amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605
|
Citim: Po citoj ato që tha Tulipani
Pyesin veten e tyre me ke duan te jetojne se fundja s'besoj se kemi ndonje detyrim me te madh ndaj vetes se sa ta bejme te ndihet e lumtur me njeriun qe duam.
Ceshtja ketu eshte qe njeriu "qe do" femra shqiptare, mashkulli, nuk respekton femren qe merr jeten e saje ne dore dhe jeton seksualisht e lire. E kjo e thene, mundesia per te gjetur ate lumturi ne boten shqiptare bie ne forme eksponenciale. Pse femra te mos kaloje ne anen tjeter te spektrit? Ne nje pasiguri financiare, ne nje vartesi psikologjike nga familjaret,...mund te kuptoj shume mire qe femra mund te beje nje hap te tille ne ajer.
Problemi qendron tek perkufizimi qe i jepet "femres te mire/familjare/..." dhe pasigurise te mashkullit shqiptar per t'i dhene nje perkufizim te ri asaj. Nese nje individ eshte programuar me idene qe femra familjare eshte ajo qe eshte e virgjer, qe nuk leshon veten ndaj deshires, qe qendron ne shtepi,...atehere ne momentin qe ai mashkull do doje te beje nje zgjedhje te rendesishme ne jete do influencohet nga ai para-programim.
__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|