndryshimi midis njerezve si une dhe hipokriteve eshte qe impulsivet e te pastrit vendosin maska per vetembrojte, pa dashur e jo te perllogaritur.
Te tjeret , bejne gjithcka me paramendim. Per te arritur dicka.Nuk e kuptoj se cfare duan te arrijne neper FORUME me hipokrizine e tyre, por gjithcka varet nga qellimet...
-------------------------------------------
Nejse, ka ardhur koha qe une te zhdukem serisht nga forumet, per ca kohe.
Me duhet kohe per te menduar e per te ndenjur me veten time.
Miqte e mi te vertete, dine se ku te me gjejne e di se ku ti gjej.
Kalofshi mire
"Syrius"
..."Miqte e vertet duken ne dite te veshtira" me ka thene gjyshja ime.
E shprehur kaq banalisht, nuk kishte kuptim per mua, deri ditet kur ditet e veshtira erdhen e miq e vertete u duken, disa qe nuk mi kishte pritur mendja...
Sa shume e lehte qenka te jesh i lumtur, mjafton nga njehere vetem te kthesh koken ne nje drejtim tejter, ose te shtysh nje porte, ate me te voglen...
__________________
Intiligjenca e zemres...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|