Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Citim: Po citoj ato që tha Piktor
Miremengjesi Vizio e flm shume.
Ne fakt nganjehere keto mungesat bejne mire. Njelloj sikurse dy te dashuruar qe rrine larg per ca/do kohe, mungesa e njeri-tjetrit akumulon nje force me te madhe terheqese. Reflektojme duke autokritikuar dhe kritikuar. Kjo vlen per ata qe jane gjithmone aktive ne levizje e mendim, e rendesishme ne kete rast eshte te mos keputet fija qe i lidh. Nje fije imagjinare qe ka te beje pak a shume me Shekspirin, te klikosh apo te mos klikosh. Vjen nje dite klikon e çdo gje kthehet si me pare.
Shume e thjeshte ne te dyja rastet, klik ose jo, mbetet per tu vleresuar cili ishte vendimi me i mire. Meqe te dyja i bashkon ajo qe quhet "e drejte" dhe ajo qe i ndan eshte diçka me shume se personale qe ka te beje edhe me faktin e rendesishem te asaj qe mundohesh te jesh nepermjet performances.
Kur njeriu merr nje vendim, ka gjithmone te drejte, qofte edhe e gabuar, prandaj duhet respektuar me shpresen se do ta kuptoje nese ka gabuar. Vleresimi i gabimeve ka te beje me karakterin e njeriut dhe sa peshe ndikojne tek ai.
E zgjata ca si shume me duket, o si zakonisht!? Ky eshte me shume se nje lloj zotimi, pasi diçka ka ndryshuar dhe diçka kam mesuar.
Pershendetje Piktor, gezohem qe po t'lexoj.
Ketije mendimi, nuk mund ti heqesh asgje, vec te thuash "Je shpreh shume bukur"!
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|