Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
E cuditshme si eshte puna e amerikaneve. Kane kaq vjet qe na cajne koken me "lirine e individit" dhe kur vjen puna liria e secilit perkufizohet ne shtepi prej derrase ku cdo grahme private degjohet nga komshiu.
Pastaj... Ne vendin e madh, ku te gjithe kane makina te medha, te cilat ecin ne rruge te medha, duke harxhuar dyfishin e karburantit... pra ne amerike... shtepite kane permasa qesharake, me hapesira te ngushta dhe WC feminore, me dritare te vogla dhe dyer prej kartoni.
Kur bleva nje aparat para disa javesh kishte ulje cmimi po te paguaja pas 6 muajsh, por jo nese paguaja menjehere. Kjo bote po ecen mbrapsh, tani fuqine nuk e ka ai qe ka lekun ne dore, por ai qe ofron te lidhe jeten me kontrata qesharake te ndonje instituti kreditor. Kemi arritur ne piken ku leket dhe produktet nuk kane me vlere, sepse sistemi kapitalist ka nevoje te bleje te ardhmen e njerezve per te konfirmuar vazhdimesine. Ka dicka qe nuk shkon ne kete mes.
Eh kjo bote e kontradiktave qe e ka zanafillen ne amerike...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|