lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137
|
Pashe nje makine qe u kthye permbys...eshte e jotja ?
Mora pallton e kuqe, canten e dores dhe zbrita nuke nxituar per ne rrugen kryesore. Nje burre ne kamion, deshmitar i ngjarjes po merrte policine per nje makine qe ishte kthyer skic ne drejtimin e kundert te parkimit,gjysma mbi trotuar. Iu afrova makines...ishte e imja...Pjesa perpara dhe mbrapa e saj ishin ngjeshur,dyert mezi hapeshin, dhe kapaku i bagazhit ishte hapur komplet,dy prej rrotave- ne ajer. Shoqja ime W, qe kish pare aksidentin prej dritares kish vrapuar pas meje. Ajo i hodhi nje veshtrim te shpejte makines time,me keshilloi te merrja policine por duke permbajtur veten i thashe qe burri ne kamion e kish marre me pare. Ajo iu drejtua makines tjeter ,disa hapa me larg ,mbi trotuar.
-Jeni mire? -i kish pyetur dy personat brenda. Une duke mbledhur mendjen iu drejtova makines se tyre. Ishin dy djem, ne te 20-tat, dukeshin ne gjendje te fjetur, te dy air-bags ishin aktivizuar, asnje shenje gjaku. Xhamat nuk i hapnin dot.
Nje djale i ri, iu afrua atyre duke i share : What are you f'''ing doing? It's my girlfriend's car you almost hit?
Teksa u largova prej tyre te vezhgoja gjendjen e mjerueshme te makines time, u perpoqa te hapja nje dere per te marre ndonje send me vlere qe mund te kisha lene brenda. I vetmi ishte GPS. U perpoqa ta merrja sa me shpejt, prej frikes mos shperthente sepse demtimi ishte afer gasolines. Megjithate asnje rrjedhje nuk dallohej.
Shoqja ime W, me vjen duke me thene qe kishin qene te dehur,te dy personat, dhe zjarrfikesja me ambulances kishin ardhur pas 5 minutash per ti cuar ne spital.
Shoqet e mia te tjera, A, E, S, J kishin zbritur duke pare te cuditur skenen perpara nesh. A ia beri e habitur : Lori dukesh shume e qete!
Kisha nje perzjerje mendimesh dhe ndjenjash. Qe nje gje e tille te ndodhte ne oren 1 e gjysem te nates,nje te premte, kur muaj me pare mund ta kisha shitur makinen, kur mund te kisha zgjedhur te beja dicka tjeter se ta shpenzoja kohen tek appartementi i E duke pare filma dhe duke luajtur kinetics dance, sikur ta kisha parkuar makinen tek malorja ( shoqja ime W, ma nderroi mendjen meqe po binte bore ) dhe jo tek buza e rruges, sikur te kisha vendosur te ikja prej E-se me heret se 1:00 AM, sikur ata djemte te mos ishin dehur....etj etj etj nje sere vendimesh,nje sere gjerash te mbledhura bashke..ndihem fatlume qe nuk isha brenda makines sime sot naten. Me kujtohet The courious case of Benjamin Button ku portagonistja kryesore beri aksident: sikur nje moment te kishte ndodhur me ndryshe. Me ben te mendoj se jeta eshte kaq e brishte, qe mund te te iki brenda sekondash dhe besimi qe kemi ne si njerez qe gjerat te shkojne gjithmone mire eshte absurd: sa lloje lloje bakteresh, semundjesh cdo gje mund te shkoj keq.Vete ngarja e makines ne dy korsi te ndryshme ku ndahen vetem nga nje hapesire shume e vogel kerkon nje besim kaq te madh, nje besim qe ai tjetri po e nget ne menyre te pergjegjshme, qe rrotat te shkasin minimalisht ne debore.
-You can't drive this any longer.- ia beri ai teksa po e terhiqte makinen time me zinxhir. E megjithate pas kesaj, nje ndenje krejt paqeje mbizoteroi tek mua. E cuditshme, te kishte ndodhur 1 vit me pare, do isha sjell krejt ndryshe. Por cdo gje ndodh per nje arsye, dhe gjithcka,sado kaotike te jete kjo bota ku jetojme, ka nje sens. Ka raste qe dua ta di arsyen pse nodhin gjerat, ka raste qe me duket se te di arsyen eshte te kerkosh shume, nuk mnedoj nergjegja ime do e perballonte mire. Thjesht lute mqe keta djemte te kene shpetuar pa ndonje frakture, te mesojne nje mesim qe mund ti kushtojne jeten atyre dhe te tjereve nqs kjo perseritet, dhe nje makine te re per mua mundesisht
Talk about NEW YEAR !
__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|