Pleshtja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 20/06/2007
Vendbanimi: U.S.A
Mesazhe: 196
|
Ne kete diten time pa ty... nuk dua te shkruaj asnje fjale per ty, nuk desha qe ti te buzeqeshesh me ironi dhe perseri te tundesh koken duke menduar: te pata thene qe nuk do te rezistoje shume gjate pa shkruar per mua...por ja ku jam, ashtu e marrosur nga malli, plasa, vdiqa...mos qesh, nuk kam mall per ty, nuk po vdes per ty, nuk po plas per ty....
Sot ne kete diten time pa ty... kam mall per shoqerine time, per te kaluaren time, per ato ditet e bukura, sot kam mall per pranveren, per lulet, per shetitjet e mbasdites... ky dimer i gjate me thau, me lodhi, me keputi, sot ne vend te ketij shiu te ftohte kam deshire per shiun pranveror prej te cilit nuk do te vrapoja por do ecja ngadale e do lagesha deri ne palc...
Sot ne kete diten time pa ty... dua te pershendes te dashuruarit, ata qe qajne, ata qe qeshin, ata qe vuajne, ata qe gezojne, te çmendurit, te menqurit, ata qe shpejtojne, ata qe ngadale e marrin e nuk shqetesohen, ata qe kendojne, ato te vetmuarit, ato te shoqeruarit, ato te menduarit, ato qe mendojne se askush per ta nuk po mendon (gabim, un pikerisht ju po u shkruaj - ju pershendes ne veqanti).....
Sot ne kete diten time pa ty... dua te pershendes miqt e mi, Kotken, Zanin, Kurtin, Diabolicun, e te gjithe ata te cilet nuk po i shkruaj per te mos u zgjatur....
Sot ne kete diten time pa ty... kaq pata per te thene!
__________________
If you plan for nothing - you will surely get there.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|