Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Dashuria > Tradheti e Dyfishte Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Redi
Anetar i ri

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: Durrës
Mesazhe: 6

Unhappy

Tradheti e Dyfishte

Pershendetje.

Sic e dini mire fakeqesisht marim rruget e mergimit per shume arsye. Kjo e imja Studimi.
Doja nje vajze ose me mire u donim. Por kur kthehem me pushime pas disa muajsh Jashte vendit, mora vesh nga shoqja ime qe e dashura kishte shkuar me nje tjeter.
U bera tym. Pasi u takova dhe me te dashuren ajo me thote: ''Redi , e ndjeva shume mungesen tende, qaja pernate, te mendoja ne cdo moment etj, me pak fjale u ndjeja keq. Keshtu nje dite u njoha me nje djale i cili me ngushelloi, por ne realitet ky perfitoi nga une... . Une me ate jam lene, per mua ai ka qene nje gabim i jetes, Une te dua vetem ty dhe dua qe ti te me Falesh per hire te dashurise qe kemi pasur... ''

Kjo histori i perket se kaluares time. Do doja te lexoja mendimet tuaja se c'far do benit sikur te kishit qene ne vendin time.

Me vone do Jap dhe fundin dmth Se cfare bera une po ne fillim dua te lexoj mendimt e Juaja.

Me Respekt
Redi

__________________
Prova Teknike !!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Janar 2003 14:25
Redi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Redi Kliko këtu për të kontaktuar me Redi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Redi Shto Redi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Redi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Ka shumë fakte që ndikojnë në një situatë të tillë. Besoj nuk je i vetmi që i ka ndodhur kjo Histori. Të gjithë pa përjashtim jemi ndodhur përpara historish të tilla, ndonjëherë nga ana e vajzës apo ndonjëherë nga ana e djalit. Rëndësi ka fakti që këto histori ndodhin dhe janë pjesë e jetës sonë. Natyrisht largësia është një ndër shkaqet kryesore të këtij fenomeni për të ciln po flasim. Ka njerëz që nuk i rezistojnë, dhe për këtë nuk i duhet vënë faj, sepse një person, njeriun që do ka dëshirë t'a ketë pranë në çdo moment. Kur ai ndjen nevojën që ta ketë pranë dhe nevoja e saj/tij ballafaqohet me Hiçin, atëherë janë ato momentet e boshllëkut, e debulesës që të hedhin në krahët e dikujt tjetër. Por ja një ditë shfaqet sërish personi i cili të ka bërë gjithmonë për vehte dhe e tërë ajo që ti ke ndërtuar shëmbet, dhe boshllëku eshtë akoma më i madh, madje kësaj here është i shoqëruar edhe me ndjenjën e fajit. Në këto raste njeriu duhet të zgjedhë në bazë të ndjenjës që ka. Po qe se ajo është e fortë një dashuri i kalon edhe prova të tilla. Për fat të keq në shumë çifte këto gjëra nuk thuhen dhe tradhëtitë kalojnë në heshtje dhe nëse ka ndjenjë në mes kjo heshtje të gërryen tërë jetën përbrenda. Ndaj Komplimente Redi që hape një temë të tillë sepse nuk e kanë të gjithë guximin për të folur publikisht për gjëra të tilla.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Janar 2003 18:34
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Lightbulb

Vendimet qe mund te merren jane dy, por qe te dyja me duken te drejta. Jane te dyja alternativa te mundshme per nje person apo per nje tjeter...

Ndodh qe dashuria te jete shume e madhe dhe ndarja do te ishte nje plage qe do te te rendonte me shume nese do ta shihnim si zgjidhje. Keto jane situata qe po jetohen tek shume cifte te dashuruarish. Dashuria aq sa e pathyeshme te duket me raste, aq lehte shembet e papritur e pa menduar gjendesh ne humnere. Arsyeja qe te con ne nje tradheti eshte teper e rendesishme.

- Keshtu nje dite u njoha me nje djale i cili me ngushelloi, por ne realitet ky perfitoi nga une...

(Lind pyetja, nese ky djale nuk do perfitonte ne realitet nga kjo vajze, a do kthehesh perseri tek ty e te kuptonte dashurine per ty Redi? Apo ju duk se te donte ende sepse nuk funksionoi me djalin qe te tradhtoi ?? Deshtoi e u kthye...)
Per kete arsye me siper, falja nuk eshte zgjidhje! Do vuaje ne cdo moment sigurine e dashurise se saj per ty.


- Une me ate jam lene, per mua ai ka qene nje gabim i jetes, Une te dua vetem ty dhe dua qe ti te me Falesh per hire te dashurise qe kemi pasur... ''

(Dashuria ndodh me raste te jete aq e madhe sa dhimbja e ndarjes edhe pse prej tradhetise, do te bente te vuaje shume me teper. Te falesh eshte njerezore... aq me teper nese vajza tregohet e cilter e te rrefen ndodhine. ) Per kete arsye, falja eshte zgjidhje.

Ndodh qe shume cifte qe kalojne nje dhimbje te tille, vendosin te jene perseri bashke, e te duhen ndoshta shume me teper se me pare... Edhe mund te riprovosh ....

Une do ta riprovoja ..... nese do te funksiononte, nese do me jepte mundesine te bindesha perseri per dashurine e saj, nese do me jepte sigurine qe do ishte korrekte e nuk mund te luhatej më, atehere do te me gjenerohej perseri dashuri e respekt per te.

pa e mbyllur ndoshta duhet te permend dhe dicka...
Te te tradhetoj partneri/ja, do te thote te besh nje analize mbi veten gjithashtu... mos nuk ke investuar sa duhet ne dashuri? Mos ndoshta ky investim i bere nuk mjaftonte per te patur ende nje terheqje aq te forte edhe me largimin tend me pushime per disa muaj?



see ya

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Janar 2003 23:12
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Smile

Harrova me te rendesishmen
Redi, te pergezoj per temen e hapur dhe guximin... eshte per tu vleresuar... ky eshte qellimi real i diskutimit neper forume.

(Pse e keni titulluar temen ''Tradheti e Dyfishte'' ?)

Modifikuar nga ENISS datë 20/01/2003 ora 23:40

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Janar 2003 23:19
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sy_jeshilja
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 14/01/2003
Vendbanimi: God is LOVE
Mesazhe: 393

Redi, eshte shume e veshtire te marresh vendim, tradhetia te le nje shije shume te hidhur, e ndjen veten shume te poshteruar, pa vlere. Ne rastin tend, e dashura jote u ndje bosh, dhe gjeti mbeshtetje te dikush qe per momentin e ngushelloi, po me pas e kuptoi qe ai perfitoi prej saj, A e pyete te dashuren, si u ndje me ate "shokun", per sa kohe ishte me te? Po nqs ajo do vazhdonte te ndihej mire me te, a do kishte pune me ndergjejgjen dhe a do mendonte valle per ty?
Une mendoj qe per shkak te mosfunksionimit te marredhenies se re me dike tjeter, ajo papritur kuptoi qe ty te kishte lene ne harrese, nqs ajo do ishte shume e kenaqur me ate cfare po i ndodhte, nuk kishte per te ndjere kurre ndjenjen e fajit.Ndoshta jam shume e ashper ne gjykim, po une do te thoja, qe partneri nuk tradhetohet kurre, nqs vertet e do, sado larg te jete, ti jeton vetem me ndjenjen e mallit, me endrren se kur do te jeni perseri bashke,nuk mund te gjej kurre ngushellim te dikush tjeter nqs sa here marr fryme dhe thith ajer, mendoj per ate qe dashuroj .

Ti Redi, e tradhetove te dashuren sepse ishe larg saj????
Eshte per tu admiruar fakti qe ajo te tregoi vete mbi ate lidhje, une sdo kisha guximin ta beja, per te vetmen arsye sepse e prara sdo te me kuptonte, dhe e dyta nuk do ma falte kurre .

Redi, kjo qe te ka ndodhur ty, me ka ndodhur dhe mua, deri me sot, di qe nuk e kam falur, pavaresisht se jam akoma me ate, po une nuk e harroj dot, dhe dua te te them qe marredhenia pothuaj ka marre fund.
Te njejten gje e kam bere dhe vete , pa u zgjatur fare fare, po te them vetem qe nuk jam penduar, dhe nuk besoj se do pendohem ndonjehere, per sa kohe jam ndjere mire me dike tjeter , nuk me vret ndergjegja. Eshte e drejte ajo qe ka thene dikush me lart, nqs arrijme ne kete pike, duhet te dime te shikojme dhe gabimet te vetja , dhe une mund te them qe kur nuk ndjen me si me pare, per partnerin tend, ka dicka qe calon ne lidhje, atehere je me shume i predispozuar per te tradhetuar.
Eshte shume e komplikuar , nuk ka bir nene ta zbertheje, Tradhetojme se jemi qenie njerezore, sepse biem ne dashuri, sepse nuk i veme dot kufi zemres , sepse duam shume veten tone .
Nga e gjitha kjo qe kam kaluar, do te te them vetem qe : Nje femer kur tradheton, tradheton me shpirt , NUk shkon me dike, just for the fun of it , nuk e di si mund ta them ne shqip, ndersa meshkujt tradhetojne, dhe e dine qe nje dite do kthehen prape te ajo streha e ngrohte e familjes .

Redi, nqs e do, e fal , dhe cdo gje kthehet ne normalitet me kalimin e kohes, ndoshta edhe me mire se me pare.

jam shume kurioze te di se cfare bere

__________________
Rumor is the only thing that gets thicker as you spread it.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Janar 2003 00:29
Sy_jeshilja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sy_jeshilja Kliko këtu për të kontaktuar me Sy_jeshilja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Sy_jeshilja Shto Sy_jeshilja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sy_jeshilja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sy_jeshilja
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 14/01/2003
Vendbanimi: God is LOVE
Mesazhe: 393

Redi, gjalle je?

__________________
Rumor is the only thing that gets thicker as you spread it.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Janar 2003 01:15
Sy_jeshilja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sy_jeshilja Kliko këtu për të kontaktuar me Sy_jeshilja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Sy_jeshilja Shto Sy_jeshilja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sy_jeshilja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Hmmmmmm.....

E para nuk do të doja që diskutimi të bëhej vetëm tek Redi apo tek vajza per te cilen na flet Redi dhe të mbështetej në historitë e tyre, por do të doja të ishte më i përgjithshëm dhe më teorik. Kjo sepse asnjë histori nuk është njësoj edhe se ne në këtë forum nuk do të arrijmë të marrim vesh të gjitha shkaqet sepse ata i dinë vetëm të dy partnerët.

Eniss ka shumë të drejtë kur thotë se faji është i të dyve aq më tepër që redi e ka titulluar temën dashuri e dyfishtë. Pra edhe Redi nga ana e tij nuk ka ndejtur duarkryq, kjo do të thotë që diçka ishte thyer në këtë raport që më parë dhe kjo që ka ndodhur ka qenë rrjedhojë e pregatitjes së mëparshme.

Sa për atë që një njeri tradhëton se ndihet bosh apo se ftohet me njeriun e zemrës, mendoj se kur arrihet në një pikë të tillë nuk mund të përjetohet më një raport. Pra nuk ka më gjë të keqe se sa të rrish me një person dhe të mendosh për një tjetër. Unë nuk jam maskilist por mendoj nga ana llogjike në një çift është më mirë të tradhëtojë një mashkull se sa të tradhëtojë femra për të vetmin motiv që një mashkull edhe nëse tradhëton e bën atë për momentin i shtyrë nga pasioni dhe nga tentativa e guximshme që e karakterizon si krijesë. Ndërsa femra është një krijesë më e brishtë edhe me më tepër ndjenjë pra në dashuroftë dashuron me gjithë shpirt dhe është gati të përmbysë gjithçka për hir të pasionit të saj. kjo gjë funksionon shumë më ndryshe tek një mashkull i cili e ka të shenjtë lidhjen serioze me një femër edhe nuk e prish kollaj.

Unë mendoj se dikush nuk tradhëton kot, por këtë gjë është munduar t'ia krijojë vehtes. Pra e ka vënë vehten në kushte të tilla që të jetë e prirur për tradhëti. Duke frenkunetuar ambiente të ndryshme apo duke i krijuar vehtes mundësi. Natyrisht në fillim kjo është një dalje nga realiteti edhe njëfarë relaxi por po e provove mund të kthehet edhe në stres apo në gabimin më të rëndë të jetës tënde.
Unë nuk e nënkuptoj termin "dashuri" si diçka që mund të konsumohet brenda një natë apo në momente të caktuara. Mendimi im për dashurinë është shumë më i thellë, kërkoj të krijoj apo (investoj) çdo gjë mbi personin e dashur, ndaj tradhëtia në këtë raport që unë përpiqem të krijoj më kushton shumë. Natyrisht do të ishte më e lehtë të lije gjurmë në jetën e një njeriu për një kohë të shkurtër apo në një javë pushime të kaluara bashkë. Por jeta është shumë e gjatë, për mua edhe perballimi i ftohjes në dashuri është një provë dashurie edhe përkushtimi edhe pse nuk mendoj se një dashuri ftohet ndonjëherë. Unë me kalimin e kohës ndihem çdo herë e më mirë, e çdo herë më i dashuruar sepse afrimin tim me dashurinë e kam bërë shkallë shkallë dhe me llogjikë. Pra sa më i pjekur bëhem në këtë drejtim aq më tepër kërkoj tek njeriu që kam pranë perfeksionin. Pra dashuria në rastin tim është totale, (ose të paktën qëllimi im është ta bëj të tillë), pra të më përfshijë më tepër interesa se sa një pasion në jetë. një eksperiencë e tillë të lidh shumë me një person sepse nuk i ke dhënë vetëm pasionin por gjithçka që ndodh në jetën tënde. Ndaj në këto kushte mendoj se do ishte shumë e vështirë të tradhëtoja, edhe shpresoj do ta kishte të vështirë edhe personi që do të kisha në krah (të paktën kështu shpresoj),

Ndaj atyre që tradhëtojnë u uroj që të kenë guxim e të shëputen nga personi që ata tradhëtojnë nëse e kuptojnë se ndjenja nuk e ka atë fuqi që ata mendojnë, ose nëse ndjenja është e fortë të harrojë çfarë ka ngjarë edhe të shohin jetën përpara duke e mbledhur mendjen top që ajo që ka ndodhur ka qenë një mësim që nuk duhet ta përsërisin më në të ardhmen sepse do të bënin të vuanin edhe dikë tjetër përveç vehtes.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Modifikuar nga ENISS datë 22/01/2003 ora 13:14

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Janar 2003 01:49
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Joela
studente

Regjistruar: 30/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 47

Pershendetje !

E kam lexuar me kuriozitet kete teme qe eshte hapur per te ditur mendimin e te rinjve .Redi bravo per guximin qe ke pasur per ta hapur kete teme pasi per meshkujt eshte pak e veshtire te pranohet fakti i te qenurit i tradhetuar … megjithate une mendoj se shkaqet apo se si duhet te veprosh nuk mund ta kerkosh tek te tjeret pasi je ti ai qe i krijon relatat ne nje lidhje dhe menyra se si i vendos .

Ne rradhe te pare fakti i tradhetise duhet pare ne raportin cift. Pra dicka midis jush nuk ka funksionuar sic duhet apo lidhja juaj ka pasur nje te care gje qe mund te kete cuar partneren ne nje gjendje stresuese dhe … ka arritur te te tradhetoje me dike tjeter. ( Pra ben mire te analizosh gjerat qe nuk kane shkuar midis jush pasi nuk keni qene te vetmit te dashuruar qe keni qene large per nje periudhe te shkurter apo te gjate kohe ( pak rendesi ka ) )

Persa i perket idese qe Ami me Sy_jeshilen permenden me siper per faktin se femra kur tradheton , e ben ate me gjithe shpirt… ( jam pjeserisht dakort ) femrat qe tradhetojne me shpirt e bejne pasi ne raportin e tyre ose ka marre fund gjithshka ose ne ate raport eshte krijuar nje e care tashme e pa ndreqshme dhe femra kerkon te ndihet mire me dike tjeter ( pra e kerkon nje gje te tille ) dhe kerkon te ndihen mire me gjithe shpirt , kerkon perfeksionin ,ate qe se kane ndier me pare , kerkon …. Dhe dashuron me pasion dhe nuk ka pse te ndihet fajtore per gjithshka qe ka ndodhur , perkundrazi e kujtojne ate dite me shume nostalgji. Enderron dhe shpreson qe nje gje e tille te perseritet pasi kjo i largon nga ajo prezente monotone .
Ndersa egzistojne dhe nje tip tjeter femrash qe tradhetojne ne nje moment debulese dhe qe me pas ndihen vertet keq per ate qe kane bere, saqe nuk dine c‘te bejne per ta kthyer mbrapsht pasi edhe pse ka ndodhur nje fakt i tille ato vazhdojne ta duan partnerin ndoshta edhe me shume se me pare dhe ndjenja e fajit rendohet sepse ajo mund te humbasi gjithshka qe ka krijuar ne ate mardhenie dhe per ate dashuri, vetem per nje moment debulese .

Desha te saktesoja qe secili prej nesh gjendet ne situata dhe ne mardhenie te ndryshme , pra dhe reagimet e cdo personi jane gjithmone te ndryshme nga nje person tjeter. Jam e mendimit qe nje dashuri nuk mund te eciperkrah me dashurine . Pra njera prej tyre duhet te triumfoje .
Njeriu duhet te jete ne radhe te pare i qete dhe i sinqerte me veten e tij , pra te zhduki komplekset dhe mbeturinat qe i ka lene ajo tradheti sepse po te vazhdonte ti mbante nuk do te ishte i zoti te dashuronte .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Janar 2003 03:08
Joela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Joela Kliko këtu për të kontaktuar me Joela (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Joela't! Kërko mesazhe të tjera nga: Joela Shto Joela në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Joela në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

shume teme interesante, shume mendime interesante jane shkruar mesiper.
nje teme qe te ve te mendosh cfare do beje, prandaj eshte sa e pergjithshme ashtu dhe personale dhe e vecante per cdo njeri.

ne njefare menyre jam dakort me shumicen e mendimeve te shprehura me siper sidomos nga femrat. nuk jam dakort me ate qe meshkujt e kane me te veshtire te tradhtojne se femrat.

personalisht mendoj se femrat jane me te thella ne veprimet e tyre te cilat nxiten ose nga ndjenjat ose nga mendimet. ndersa meshkujt jane me impulsive pasi veprojne pak me shume me llogjiken e hormoneve ( nuk mendojne ). prandaj tradhtine nga ana e femres do ta shikoja si dicka shume me serioze sesa tradhtine e mashkullit.
nga ana tjeter jeta eshte shume e veshtire, te rezervon gjithmone e me teper veshtiresi probleme sfida prova dhe lufta me e madhe zhvillohet brenda nesh qe te mos ndryshojme thelbin tone, te ruajme ato vlera apo ndjenja te pastra, ate qe e quajme boten tone te brendshme shpirterore. ne keto kushte varet nga secili sa i forte tregohet.
E njejta gje vlen edhe per dashurine. por perseri varet se si e koncepton secili dashurine.

Sa me perket mua nese dike e dua me gjithe shpirt dhe jam e bindur qe kjo dashuri eshte reciprokisht e forte nuk besoj se do tradhtoja ( te pakten deri tani nuk e kam bere).
Nese dike e dua me gjithe shpirt dhe me tradhton nuk e gjykoj por nuk ja fal dot, sepse dhimbje me e madhe sesa te rri vetem eshte fakti qe eshte hedhur poshte ciltersia e ndjenjes sime. Kristali kur thyhet, edhe nese ngjitet perseri nuk eshte kurre si me pare.
Cdo njeri gjendet perballe tundimit te tradhtise per arsye te ndryshme dhe ne kushte te ndryshme, por ne ato momente mendoj se duhet menduar nese ja vlen te hidhet gjithshka qe ere per disa momente kenaqesie dhe ketu cdo njeri ndryshon.

pershendetje te gjitheve

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Janar 2003 22:32
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledari
I paregjistruar

Regjistruar: --- JO ---
Vendbanimi:
Mesazhe: N/A
0

Unhappy

ahhhhhhhhh

Me vjen keq shpirterisht edhe sinqerisht per ty REDI sepse ti je nje dja;l i mire i sinqerte edhe korrekt mbi te gjitha un nuk kam se c'te them edhe nuk e di dhimjen qe ti mund te kesh ndjere lal por te them dicka qe jeta vazhdon edhe fluturon .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2003 14:42
Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:21 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Dashuria > Tradheti e Dyfishte

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.