lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137
|
Because you are mine, I walk the line......
Eshte e vertete, qe te berit gjerat drejt,ose te pakten perpjekja e te berit gjerat drejt eshte e lodhshme.Qe te jetosh me zemer dhe jo me rregulla njerezore,qe te ndjekesh me gjithe pasion mesimet e nje Rabbi qe jetoi 2012 vjet me pare mbi dashurine dhe faljen dhe ti aplikosh ne jeten e perditshme ashtu sic beri Ai,do shume guxim,do nje perfshirje kolosale,do qe te japesh pergjigje shume pyetjeve : Pse e ben kete? Pse lutesh? Pse shpenzohen kohen ne x aktivitet? Pse? Dhe per cdo pyetje perpiqem te kem nje Sepse. Vetem kur ka SEPSE, jetohet me zemer to plote dhe reflektim te plote te jetes. Jeta nuk te iken duarsh,sepse je thelluar shume te kesh nje arsye per cdo gje qe ben.
Menyra e zemres eshte me e veshtira,nuk e kam kapur akoma ndaj akoma shkruaj per te,sepse akoma e gjej veten te sillem ne nje menyre stereotipike, sepse e gjej veten qe perseri kam disa mentalitete qe duhen shpartalluar.
Menyra e te dashuruarit Zotin me gjithe zemer, shpirt,mendje dhe trup eshte menyre qe duhet te shpartalloje cdo lloj mendimi te kalbur sepse te duash Zotin me mendje te paster eshte te perpiqesh te imitosh dhe jetosh sic pershkruan apostulli Paul ne letren drejtuar kishes ne Philippi 4:8:
Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.
Kjo eshte esenca, cilesia e vecante e te menduarit qe i perket Zotit per te menduar te GJITHA gjerat te verteta, te ndershme, te drejta, te pastra, te dashura,me fame te mire,te virtytshme, dhe te lavderueshme. E tille cilesie e te menduarit ndryshe, te menduarit ne nje menyre qe tejkalon njerezoren, te menduarit ne menyre transcendentale eshte te imitosh Krijuesin. Ai eshte jashte kohes dhe hapesires,Ai eshte transcendental.
'Por Zoti nuk ka histori. Ai eshte komplet dhe shume real per te patur nje te tille. Sepse, patjeter, te kesh histori, do te thote, te humbasesh pjese te realitetit tend (sepse ka kaluar ne te shkauren) dhe akoma te mos kesh nje pjese tjeter ( sepse eshte akoma ne te ardhmen) :ne fakt te mos kesh asgje, vetem fragmentin e shkurter te se tashmes qe iken perpara se ti te flaseh per te.'( C.S. Lewis ,Mere Christianity)
Perderisa ka veti te tilla, transcendentale dhe universale, e gjej teksa une u marr ere luleve te pranveres, teksa humb ne thellesite e mendjes sime, teksa shoh dy te dashuruar, teksa jam prezente kur lind nje bebe,... jeta eshte me Te. Dhe perderisa eshte i tille,a nuk do te ishte transcedental mbi gjithe kulturat ,qe sado unike te jene te gjitha, kenget Afrikane, ukelelet e Hawait, ushqimi i preferuar Tailandez, veshjet me ngjyra te ndezura Kineze, te kene universalitetin e nje jete qe gumezhin dhe jeta eshte me Te; te kene virtytet e se drejtes dhe te mires, se dashurise dhe faljes?
Zoti tejkalon kulturat. Te besh vullnetin e Zotit eshte te sfidosh rregullat njerezore,te jetosh me menyren e zemres dhe pasionit.Sepse kur ndjek Zotin mund te provosh shume dhe te mos etiketohesh nga asgje,mund te jetosh...., mund te shijosh shume dhe te mos biesh skllav i shijimit sepse je e lire, me nje liri vetekontrollimi te prakahasueshme qe asnjeri dhe asgje s'krahasohet me Zotin qe i ka bere shqisat dhe objektet e shijimit sepse fuqia qe vete Zoti i ka dhene personit perbrenda dhe dashuria me te cilen ai mbush zemren, nuk te lejon te shijosh as vetveten,as personin me sublim per dashuri ne krahasim me shijimin e Zotit. Eshte ti kesh te gjitha ne dispozicionin e mollezave te gishterinjve te tu dhe ti modersoh me drejtesi dhe vetekontroll sepse nje fuqi e tille e dhene prej Zotit duhet ti kthehet Zotit serisht e paster.
to be continued...
__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|