Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Ka shume vende me fe te krishtere qe vuajne per buke. Argjentina, Brazili dhe Amerika Latine ne pergjithesi jane besimtare te ethshem.Prandaj pyetja qe duhet shtruar nuk eshte mes vendeve te krishtera dhe myslimane, por mes vendeve ku feja eshte e forte dhe ku feja nuk eshte e forte.
Sidoqofte, nje korrelacion nuk tregon kauzalitet. Prandaj nese ti zbulon se popujt qe besojne ne fe jane te prapambetur, nuk mund te thuash qe fajin e ka feja. Mund te ekzistoje lidhja e kundert: ata njerez besojne ne fe sepse jane te varfer, nuk jane te varfer sepse besojne ne fe. Kupton diferencen?
Ne mendimin tim, nuk kisha ndermend te beja krahasim thjeshte te Fese Krishtere me Islamiken por, h a p e s i r a t sociale qe i "lejon" kjo Fe, e ketyre vendeve te zhvilluara, njeriut.
Keto Hapesira Sociala ku besimi nuk sundon ne ate mase-force, ku impulson zhvillimet shkencore, progresin kulturor dhe ekonomik etj, kane dhene me shume fryte ne te miren e shoqerise se sa, ne perqindjen me te madhe te shteteve islamike ku Feja predominon jeten e perditshme te njeriut deri ne qelizat me te vogla te saj!
Mund te thuhet se "ato njerez, besojne ne Fe sepse, jane te varfer", kurse une mendoj se, kane ngel te varfer (ne varferi nuk hyn gjithmone-vetem pjesa ekonomike por, edhe, ngritja kulturore ect.), duke besuar verberisht ne fenomene inexistete, ne dogma te servirura!
Kete gje e pasqyrojne me qarte Revolucionet shoqerore qe kane nisur sefundmi ne Irak, Iran dhe Afganistan por edhe ne disa vende te tjera per Fitimin e Lire individuale nga dominimi Total i Fese mbi njeriun.
Sa per shtetet qe permend, n.q.se do te lexosh me shume rreth Brazilit, do te cuditesh (mendoj) se si atje aplikohen "fenomene" sociale-ekonomike ku vende si Gjermania, Italia, Suedia etj, nuk kane guxim ti fusin-aplikojne akoma!!!
Si perfundim, per llogjiken time, ndikimi i Fese, ne shtetet e ashtuquajtura Islamike, ka minuar zhvillimin, zhvillimin e gjithanshem!
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|