Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Shi bie ne Tirane
Ne fakt vjen nje moment qe ju beheni thjesht milet per shkrimet e mia, vetem publik. Dhe si cdo publik ju perdor per te arritur suksesin tim. Jam i sinqerte. Jeni sfond. Vleresime qe une i dua, i kam te nevojshme, por nuk arrijne te justifikojne kohen kur jetojne. Perpelitem te jem akoma i azhornuar me dashurine tuaj, por jam jashte kohes, koha me tradheton. Nuk mund ta kuptoni. Brez i djegur. Jo juve, idioter, une.
Si t'jua spjegoj. Kam copeza per 'tju dhene. Po kujt t'ja jap. Me duhet nje perkthyes, nje kritik qe te vleresoje ne maksimum keto copeza. Eshte pjese e egoizimit tim. Sonte s'jam vetem. Jo ne menyre filozofike.. Jam me te tjere tamam. Jam me miq te vjeter, me grimca kujtimesh nga gjimnazi. Po kujt ja them, ju kujtoni se enderroj, kujtoni se fantazoj me sy hapur. Kujtoni se mbart copeza adoleshence pas realitetit.
Nejse, me lane vetem, sikur te kene frike te tradhetoj ato momente. Po degjoj Erion Korinin (Espera). I behet qejfi te shkretit. Thua se keto momente varen nga ai, imitues banal i artit boteror. Po kujt i thua, ky eshte maksimumi i qenies tone shqiptare. Kopje e botes qe shtiret si shpikje moderne. Ama une e di, jam prodhim i mpleksur i banalitetit perendimor dhe lindor. Por fjalen banalitet se pranojne dot as perendmoret, as shqiptaret. Keshtu qe une do mbetem pa dysheme, pa prinder. Jo se te mite vijne nga ndonje perendim abstrakt. Perkundrazi, jane femije lindore te patjetersueshem, por c'ti bej... mungojne me gjithe banalitetin e tyre.
Ehhhh, sot mungon edhe ajo femra qe e konsideron veten biznesmene spanjolle. Ka momente qe dua ti plas ne sy realitetin personave si ajo. Jo se i kam inat, perkundrazi, i pergezoj. Por c'e do qe prodhojne vetem endrra, klane... Korale lindore qe ju si kuptoni dot nga olimpi i perendimit. Kujtoni se e kam te veshtire te jem pjese e koraleve dhe une. Kujtoni se nuk di te jem i privilegjuar.
Nderkohe papagallet e demokracise perserisin mesimet e viteve 90-te... njesoj sikur te jemi ne republiken e bananeve. Stop njerez, stop me fshatarizmin tuaj. U lodha se degjuari thashethemet shqiptare:
Ketij ju ngref, ai vjedh, ky ka drita, ai s'ka... Jeni xheloze! Pak sepse keni te drejte dhe pak sepse jeni shqiptare...
Si guxoni? Egoiste te vonuar. A se kuptoni qe ka boll interesaxhinj qe shkruajne neper internet? Ka boll gjinkalla qe mbushin atmosferen me zhurme, njesoj si bandat e jevgjve diten e bajramit. Daulle me lekure derri, qe ekzistojne vetem ne saje te demokracise. Fat i madh i modernizmit. Jo per te ofenduar myslimanet qe derrin e kane inat. Thjesht per te gjetur nje publik per daullen e tyre. Blllllllllaaaaahhhhhhhhhhhh.
Vazhdoj te kem shoke njerez qe kane 8 familjare te vrare nga diktatura. E megjithate ketu valezojne flamurtare vdekjesh mediokre, qe imponojne boshllekun kulturor te mos-shkollimit. Bla bla bla bla bla. Vertet genjehen meshkuj te tille se dikush i degjon? Vertet e quajne veten blog? Apo une jam nje idiot qe veproj jashte turmes? Dele e ndare nga tufa e per sport...
Ndoshta....
Ndoshta duhet te bashkohem me lopet e ketushme. Ndoshta duhet te ndjehem dhe une lope. Por nuk prodhoj dot qumesht. Maksimum prodhoj fekondime te padeshiruara. Si t'ja bej??? Pranohet banaliteti dhe keshtu?
Sonte u be vone. S'kam si te jem shqiptar kaq vone. Kot qe flas shqip. Duhet te jem apsajt tashme. Aq me teper qe degjoj kenge te tejkaluara.
S'mund te besoj, s'mund te kuptoj, pse ende te ndjej. S'di c'ka te mendoj, si te veproj, rrugen time ta gjej?
Perfundoi nje fantazi, gjeja e vetme e vetme qe me dhe ti! Dhe kjo zemer prape po qan, ende te dua prape. S'di c'ka te mendoj, si te veproj, rrugen time ta gjej. Pse ende te ndjej? Ahhhhh.... sekrettttttttttttttttttttttttttt. Varrmihes qe germojne me duar ne kerkim te skeleteve te mi. Gjejne trupa te pakalbur, shenjtore te padeklaruar. Une, ama, i dua. Dhe kjo me ben idiotin e nates se sotme. Delja e zeze e tufes qe po ndiqnit.
Modifikuar nga Fajtori datë 29/04/2006 ora 11:25
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|