Eyesight
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 13/04/2006
Vendbanimi: Diku atje tej, atje ku ti nuk me arrin dot...
Mesazhe: 390
|
Me shume se mendim i castit eshte shperthim i disa javeve me pare...
Dua tia mbath nga keto momente qe me shtrengojne shpirtin, qe me asfiksojne… Shoh perreth meje .. nuk kam askend. Dua te iki, kam nevoje te iki.. E imagjinoj veten: hap deren, dal duke lene pas gjithcka, e nis te vrapoj, vrapoj pa e kthyer koken pas per te pare sakrificen time te kote, kohen time te humbur.... ata qe e shkelen pa meshire mundin tim... qe shkelen drejt e ne shpirtin tim.... vrapoj, tashme e lire, vrapoj... po per ku? Zgjas deshperimisht krahet por vetem era me pergjigjet, era e ftohte qe me mbeshtjell... Vetem ajo, gjithmone ajo mbeshtjell trupin tim... vrapoj deri ne kufij te forcave te mia...e me pas ndalem, ndalem te marr fryme... kraharori me ngrihet e ulet me shpejtesi.. mendoj nje cast... a ishte kjo gjithcka? A u mundova kot? Nisi te capitem ngadale, te eci drejt strofkulles sime te zakonshme, lirise se mendjes sime, aty do te jem e mbrojtur per pak kohe, e mbrojtur nga gjithkush e gjithcka.. Ndoshta do qaj, do psheretij...Po per sa kohe do zgjase kjo agoni? Sa momente, dite e net do te me rrembeje? Nuk ka asgje atje tej, asnje… sa keq kur ndjen boten te te duartrokase e me pas… heshtje e akullt dhe ujq qe skermiten ne erresiren aleate… e di, po pergatiten te me hidhen ne fyt, te me coptojne… ndoshta keshtu i japin fund dhe vuajtjeve te mia.. Ndoshta jo… Eshte e kote tia mbathesh!!! Gjithmone do te jene ne ndjekje, ne pritje te me gjejne te papergatitur.. e une me koken lart, ngadhenjyese (?) - kete nuk e di- apo ndoshta thjesht e qete vazhdoj te eci buze gremines sime.. ndoshta do te bie si me pare.. a do te jete dikush aty te me kape ne fluturim e siper e te me ngreje lart? Nuk e di... kjo tashme mbetet vetem nje kujtim i larget.. nje kujtim i atyre qe u shnderruan ne ujqer… O kohe e humbur, o zemer e thyer, o shpirt i vrare…do mbijetosh e do vazhdosh udhen tende te qete si ai udhetari qe bredh rruge me rruge i perhumbur ne mendimet e tij.. O Zot, jam si uji i rrembyer i nje perroi qe perplaset brigjeve pa u ndalur nje cast…
__________________
The greatest thing we'll ever learn is just to love and be loved in return
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|