Stenli
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 06/10/2005
Vendbanimi: Atje ku ka drejtesi dhe zbatim ligjesh, qofshin shteterore, qofshin fetare.
Mesazhe: 17
|
Citim: Po citoj ato që tha Hektori
Pershendetje te gjitheve u be goxha kohe qe nuk po shkruaj, rastesisht u futa ne kete cep te forumit dhe po shoh se i jeni futur nje debati te zjarrte. I kuptoj amoxilin e kontinentin per ndjenjat e tyre kombetare dhe kuptoj gjithashtu stenlin qe eshte me teper ortodoks se shqiptar. Nejse pa u zgjatur po futem ne teme.
Mendoj se problemi mbi te cilin po diskutohet nuk eshte Nikolla Marku vleresimi apo mosvleresimi i figures se tij. Problemi qendron te kisha ortodokse shqiptare dhe pozicioni te i cili gjendet ajo ne kete moment. Per ta sqaruar pak situaten po i referohem Stenlit i cili me shkrimin e tij me ka dhene nje mori faktesh dhe te dhenash per te cilat une e falenderoj, gjithashtu falenderoj edhe te tjeret kuptohet per ato qe kane shkruar jo per gje po mos ju mbetet hatri pastaj....
Nuk e di te kaluaren e at Nikolla Markut po le te marrim per te mirqene faktet e Stenlit qe ai eshte hajdut ok. Po si eshte e mundur qe kreu i kishes tone ortodokse le njerez te tille ne krye te nje dioqeze sic eshte ajo e Elbasanit? Ti Stenli thua dhe qe Marku apo njerezit e lidhur me te kane vjedhur ikona me vlera te paperseritshme historike e artistike. Je i sigurt per kete sepse me duket nje akuze e rende. Gjithashtu ky at Marku na beka apo na thenka fjale qe nuk jane shkruar as ne ungjill asgjekundi. Me vjen mire qe je ortodoks qe i njeh mire shkrimet, por mua te them te drejten kur shkoj ne kishe gjithnje degjoj gjera qe perseriten e riperseriten pra fjale qe te shkruara dikur nga nje apo shume persona jane kthyer ne dicka ndoshta te merzitshme. Une per shembull pres qe prifti te thote dicka pertej ketyre pasazheve te ungjillit dicka tjeter qe te jete me afer nesh. Te them te drejten nuk e di se cfare flet at Marku aty te kuptohemi.
Nejse ta leme at Markun se pak na intereson dhe te kalojme te kisha. Eshte e vertete, Stenli, qe asnje kishe nuk quhet kombetare por ne nje menyre apo tjeter ajo faktikisht eshte e tille sepse perbehet sidomos kreu i kishes nga njerez te asaj kombesie. Per te qene me i thjeshte kisha greke, ruse, serbe, bullgare nuk quhen kombetare por nuk mund te themi se keto kisha nuk i sherbejne kombit te tyre. Ne kete moment futet nje koncept qe ti i dashur Stenli duhet ta kesh degjuar sepse eshte i rendomte ai i AUTOQEFALISE (koke me vete, pra e pavarur). Koncept i dale apo i krijuar si pasoje e nderhyrjeve te klerikeve qe perbenin kishen ortodokse ne rastin tone te atyre greke ne dem te interesave tona kombetare. Duhet ta kesh parasysh se per kishen greke cdo ortodoks qofte ky edhe shqiptar quhej grek. Ishin pikerisht keto interesa qe cuan ne krijimin e kishes tone autoqefale. Kisha jone pra eshte autoqefale. A mendon ti se eshte e tille pra e pavarur????
Qe te jesh i pavarur do te thote qe kreu i kishes dhe personat rreth tij te jene ne rastin tone shqiptare me gjak shqiptari sic u vendos me krijimin e kishes tone. Ti e sheh se kushti kryesor qe garanton autoqefaline shqiptare eshte shkelur, por ndoshta ty si ortodoks pak te intereson kjo. Po ta shihje problemin si shqiptar apo si njohes i historise se popullit tone do mendoje komplet ndryshe. Me beri pershtypje nje fakt qe Kisha e Maqedonise eshte skizmatike dhe qe eshte ndare nga Trupi i Krishtit. Pse eshte ndare dhe kush e ka ndare? Sipas teje trupi i Krishtit eshte perbere nga kishat e tjera si ajo greke ruse serbe bullgare shqiptare etj etj. Nuk e di te kete ndonje ferkim mes kishes maqedonase dhe kishave te tjera pervec asaj greke. Ferkim qe vjen nga mardheniet e acaruara te shtetit grek dhe te atij maqedonas. Ti duhet ta dish qe ne greqi kisha ben edhe politike apo jo? Dhe jo vetem qe nuk eshte e ndare nga shteti de fakto por arrin edhe ti imponohet atij. Vertet shteti nuk duhet te nderhyje ne ceshtjet e kishes por as kisha nuk duhet te nderhyje ne ceshtjet e shtetit. Ne Greqi kisha nderhyri fort per punen e leshimit te pasaportave ku te ishte shkruar edhe feja. Edhe nje prift i huaj mund te veje te meshoje ne nje vend tjeter kuptohet po duhet te dije gjuhen e vendit sepse do ti flase nje populli qe flet komplet gjuhe tjeter. E rendesishme eshte qe mos penetrojne keta njerez ne organet me te larta te institucioneve fetare, te respektoje ligjet tona te shkruara e te pashkruara.
Hektor!
Je i pari qe me bere te kthej mendje dhe te vazhdoj kete diskutim, qe ne te vertete nuk ka vlere, sepse nuk pritet kthim mendjesh dhe besimi. Une nuk kam frike, them ate qe une mendoj, shikoj, degjoj, prek dhe analizoj.
Do te te pergjigjem per cdo pike.
Jam nje lexues i rregullt i gazetes "Ngjallja" dhe informacionet me te shumta i kam marre qe atje. Eshte ky organi kryesor periodik mujor i KOASH-it i cili, meqe kerkohet nga dy atdhetaret e medhenj, amoxil dhe kontinent, nuk besoj se kalon pa u pare nga Sherbimi Informativ Shqiptar.
Se pari, Hektor, dua te te sqaroj ty dicka dhe njekohesisht edhe Amoxilit dhe Kontinentit, se nuk eshte Kryepeshkopi Anastas ai qe e ka vendosur Nikollen ne ate kishe, por Nikolla vete, Hektor, e ka uzurpuar. Ne ate kohe shume besimtare shqiptare shkonin ne Elbasan per te folur, por ai i zbrapste dhe mbyllte Kishen. Ne asnje rast nuk eshte treguar sjellje e keqe nga besimtaret qe kane shkuar atje, dhe sidomos nga Korca.
Sa per ikonat, jam shume i sigurt se ai thote qe "keto te dyja kane ngelur".
Nderkohe nga banoret e Kalase, ku une shkoj shpesh, thuhet qe Kisha ka qene plot me ikona te vjetra edhe gjate monizmit dhe pas tij. Fakt ky mjaft trondites.
Sa per ato qe degjon ne Kishe te them se, Kisha gjate 2000 vjeteve ka predikuar te njejten gje, te njejtin mesazh, te njejtin Zot, dhe perderisa ky Zot eshte i Pandryshueshem, edhe fjalet e tij jane ashtu. Sa per predikimet te them se ato jane realiteti. Ungjillin lexoje sikur Krishti te flet ty, sikur te thote ty, "ngrihu dhe ec".
Hektor, nuk eshte e thene qe kreu i nje kishe te jete i asaj kombesie dhe nenshtetas i atij shteti ku ndodhet. Psh. Kush ishte i sakte ne Shqiperi ne 1991-2 te behej Kr/peshkop? Mos ndoshta njerezit e nje njeriu te semure marrin nje njeri nga rruga dhe i thone: "Mund te besh nje operacion, se kemi psh vellain keq"? Kurrsesi jo. Pra, u zgjodh Anastasi si nje njeri me nje potencial te madh mendor dhe mbi te gjitha shpirteror. Veprat e tij shihen kudo. Dhe, Amoxilit nuk i vjen mire kur une t'i them tani se ne Shqiperine e tij te dashur ka vetem 2 prifterinj greke dhe 1 murgeshe greke. E di Amoxili se 3/4 e prifterinjve katolike jane italiane dhe spanjolle???????
Une o Hektor, nuk e mohoj ndjenjen e thelle patriotike te grekeve. Ata thone qe 1/2 e Shqiperise eshte greke apo orthodhokset shqiptare jane greke. Por, edhe ne fund te fundit, jo se po i mbroj, por edhe mbi Vjose ke emrin "Mallakaster", ke "Kanine", Gjirokaster, Sarande, Kelcyre; te gjitha keto emra greke. Ja, cdo te thuash ti Hektor, apo ju te tjeret?
Sa per Kreun qe duhet te jete me gjak shqiptari po te them:
Ato qe vendosi Kongresi i Beratit dhe qe i perforcoi ai i Korces NUK VLEJNE ME. Dhe kjo per arsyen se ne vitin 1954, ne mos gabohem, u mblodh nje Kuvend tjeter, qe nuk theksoi serish ato qe ishin vendosur ne 1929, por nxorri disa te tjera qe une nuk i kam. Dhe ajo qe i zhvleresoi te gjitha, pa perjashtim, pa perjashtim, eshte shkaterrimi i plote i Kishes Orthodhokse nga Enver Hoxha. Kur nje Kishe Militante pushon se ekzistuari, bashke me te humbasin edhe te gjitha rregullat dhe vendimet e saj te vendosura me pare, perfshire edhe Autoqefaline. Une po them se, ishte Kryepeshkopi Anastas ai qe i dha Autoqefaline Kishes Orthodhokse te Perendise ne Shqiperi.
E kuptove Hektor dhe ju te tjeret se c'do te thote fraza e fundit? Do te thote "Kisha ne Shqiperi" per te treguar vendodhjen e nje kishe orthodhokse. Edhe Apostull Pavli keshtu shprehet: Kisha ne Filipi, ne Kolos etj. Nuk eshte kusht kryesor, madje nuk eshte fare kusht qe kreu i nje kishe te jete i atij shteti, per arsyen qe te thashe. E di ti Hektor qe kreu i pare i Kishes Orthodhokse ne Japoni ishte jo japonez, me duket amerikan ose rus. C'i gjeti japonezet? Sot ata kane kreun e tyre japonez.
Por, edhe Shqiperia. Sot eshte i ndrituri Anastas, neser, do te jete nje shqiptar, se tani ka mjaft burra te hirshem qe jane te afte te drejtojne Kishen ne Shqiperi.
Edhe "At" nikolla marku, pesoi nje tronditje te thelle kur, At Arthur Liolin u bashkua me Kryepeshkopin dhe kerkoi ndjese publike per ato qe kishte bere deri ne vitin 2001, ne mos gabohem. E pra, pasardhesi direkt i Fan Nolit, beri kete kthese shpirtsjellese para Perendise. Bravo i qofte. E di ti Hektor se cfare beri "Apostulli i Shqiptarizmes" Theofan Noli? Menjehere sa u be peshkop ne Korce, 1909, me duket, e shpalli veten peshkop te Durresit, Shpatit dhe Oparit, ne mos gabohem. Veprime shume te renda pasuan.
Autoqefalia nuk merret "Urdhro, merre". Kalojne ceshtje dhe analiza kur "Nena e Kishave" Konstandinopoja, njeh se si kjo kishe ne filan shtet do te mbahet ne kembe; financat, shkollat e pergatitjes se klerikeve, qe jane 2 elementet kryesore te marrjes se Autoqefalise.
I kishte Shqiperia keto ne vitin 1910-1929? As mos e co ndermed.
Por, Noli, duke patur epshin e madh te udheheqjes, jo vetem nga ana shpirterore, por edhe sekulare, filloi te bente ato qe beri dhe, kur pa qe nuk ia doli, iku, per fatin tone te mire. Dhe ne Amerike, Kisha Greke, nuk mund te bente ate qe donte ai, se ajo ishte e lidhur me Konstandinopojen. dhe Noli, per t'u bere peshkop, se eshte me mire se prift, je me i ngritur, te puthin doren me shume, iu pergjerua Kishes Ruse, e cila jo me pak se greket ka interesa ne Ballkan, Kosove dhe Shqiperi, por qe, me zgjuarsine e saj, nuk shfaqet por vepron fshehurazi. Qofsha gabim.
Sa per Kishen Orthodhokse ne Greqi dhe se cfare ndodh atje ne lidhje me shtetin, nuk interesohem Hektor. Nuk se c'me duhet. Dhe, per mendimin tim, bravo i qofte qe ne pasaporta te vihet feja. "Se, thote nje shenjtor i madh, do te vije dita kur Kryqin do ta vendosim mbi balle per t'u njohur qe jemi te Krishtere". Dhe, shenjat e Antikrishtit jane afer, vula qe thote kapitulli 13 i Zbuleses, eshte edhe ne ditet e sotme. Per kete jam shume dakort.
Kisha e Maqedonise kerkoi pavaresi nga Serbia, por per arsye historike dhe qe une nuk i di, u nda vete. Keshtu rezulton e ndare dhe pa komunikim. Kryepeshkopi i saj nuk kujtohet nga asnje kr/peshkop tjeter NE BOTE gjate Meshes Hyjnore, se keshtu jane rregullat e Kishes Orthodhokse mbi te cilat ka ecur perjete dhe nuk eshte penguar.
Nikolla, si i zellshem, ishte ne Greqi, qe tani e urren, qe ne vitin 1991, ne mos gabohem qe te studionte teologji. U kthye ne Shqiperi dhe vazhdoi ne Durres. Por, per arsye qe e kam thene u perjashtua. Keshtu, i perjashtuar, pa arsimin perkates nuk mund te behej prift. Keshtu, ndonje nga kishat e tjera mund ta bente kete pune. Por, per fatkeqesine e tij, asnje nje nga kishat qe eshte ne kungim me te gjitha Kishat e tjera, nuk vesh prift nje njeri pa autorizimin e Kreut te kishes nga ai vjen. Nikolla nuk e kishte kete autorizim. Rrjedhimisht, Maqedonia mbetej varianti i vetem. Dhe u be. U be dhe solli gjithe keto turbullira dhe konflikte per te cilat ai e di vete qe eshte shkaktari, por krenaria nuk e leshon. Kembengul dhe arrin deri ne sakrilegj kunder Kishes se Shen Marise, qe e ka kthyer ne kafene, sic e thashe. Kur hyn dikush ne Kishe, e ka mendjen sa para do te hedhe. E ka hedhur tej rroben e zeze te priftit, qe nuk simbolizon vdekjen. Dhe ka varur ne qafe nje kryq te madh pa qene ne ndonje grade, se jo te gjithe prifterinjte mbajne Kryq.
Ky eshte Nikolla Marku, i cili, duke dashur te fshehe veprimet e tij, duke dashur te hakmerret kunder atyre qe e perjashtuan nga shkolla, shtiret si patriot, kandidon per deputet, keshtu degjova, dhe meqenese Elbasani dhe Shqiperia ka shume "patriote te tipit Kontinent dhe Amoxil, bashke me shoket e tyre, qe nuk dua t'i ofendoj, sepse nuk u ngjas, ia dhane atij voten me mirebesim.
Dicka shume te rendesishme. Te krishteret o NikollaMarksiste, nuk luftojne per atdheun tokesor, por per ate qiellor. Se e perjetshmja nuk ndodhet ketu, por ne qiej, tek Zoti. Ky ishte gabimi i Nolit 1 dhe i Nolit 2, Nikolles, qe po i drejtojne besimtaret per tek tempulli tokesor, duke u bere te paudhe, se udha e jetes eshte Krishti. Ne asnje shkrim te Nikolles nuk gjen fjalen Perendi, Krisht, Paqe, Hir.
Edhe njehere Hektor, nuk me duhet fare se cfare behet ne Greqi.
Di te them se Kryepeshkopi Anastas ringjalli Kishen Orthodhokse te Shqiperise. Nqs do te kishte tendencat e thena nga ata qe siperpermenda, gjate 15 vjeteve te tij ketu do te kishte gjetur nje kohe te pershtatshme dhe do te kishte vepruar. Por, jo. Ne predikimet e tij nuk u degjua asnjehere fjala "ju jeni greke" apo ekuivalente me keto.
Nejse.
Hektor, une nuk kam shume kohe per te qendruar mbi kompjuter, prandaj mund te pergjigjem jo shpesh.
Dhe mbi kompjuter jam vetem. Prapa meje nuk qendron askush qe te me thote se cfare duhet te shkruaj. Si besimtar qe e prek realitetin, qe shikoj ato qe jane dhe jo ato qe dua, shpreh mendimin tim, megjithe fjalorin aq te paemertueshem dhe te paskrupullt te 2 bijve shpirterore te Nikolles, qe perfitojne nen venien e nje emri te cfaredoshem. Dua t'i them Kontinentit qe une nuk i perkas atij. As ai mua dhe askush njeri-tjetrit. Te gjithe i perkasim Perendise.
__________________
Shqiptar? Rri drejt dhe fol drejt, drejt dhe ... vetem drejt.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|