Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > kanceri dhe tumori Vlerësimi i Temës: 8 votime, mesatarja 4.75.
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Pashai_1987
Chomeur

Regjistruar: 08/12/2006
Vendbanimi: Europ
Mesazhe: 62

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk jam doktor, por mund te spjegoj si behet gjilpera ne kurriz. Ata duan te marrin pak leng cerebral, i cili qarkullon ne disa dhomeza brenda trurit dhe jashte tij. Ky leng rrethon gjithashtu komplet trurin dhe shtyllen kurrizore. Gjilpera behet ne kurriz sepse ka nje pjese bosh te shtylles kurrizore pa palce, ku kalojne vetem nervat. Kjo eshte pjesa lombare. Sigurisht qe nuk eshte e kollajte, sepse gjilpera kalon mes vertebrave dhe hzn ne shtylle kurrizore, megjithate une do te keshilloja te ndiqje ate qe thone doktoret se nuk duan te keqen tende.

Per me shume te gjeta keto linke:
http://en.wikipedia.org/wiki/Lumbar_puncture


thank you for the lik im tryine to read a little but even online-info i trust nobody
thanks Fajtori

__________________
Enderrat nuk duhen sajuar por duhen jetuar

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Dhjetor 2006 18:45
Pashai_1987 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Pashai_1987 Kliko këtu për të kontaktuar me Pashai_1987 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Pashai_1987't! Kërko mesazhe të tjera nga: Pashai_1987 Shto Pashai_1987 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Pashai_1987 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Pashai_1987
Chomeur

Regjistruar: 08/12/2006
Vendbanimi: Europ
Mesazhe: 62

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk jam doktor, por mund te spjegoj si behet gjilpera ne kurriz. Ata duan te marrin pak leng cerebral, i cili qarkullon ne disa dhomeza brenda trurit dhe jashte tij. Ky leng rrethon gjithashtu komplet trurin dhe shtyllen kurrizore. Gjilpera behet ne kurriz sepse ka nje pjese bosh te shtylles kurrizore pa palce, ku kalojne vetem nervat. Kjo eshte pjesa lombare. Sigurisht qe nuk eshte e kollajte, sepse gjilpera kalon mes vertebrave dhe hzn ne shtylle kurrizore, megjithate une do te keshilloja te ndiqje ate qe thone doktoret se nuk duan te keqen tende.

Per me shume te gjeta keto linke:
http://en.wikipedia.org/wiki/Lumbar_puncture



ah se harrove un kur consultova doktorim tim personal(e kam prej 6 vjetesh) me tha qe esht shum e leht dhe mos ki frik por un kembgula te me tregonte pasojat sekondare dhe me tha qe dikur kishin ber(jo dokt im por kirrget-neurolog) nje gjilpr te till tek nje vajz nja 25 vjeçe dhe kishin harruar te mbyllnin plagen dhe pas disa vitesh nga qe kjo paciente ankohej per dhimbje koke dokt kishin mundur te konstatonin qe kjo paciente humbiste(rridhte)leng cerebral !!!!!!!!!
athre ec e ki besim po te duash ti
flm

__________________
Enderrat nuk duhen sajuar por duhen jetuar

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Dhjetor 2006 18:56
Pashai_1987 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Pashai_1987 Kliko këtu për të kontaktuar me Pashai_1987 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Pashai_1987't! Kërko mesazhe të tjera nga: Pashai_1987 Shto Pashai_1987 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Pashai_1987 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Duhet te kesh te qarte qe mjekesia nuk eshte as magji dhe as kompjuter. Fakti qe behen gabime nuk tregon se duhet te ruhesh. Ne fund te fundit doktoret nuk kane interes te besh ti analiza, je ti qe e ke interesin, pasi duhet te gjesh cfare ke qe te dhemb koka. Nese nuk je i bindur mos shko, por ki parasysh qe shume gjera mund te rregullohen po u kapen ne kohe. Edhe nje infeksion i thjeshte mund te kurohet, por behet fatal po u la pa diagnostikuar.

Keshtu qe bjeri prapa. Doktoret nuk jane kasape dhe kane nje komision etik. Kur kerkojne analiya te veshtira kjo eshte sepse dyshojne ne dicka te rrezikshme, jo thjesht per kuriozitetin e vet.

P.s. Lexo me shume ne internet, por mos i hyr shume thelle mjekesise se duket sikur do te hapin ne dysh. Ne fund te fundit e pe dhe vete tek ajo fotografia qe analiza behet zgjuar dhe personi shkon ne shtepi shume shpejt.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Dhjetor 2006 19:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Pershendetje Pashai_1987

Cod. C22122006

La ponction lombaire, ngjan me periduralin.
Nuk e di ne ke degjuar ndonjehere te flitet per periduralin. Periduralja eshte nje lloj anestezije lokale ose loko-regionale qe praktikohet tek femrat gjate lindjen per te lehtesuar dhimbjet e kontaksioneve te uterusit, (me qarte dhimbjet e lindjes.) Anestezija administrohet pikerisht ndermjet nje gjelpere midis vertebrave 3; 4 ose 4 e 5 lombaire, ashtu sikurse behet edhe ponctioni lombaire..
Ne vendet europjane, po thuaj te gjitha femrat shtazane e praktikojne.

E bera kete krahasim per te thene qe mjeket dhe anestezistet nuk e fusin kete tip analize tek analizat e veshtira, Ne vendet si Belgjika kjo realizohet me nje thjeshtesi te madhe dhe pa asnje lloj pasoje..

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga NS-6 datë 07/05/2007 ora 03:40

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Dhjetor 2006 02:32
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Pashai_1987
Chomeur

Regjistruar: 08/12/2006
Vendbanimi: Europ
Mesazhe: 62

Re: Pershendetje Pashai_1987

Citim:
Po citoj ato që tha agata
La ponction lombaire, ngjan me periduralin.
Nuk e di ne ke degjuar ndonjehere te flitet per periduralin. Periduralja eshte nje lloj anestezije lokale ose loko-regionale qe praktikohet tek femrat gjate lindjen per te lehtesuar dhimbjet e kontaksioneve te uterusit, (me qarte dhimbjet e lindjes.) Anestezija administrohet pikerisht ndermjet nje gjelpere midis vertebrave 3; 4 ose 4 e 5 lombaire, ashtu sikurse behet edhe ponctioni lombaire..
Ne vendet europjane, po thuaj te gjitha femrat shtazane e praktikojne.

E bera kete krahasim per te thene qe mjeket dhe anestezistet nuk e fusin kete tip analize tek analizat e veshtira, Ne vendet si Belgjika kjo realizohet me nje thjeshtesi te madhe dhe pa asnje lloj pasoje..


Salut Agata
flm per keshillen tuaj por nu kam shkruajtur me lart qe plaga e 1 pacientje nuk u mbyll siç duhej dhe ajo kishte rrjedhje te lengut cerebral ,dhe kjo ka ndodhur po ketu ne Bruxelles!!!!!!
nejse un nuk e kuptoj krahasimin & lidhjen qe ju thoni midis "la ponction lambaire" dhe "periduralin."
ps. je connais tres mal la medicine en general

__________________
Enderrat nuk duhen sajuar por duhen jetuar

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Dhjetor 2006 23:08
Pashai_1987 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Pashai_1987 Kliko këtu për të kontaktuar me Pashai_1987 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Pashai_1987't! Kërko mesazhe të tjera nga: Pashai_1987 Shto Pashai_1987 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Pashai_1987 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
buka-mamace
Anetar i ri

Regjistruar: 16/08/2005
Vendbanimi: shpijeme
Mesazhe: 21

Falenderoj NS-6 ne trajtimin shkencore se si zhvillohen kanceret dhe tumoret tek njerzit. Mendoje se eshte me e rendesishme te trajtohet tema se; si te paradalohen semundjet sepse eshte me e lehte ta parandalosh sesa ta sheroshe semundjen. Edhe mjekimi eshte nje tjeter torture dhe semundja nuk mund te largohet perfundimisht prej trupit.
Njerzit duhet te dine me shume se si te mbrohen nga prekja e semundjeve si te fitojne rezistence aq me teper ne kete kohe kur prodhohen breza analfabete qe nuk din te shkruajn e te lexojne e jo me te kuptojne se cfare eshte qeliza ne pergjithesi.
Si te mbrohemi prej kancerve dhe tumoret? Kjo eshte shume me e rendesishme sot.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Shkurt 2007 16:51
buka-mamace nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të buka-mamace Kliko këtu për të kontaktuar me buka-mamace (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: buka-mamace Shto buka-mamace në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto buka-mamace në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Smile

ke plotesisht te drejte
shtjellimi i mesiperm qe kam bere vjen si pasoje e pyetjes qe eshte bere ne fillim te temes ku personi kerkonte te dinte gjithcka rreth kancereve...gje qe eshte e pamundur por qe mund te thuhet dicka deri ne nje fare pike...ashtu sic the edhe ti eshte me e lehte te parandalosh se sa te kurosh nje kancer...
tek kjo teme kisha ca kohe qe nuk kisha shkruajtur por qe nuk eshte qe e kam harruar...ne fakt kisha ne mendje te shtjelloja dicka rreth atyre qe perbejne faktore rreziku per zhvillimin e kancereve si dhe analizat qe behen per screening te kancereve...kujtoj ketu mamografite ose pap-testin qe jane analiza qe jane praktike fare dhe qe mund te cojne ne nje diagnoze te hershme por qe shume nuk i japin rendesine e duhur...po ashtu nje analize e thjeshte gjaku mund te coje nje gjetjen e nje kanceri te gjakut ne nje faze qe akoma nuk paraqitet terminale dhe mbijetesa mund te shkoje edhe ne me teper se 10 vjet nese kurohet ne ate faze...etj etj...keto gjera do ti shtjelloj me kalimin e kohes buka-mamace...por sic mund ta keshe pare,une hidhem sa ne nje teme ne tjetren dhe ka raste i harroj...(sic kam harruar nje teme qe ka pase te bej me semundjet e aparatit gjenital ku kam kohe qe mendoj te shkruaj dicka rreth nje markatori tumoral dhe nuk po me bohet per mbare :p)
gjithsesi,te falenderoj per komentin!shpresoj qe persona te tjere te bashkohen ne kete teme dhe te mundohen qe ta plotesojne sa me mire kerkesen tende,sepse, me duhet ta pranoj qe vetem nuk do jem kurre ne gjendje te te jap nje pergjigje te plote

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Shkurt 2007 21:09
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

3 shkallet e parandalimit

Cod. C07022007

ok,po i bej nje hyrje tematikes se faktoreve te rrezikut.qe te kuptojme me mire se cfare jemi duke thene me duhet te fus ne loje nje koncept qe pak a shume e permendi edhe buka-mamace: parandalimi!

kur flasim per parandalim duhet te kemi parasysh 3 shkalle te tij: kemi parandalim primar,dytesor dhe terciar.
ne parandalimin primar kemi si objektiv gjetjen e faktoreve te rrezikut,karakterizimin e tyre (shkalla e rrezikut te tyre,dozat qe mund te jene te rrezikshme,etj) dhe tentativat qe duhen bere per ti modifikuar me aq sa kemi mundesi.me pak fjale ne kete pike nuk kemi te semure,ne mundohemi qe personi qe eshte i shendetshem te qendroje i tille,duke krijuar nje ambient sa me te shendetshem rretj tij...kuptohet qe kjo gje arrihet deri ne nje fare pike dhe jo gjithmone eshte e mundur qe te behet parandalimi ne kete pike!

ne parandalimin dytesor kemi si objektiv gjetjen e semundjes ne nje moment qe ajo nuk ka arritur nje grade te avancuar dhe ne kete menyre te ndryshojme rrjedhjen e semundjes (aty ku eshte e mundur).pra ne kete pike,personi ne fjale ka takuar semundjen por nuk ka shfaqur akoma fazen simptomatike.dhe ne me ane te screening-ut,qe perfshin te gjitha analizat qe ne bejme per te arritur ne nje diagnoze sa me te hershme qe mund te ndryshoje te gjithe rrjedhojen e semundjes...ketu futen ato analiza qe permenda si mamografia,pap-testi,dozimi i PSA (prostate specific antigen) per kancerin e prostates ose edhe e atyre personave qe,pasi dime qe kane nje rrezik te madh per te zhvilluar nje semundje,duhet te ndiqen me analiza te vazhdueshme ne kohe,pa shfaqur akoma semundje...psh,fakti qe nje prind ka pasur nje kancer (tipi i kancerit te stomakut) eshte nje faktor rreziku edhe per pasardhesit dhe ne nje fare moshe edhe personi ne fjale duhet te kontrollohet me gastroskopi qe te shmange nje gje te tille. ose ose kur dihet qe personi ne fjale ka polipe ne zorren e trashe,atehere duhet te kontrollohet ne vazhdueshmeri,ne kohe te caktuar qe kjo gje te mos eci perpara dhe te behet kancer (perfshi ketu edhe mundesine e nje terapie te ndryshme si pshe ajo kirurgjikale),etj etj...por kjo gje nuk eshte qe ndalet vetem per kanceret por edhe per shume situata te tjera!

ne parandalimin terciar objektivi eshte kurimi i pacientit dhe rintegrimi i tij ne jeten shoqerore.me pak fjale ketu kurojme pacientin dhe tentojme ta riintegrojme ne shoqerine qe kishte por gjithmone duke mos harruar qe personi ne fjale ka pasur nje semundje...pra i behet edhe ajo qe quhet follow-up...nje ndjekje ne kohe qe te kotrollohet qe personi te mos rishfaqe nje rishfaqje (recidive) te semundjes...tek kjo futen teste te ajo e kalcitonines psh pas nje kurimi te nje karcinome midolare te tiroides,qe nese rritet dmth qe kemi nje rishfaqje te semundjes dhe duhen marre masa te tjera etj etj...

pra sic shihet gjerat shkojne shume me gjere se sa vetem gjetja e faktoreve te rrezikut...gjithsesi,mund te provojme ti japim nje shpjegim shume me te gjere 3 pikave qe shpjeguam me siper...marrim piken e pare dhe tentojme te zgjerojme termin e parandalimit primar...tani dalim tek faktoret e rrezikut dhe mundesia e modifikimit te tyre...gje qe do conte ne nje modifikim edhe te rrezikshmerise se shfaqjes se nje kanceri te mundshem ne organe te caktuara...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 07/05/2007 ora 03:41

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Shkurt 2007 04:12
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

parandalimi primar dhe faktoret e rrezikut

Cod. A20032007

atehere i kapim nje e nga nje ato pika qe permendem me siper dhe fillimisht te shohim ate qe quhej parandalim primar.
parandalimi primar kishte per qellim te gjente ato qe ishin faktore te rrezikut,prezenca e te cileve shton probabilitetin e shkaktimit te kancerit,dhe te mundohet me sa te jete e mundur ti largoje nga individi qe ne kete faze nuk eshte akoma i semure.
qe ne fillim duhet te themi qe kjo faze eshte nje faze qe luan rolin me te rendesishem por qe anashkalohet shume shpejt.pra,masat qe merren per parandalimin e atyre faktoreve jane disi te ulta per arsye te ndryshme qofshin keto individuale apo interesi.

faktoret e rrezikut duhet ti klasifikojme per lehtesi kuptimi ne faktore rreziku qe mund te modifikohen dhe faktore rreziku qe nuk modifikohen.ky klasifikim i thjeshte ka nje rendesi praktike per faktin se dallon ato per te cilat mund te kryhet dicka per ti parandaluar nga ato qe nuk mund te besh dot gje.
ne grupin e faktoreve te rrezikut qe nuk mund te modifikohen mund te permendim disa si:
-seksi.te qenurit mashkull ose femer,rrit perqindjen e nje kanceri te caktuar.disa kancere jane me te perhapur tek meshkujt dhe disa me shume tek femrat dhe keto vijne si pasoje e gjinise.
-mosha.ka kancere qe paraqiten me teper ne moshen e femijerise,ka te tjere qe godasin moshat e mesme,dhe ka disa qe probabiliteti qe te jene,shtohet me kalimin e moshes.
-predispozita gjenetike. te pasurit e nje gjenotipi te caktuar ose e mutacioni te caktuar shton probabilitetin e te pasurit nje kancer qe ka lidhje me ate mutacion.
me pak fjale keto qe permenda me siper,nuk mund te modifikohen.ok,nese mendoni per ato qe nderrojne gjini,lodhen kot se illoj i kane punet

nga ana tjeter kemi faktoret qe mund te modifikohen ku doja te permendja 2 ne vecanti,perpara se te permend ndonje tjeter.
-duhani.eshte nje nder faktoret e rrezikut per te cilin ka baza te forta shkencore qe tregojne qe rrit probabilitetin e nje kanceri,ku i pari qe mund te permendet eshte ai i mushkerive,por edhe te tjere si ate te stomakut,te veshkes,te veshikes etj...
-mbipesha.kur them mbipeshe i referohem peshave te tipit BMI>30.pervec rreziqeve per semundje kardiovaskulare,diabetit etj,keto individe paraqesin nje rritje te probabilitetit te kancereve te ezofagut,te gjirit,pankreasit,veshkes etj...

keto 2 qe permenda me siper jane ato qe mund te gjehen me shume nder faktoret e rrezikut te kancereve te ndryshem.dhe jane faktore rreziku qe mund te modifikohen.duhani duke e lene,dhe mbipesha duke kontrolluar me mire dieten qe bejne.

pervec ketyre te mesiperme kemi edhe te tjere si alkoli (shkaktomi i cirrozes qe me kalimin e kohes mund te trasformohet ne hepatokarcinome),materiale te ndryshme qe mund te perdoren ne pune si psh bojrat e ndryshme,pluhurat (si ato qe thithin punetore qe merren me perpunimin e drurit ose mermerit,ose si materiale si amianti),gazrat qe ndodhen ne hapesire si pasoje e shkarkimeve te makinave etj etj etj

po ashtu mund te kemi edhe faktore te tjere rreziku sic jane infeksionet.mund te permend rastet e hepatitit B dhe C qe ne fazat e avancuara mund te shkaktojne cirroze dhe kjo te kthehet ne hepatokarcinome,ose rastin e virusit te Ebshtein-Barrit qe eshte shkaktar i nje forme te linfomes se Burkitt,versioni afrikan.ose rasti i papillomaviruseve qe shkaktojne kancerin e qafes se uterusit tek femra (per kete behet edhe PAP testi) etj etj.

pastaj kemi rrezatimet e ndryshme,ose materiale te ndryshme kimike qe perdoren ne vazhdimesi.

ne konkluzion,mund te themi qe ekzistojne nje sasi jashtzakonisht e madhe faktoresh rreziku qe mund te ndihmojne ne rritjen e mundesise se shkaktimit te kancereve.per nje pjese te tyre mund te behet ndonje gje per ti shmangur,per nje pjese tjeter tentativat jane me te pakta.
prandaj ne pergjithi kjo grade te parandalimit kerkon akoma shume pune per ta perforcuar...

shenim (21/03/2007) : shkrimi u modifikua per nje koncept te gabuar (ne vend te kolangjokarcinomes duhet te ishte hepatokarcinome,,qe esht kanceri qe mund te formohet si pasoje e nje cirroze.kolangjokarcinoma eshte kancer i rrugeve biliare dhe ndryshon per nga shkataret)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 07/05/2007 ora 03:43

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2007 03:55
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Laura3
Anetar i ri

Regjistruar: 07/04/2007
Vendbanimi: Las Vegas, US
Mesazhe: 11

Smile

viruset si shkaktare te kancereve

Cod. D07042007

Kohet e fundit eshte raportuar se disa forma kanceresh shkaktohen dhe nga viruse: Si? E thjeshte:

Nje nga menyrat:
Disa viruse permbajne "oncogenes" (gene qe "turn on" proliferimin e qelizave) Oncogenes integrohen ne "host DNA" dhe shprehin produktin, dmth proteinen.
Antigjenet e virusit shumohen me qelizat....perjetesisht

Resultati:
Qelizat e transformuara jane ose "malignant" (cancer) ose "benign"

Disa shembuj virusesh te tille:

-Papova viruses
-Polyoma virus
-SV40 (Simian virus 40)
-Adenoviruses
-Herpes viruses
-Epstein Barr Virus (EBV)
-Human Papilloma Virus
•Shkakton "Cervical cancer"
-Chronic Hepatitis B and C
•Shkakton "Hepatocellular carcinoma"

RNA – retroviruses
-Rous Sarcoma Virus (RSV)
-Human Immunodeficiency virus (HIV) Surprize?
•AIDS
-Human T cell Leukemia Virus (HTLV-1)
•Adult T cell lymphoma

E shikoni sa shume ka?

Modifikuar nga NS-6 datë 07/05/2007 ora 03:46

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Prill 2007 04:41
Laura3 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Laura3 Kliko këtu për të kontaktuar me Laura3 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Laura3 Shto Laura3 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Laura3 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:34 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > kanceri dhe tumori

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.