Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Cili eshte kuptimi i jetes? Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Cili eshte kuptimi i jetes?

Do doja qe te dija si mendoni cili eshte kuptimi i vertete i jetes?
Si shpjegohen gjerat qe na ndodhin dhe cili eshte kuptimi i vuajtjeve edhe kur nuk i bejme keq askujt?

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Janar 2003 01:05
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledari
I paregjistruar

Regjistruar: --- JO ---
Vendbanimi:
Mesazhe: N/A
0

:)

Kuptimi i jetes eshte te Dashurosh te lumturosh edhe te jetosh kjo eshte per mua kuptimi i jetes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Janar 2003 20:03
Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledi
duke par Detroit-PISTONS

Regjistruar: 31/01/2003
Vendbanimi: Detroit
Mesazhe: 15

Kuptimi i jetes :

Diku kam lexuar :

JETA ESHTE NJE MAL ME PENGESA,NGA MANTERNITETI DERI NE VARREZA.

Per mua jeta eshte genjeshtare.


Me respekt Bledi

__________________
Better never to have met you in my dream than to wake and reach for hands that are not there.

Mother Teresa
If you judge people, you have no time to love them.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Janar 2003 12:03
Bledi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledi Shto Bledi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledi
duke par Detroit-PISTONS

Regjistruar: 31/01/2003
Vendbanimi: Detroit
Mesazhe: 15

Gabimisht hapa teme kot,kur doja te jepja nje pergjigje ketu(me falet se jam pergjumesh loool)

Diku kam lexuar:

JETA ESHTE NJE MAL ME PENGESA,NGA MANTERNITETI DERI NE VARREZA.

Per mua jeta eshte genjeshtare.


Me respekt Bledi.

__________________
Better never to have met you in my dream than to wake and reach for hands that are not there.

Mother Teresa
If you judge people, you have no time to love them.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Janar 2003 12:07
Bledi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledi Shto Bledi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledari
I paregjistruar

Regjistruar: --- JO ---
Vendbanimi:
Mesazhe: N/A
0

hmmmm

Bledi degjo ket shprehjen e pashe para ca ditesh ne nje televizion privat ne shqiperi tek nje emision per te rinj per moshat tona edhe pashe poshte ne ekran sepse tek ai emisioni conin edhe mesazhe edhe pashe ket mesazh edhe mu duk shum e bukur edhe shum interesante nese nuk e pranon Bledi nuk kam se c'duhet te bej po duhet ta pranosh kjo eshte jeta ne lindin ne martenitet edhe vdesim ne varreza.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Janar 2003 13:55
Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ergi
Anetar i ri

Regjistruar: 31/01/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 8

Arrow

per mendimin tim kuptimi i jetes eshte vete jeta qe te jepet vetem nje here dhe duhet jetuar.Gjithashtu edhe te qenit i lire per te jetuar ashtu sic te duket me edrejte dhe jo si jane rregullat dhe tabute se mos demton "opinionin".Jeta eshte e shtrenjte dhe cdo hap qe bejme eshte nje nje gjurme qe leme ne toke e nje germim per ne varreza dhe kur e kuptojme jemi brenda ne arkivol.Jetoni o njerez dhe bashke me ju edhe une.

__________________
une dua jeten

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Janar 2003 19:44
ergi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ergi Kërko mesazhe të tjera nga: ergi Shto ergi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ergi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
mjellma
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 45

Paksa shume i gjere ky kuptimi per jeten.Ta marresh nga pikepamja biologjike eshte thjeshte nje percaktim genetik qe te duhet te percosh nga brezi paraardhes ne ate pasardhes vazhdimesine e qenies se gjalle.Kjo s'ka asnje te keqe deri ne ate pike kur ti si qenie njerezore nuk ia hap dot hapesiren ketij percaktimi dhe ti futesh interesat e tua personale,tashme te shumellojta.....nese jane te tilla,apo dhe qofte nje ide te vetme sic eshte dashuria,meqe eshte ne shume raste shtysa kryesore per ta quajtur jeten te bukur apo te shemtuar......mendimi im se cfare do te ishte kuptimi i jetes eshte paksa i mjegulluar nga deshirat apo interesat e mia,por ajo qe ndoshta duhej te thonim ne kete teme do te ishte me shume nese e kemi arritur ti japim jetes sone ate kuptim qe per ne personalisht do te kishte vlere dhe per kete fakt mua me duhet te ngre supet si femijet e vegjel kur s'dine te thone gje te sakte...............

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Shkurt 2003 10:19
mjellma nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të mjellma Kliko këtu për të kontaktuar me mjellma (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: mjellma Shto mjellma në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto mjellma në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nuk mendoj se jeta ka nje kuptim qe kur lind. Kuptimin e saj e gjejme rruges. Fundi i fundit njeriu eshte nje kafshe si gjithe te tjerat. Nje dite do lindi, dhe nje dite do te vdesi. Shenja qe leme ne kete bote jane dy. Femijet dhe puna. Mendoj se keto jane kuptimi i vertete i nje jete. Sipas meje nje jete e jetuar per vehte eshte goxha pa kuptim. Deri tani po flas nga pikepamja jone si njerez, dhe do vazhdoj dhe pak rrjeshta keshtu.
Mendoj se ajo qe mbetet nga kjo jete per vehten tone jane emocionet. Dashuria, ...te dish te dashurosh. Ne fund kur te plakemi do bejme llogarite dhe do na vije keq nese pasardhesit dine me shume se ne te ndjejne. Prandaj jeta duhet konsumuar tani, sa jemi te rinj. Te dashurojme pa pengje ne zemer, te mos humbasim vitet ne kthinat e jetes, te dalim prej tyre. Tek nen-forumi i letrareve te rinj gjendet nje poezi me titull "Ngadale Vdes...". Ajo e shpreh tamam forcen qe njeriu duhet te kete ne jete.

E tani po flas nga pikepamja abstrakte. Jeta nuk ka ardhur nga ndonje dore e vecante. Ka lindur dhe eshte zhvilluar sepse ka gjetur ambjente te pershtatshme tokesore. Ajo qe me tremb eshte fakti se jeta (ajo njerezore) nuk po arrin te respektoje me ambjentin nga ka dale. Bile mund te them se nuk respekton as veten e saj, perderisa pas disa javesh nje vend i vdekur per buke do sulmohet me bomba inteligjente. Ndonjehere me duket se po jetojme ne nje kohe paradoksale. Dhe me e bukura eshte se arrij ti dalloj eventet qe me vone do na duken paradoksale. Eshte si puna jone qe sot gjykojme qesharake menyren e jeteses se atyre ne mesjete. Dhe jo sepse mungonte teknologjia, por sepse nuk arrihej te dilej nga vorbulla e mentalitetit te atehershem. Ashtu edhe shume prej nesh sot zhyten ne frenezine e jetes se perditshme dhe harrojne te ndalojne nje cast per te menduar seriozisht per keto rrjeshta.

Po ju jap nje shembull paradoksaliteti. Po e jap te pa-anshem. Ne nje emision televiziv italian ishte marre me kamera amatoriale nje ngjarje ne tren. Krahu i djathte i Roberto Bossit (Lega Nord, partia extreme e djathte qe eshte ne pushtet me Berluskonin) ishte ne nje kabine treni. Ne kabine hyn nje vajze me ngjyre. Ky i thote "Cohu". Vajza e pyet "Pse". Pergjigjia ishte "Po pastroj vendin tim, nuk dua te me rrish ne kabine". Fillon nje zhurme e madhe. Vajza ishte si e frikesuar por bente llafe. Mblidhen njerez per te pare ngjarjen, por asnjeri nuk flet. Politikani i njohur ishte me gruan. Debati vazhdon, jo pse, jo sepse. Vajzaa qendronte ne kembe tek dera. Gruaja e politikanit nxjerr nje spry Glassex dhe fillon te sprucoje ku ishte ulur vajza dhe e pastronte me nje facolete letre...

E pra partia ku racisti ben pjese eshte ne pushtet. Kryetari i saj eshte minister dhe politikani ne fjale shok i tij. Aktualisht politikani vazhdon jeten e tij si me pare, duke predikuar racizem. Asnje aksion legal nuk eshte ndermarre qe ai person te futet ne burg per thyerje te kushtetutes. Ja pra, ky eshte nje rast qe mendoj se kur ta shikoj me femijet e mi do me duket paradoksal. Bile e dini si? Ashtu sic ndihen prindet tane qe na lane nje Shqiperi te shkaterruar, u vjen turp.

Pershendetje dhe me falni qe dola nga tema por mendimet kur me vijnen uk i perqendroj dot ne nje kanal.

P.s. Kjo teme eshte e lidhur detyrimisht me vdekjen. Te gjithe do vdesim, por mos u merzisni. Tani jemi gjalle dhe kemi ne dore te shijojme cdo gje te jetes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Shkurt 2003 11:01
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Jam dakort me mjellmen kur permend mjegullen ne nje argument te tille.
Jeta jone eshte plot te papritura, kjo gje e ben ate emocionale dhe te paqendrueshme. Eshte e ndertuara mbi enderra dhe kjo na con ne lufte te vazhdueshme me realitetin, pasi ne perpiqemi te ndjekim enderren tone e cila duke luftuar realitetin here triumfon dhe here pershtatet me te. Jeta e njeriut nuk percaktohet prej tij por prej nje sere gjerash ndaj edhe per te nuk mund te jepet nje mendim i sakte. Varet nga shume nga gjurma qe kerkon te lere nje njeri ne jete, nga menyra se si e koncepton ai realizimin e vet. Disa e percaktuan jeten si nje rruge nga barku i nenes tek arkivoli, ndoshta kane harruar se kjo rruge permban ne vetvehte shume ideale, enderra, pune, perpjekje, fitore, zhgenjime, dhe dorezime.
Mendoj se dikush ia ka vlejtur te jetoje atehere kur le gjurme per mire tek brezat njerezore. Njerezit me te medhej mendoj une jana ata qe e ndryshojne realitetin ne te mire te njerezimit. Gjurmet e tyre ndiqen nga te gjithe dhe jeta e tyre analizohet deri ne detaje. Pra ata ia kane arritur qellimit te tyre ne jete, ne saje te tyre njerezimi eshte permiresuar, dhe ata kane dale fitimtare kundrejt realitetit dhe rregullave te ngurta qe ai mbart.
Figura te tilla jane shembuj per njerezimin dhe mendoj se njerez te tille nuk kane patur kohe ndonjehere te mendojne se c'eshte jeta sepse jane perpjekur ne cdo kohe ta ndryshojne ate. Ata nuk kane jetuar per vete por edhe per te tjeret.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Shkurt 2003 11:11
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

e hapa kete teme pasi e di qe secili ka shume mendime dhe kendveshtrime te ndryshme, te cilat e bejne edhe me interesante kete teme nese shkembehen.

Kohet e fundit kam menduar shume rreth kesaj teme per shkak te disa gjerave qe kane ndodhur ne jeten time dhe kuptimin e jetes sime mund ta pershkruaj me disa rreshta:

Te dua sikur te mos jem lenduar asnjehere ne jete
te sakrifikoj per hir te dickaje me te larte
te jem mbeshtetje per ata qe kane nevoje
te jem ngushellim per ata qe vuajne
te jem dikush tek e cila kane besim te gjithe
te ndryshoj jetet e personave te mi me te afert ( per mire )
te punoj sikur te mos kem nevoje per para
te bej gjerat qe dua te bej dhe qe me falin kenaqesi
te jetoj jeten time sikur te isha ne parajse
te perjetoj cdo moment sikur te ishte i fundit dhe dhurata ime me e bukur,
te mos trishtohem edhe kur gjerat nuk me ecin ashtu sic duhet
te mos dorezohem kurre per te ndjekur endrrat e mia
te ruaj ate me te bukuren qe kam ne boten time edhe kur ambjenti nuk e krijon mundesine.
ti shikoj vuajtjet si e vetmja menyre per te vleresuar gjithshka qe me jepet apo falet dhe per te zbuluar ate me te miren ne vetveten time.

do doja qe vete jeta ime te ishte pasqyre e shpirtit tim dhe te lija gjurme ne jetet e njerezve qe takoj.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Modifikuar nga Klodel datë 03/02/2003 ora 20:11

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Shkurt 2003 20:02
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:43 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Cili eshte kuptimi i jetes?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.