Redi
Anetar i ri
Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: Durrës
Mesazhe: 6
|
vijon...
Ju flm per mendimet e juaja.
E kuptoj qe nuk eshte nje teme e thjeshte, por shoh qe te gjithe e keni vene veten ne pozicionin tim, pozicion qe nuk do tju uroja te gjendeshit.
Gjithsesi une po vijoj me kete kujtim, sepse shikoj ne pergjigjet e juaja nje respekt per ate qe me ka ndodhur.
Por postoj nje leter te timen, derguar personit qe me lendoi.
Plage Dashurie ...
Fryn sot era dhe kaloi faqe perpara ne ditarin tim. Syte me shkojne rembimthi tek emri yt. Perseri faqja e ditarit u nderrua dhe kaq shpejt nuk e pashe me emrin tend sikur ai te mos kish ekzistuar kurre.
Por ti ekziston, po ti ekziston bashke me historine tone pavaresisht qe as une dhe as ti nuk e dime se cbejme apo nuk po dime se cpo behet me ne. Pa e kuptuar, apo pa dashur, isha zhytur ne shtjelen e syve te tu dhe kisha humbur ne universin brenda tyre pa mundur aspak qe prej andej te dal. Si ndodhi?!
Netet beheshin te gjata kur nuk te shihja, zemra me rihte fort kur te mendoja, rruget dukeshin bosh, po krejt bosh pa ty. Tani dua te pyes veten:
Çkam qene une per ty. Kam frike se shoh te dalin para dy alternativa. Bast i fituar (qe ai djali kishte verene me shoket e tij, qe do arrinte te bente te dashur) apo loje interesante. Mendoj per to dhe me ther ne zemer. Po filloj te qaj. Ndoshta zdo arrij kurre ti sqaroj vetes se cjane keto caste magjike qe sot me duken si skenat e nje filmi te vjeter. Çdo gje me ben te te kujtoj dhe kete e urrej. Pra, urrej kohen qe me sjell keto kujtime... sepse, vuaj. Dhe une u lodha se vuajturi. Vuaja kur me
thoje te dua se isha larg teje dhe tanivuaj qe me tregove tradhetine ndaj meje.
Kaloj kohe me shikimin e treturnga rruga duke menduar pse ky fat i keq mes nesh.
Vuaj vetmine dhe perpiqem ti jap shume kurajo vetes.
S'guxoj te mendoj se te kam humbur. Ditet terheqin zvare njera tjetrendhe kalojne per nje moment para dhimbjes dhe
pastaj zhduken ne skutat e kohes. Dikush po qesh.
Sa deshire kam te qesh edhe une te ndihem i lumtur, sepse kam muaj e muaj qe vajtoj largesine, mallkoj diten qe mora rrugen per ne itali.
Fund!!!
__________________
Prova Teknike !!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|