Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? Vlerësimi i Temës: 6 votime, mesatarja 3.33.
Gjithsej 72 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Exclamation

Pershendetje dhe mire se rrini te dashur miq!

Kjo teme qe nga titulli s`me ka pelqyer kurre,ndoshta per vete faktin
se nuk e shqiptoja dot"Janullatosin"!

Nje keshille miqesore per te gjithe ju qe jeni "egersuar" me shkrime
"Shqiperia eshte bere kazan plehrash , kush nuk hyn e kush nuk del!
Qe nga arabi dhe greku,djalli dhe engjelli"

Nuk kemi force, qofte dhe psikologjike te bejme nje veprim te tille prej
ketu ne forum!

Ndaj diskutoni me me qetsi te dashur vellezer shqipetare!

Perderisa vete shteti shqiptar e ka pranuar nje "udheheqes kishe grek",
ankohuni ne qeveri dhe jo ne forum!Forumi eshte sot per neser,
opinionet gjithashtu nje dite do vaniten, do zhduken...lereni debatin e eger
menjane,
se po bejme me keq sikur te jemi greker ne origjine!


Kujt s`i pelqen kritika ime, -mund te mos e lexoje fare!

ju flm, nga Helga.

__________________
-

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Tetor 2005 05:55
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra_Shqiptare Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Stenli
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 06/10/2005
Vendbanimi: Atje ku ka drejtesi dhe zbatim ligjesh, qofshin shteterore, qofshin fetare.
Mesazhe: 17

Tema te tjera na presin.

Se shpejti, te nderuar, do te shkruaj nje teme mbi jeten e Babait te Protestanteve, Martin Luterit. Besoj se do t'ju interesoje.

Sidomos anetarit i_krishtere, qe me qenka pasardhes i tij.

Meqenese ne kete forum shume anetare nuk e dine se si jane baballaret e tyre, po marr une pergjegjesine dhe mundin t'jua prezantoj ashtu sic jane.

__________________
Shqiptar? Rri drejt dhe fol drejt, drejt dhe ... vetem drejt.

Modifikuar nga agata datë 24/10/2005 ora 22:51

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Tetor 2005 09:23
Stenli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Stenli Kliko këtu për të kontaktuar me Stenli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Stenli Shto Stenli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Stenli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Disa mesazhe u fshine.
ju lutem permbajuni temes, jepni opinionet e juaja pa ofenduar njeri tjetrin... (kam pershtypjen te perseris nje e dy keto fjale sa here qe moderoj)
Duhet te kemi parasysh, eshte mese evidente, qe po filluam te ofendojme do na ofendojne. edhe diçka tjeter, sa do te ofendojme apo sa do te lodhim gishtat neper tastjere, nuk do ndryshojme opinionet e njeri tjetrit... Secili nga ne ka idete e veta qe i mbron me fanatizem, nuk jemi ketu per te edukuar njeri tjetrin, thjeshte per te biseduar, ndaj ju lutem respektoni mendimet e secilit, e nese nuk doni ti respektoni.. tolerojini...

Faleminderit per mirekuptimin.

ps: nuk pata kohe te lexoj cdo mesazh, ndoshta kam harruar te fshi ndonje ofendim, ma beni te ditur me mesazh privat, nese diçka nuk ju pelqen, flm
sabina

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Tetor 2005 22:56
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Nga Kastriot Dervishi.

Eksarku grek Anastasios Janullatos ka ardhur në Shqipëri më 16 korrik 1991, pas një kompromisi të bërë në Korfuz më 2 korrik 1991 midis ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Muhamet Kapllani dhe Antonios Samaras. Mbi bazën e këtij kompromisi, u lejua që në kundërshtim me statutin e KOASH-it të vitit 1929, ai{Janullatos} të drejtojë përkohësisht me cilësinë e eksarkut këtë kishë. Vetë Anastasios Janullatos pak ditë para ardhjes në Shqipëri, i dërgoi më 3 qershor 1991 Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia këtë letër:

-Shkëlqesia juaj!

Do të doja t`ju paraqisja ju shkëlqesi çështjen e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe të zhvillimit të saj në konteksin e ndryshimeve institucionale.

......Dihet mirë se Kisha Ortodokse e Shqipërisë është një institucion në shkallë botërore në shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara universialisht, dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të ekzistojë, dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop që të ketë pasues apostolik. Përderisa në të gjithë botën sot nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patiarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse që i përkasin institucionit në shkallë botërore të ortodoksisë {ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare}, mori iniciativën e emërimit tim për të ardhur në vendin tuaj të dashur si një patriark eksark.

1-Të komunikoj me autoritetet e duhura të qeverisë shqiptare dhe me pëlqimin e tyre dhe ku të jetë nevoja, me bashkëpunimin e tyre, të hyjë në kontakt me priftërinjtë ortodoksë ekzistues dhe besimtarët ortodoksë atje, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare.

2-Të merrem me punën organizative kishtare në nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit për t`i dhënë liri fetare Shqipërisë.

3-Krijimin e kushteve, në një kohë sa më të shpejtë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet; me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar.

Unë tashmë kam kontaktuar me Lartësinë e tij Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse në Amerikë dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare në Amerikë, dhe ne ramë dakort plotësisht të bashkëpunojmë, në kuadrin e objektivave të lartpërmendura, për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Si një peshkop ortodoks dhe si një studiues, dua t`ju siguroj ju shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i patriarkut eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t`i shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen e paqës dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në botë-.

Në kundështim me këtë premtim, Janullatos vazhdoi të qëndrojë në Shqipëri, madje më 2 gusht 1992 ai u vetshpall kryepeshkop i KOASH-it. Në këtë mënyrë Janullatos na tregoi një rast tjetër se si di ta mbajë fjalën një grek.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Tetor 2005 06:22
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
TONCE
STUDENT

Regjistruar: 20/06/2005
Vendbanimi: ITALI
Mesazhe: 7

PER STENLIN

JANULLATOSIN NUK DUHET TA NJOHIM FARE
NE KEMI KISHEN TONE AUTOQEFALE DHE DUHET TE VET QEVERISEMI
DHE NQS JANULLATOSIN E KANE KERKUAR VETE PRIFTET SHQIPTAR ATA JANE TJESHT TE SHITUR PER CA PARA
PO KA DHE PRIFTER SI AI I KISHES SE SHEN MERISE NE ELBASAN TE KALAJA QE NUK E NJEH JANULLATUSIN SI KRYEPESHKOP
KY PRIFTI NJEH VETEM KISHEN AUTOQEFALE TE NOLIT DHE KA NGRITUR FLAMURIN SHQIPETAR NE MAJE TE KISHES
POR KY PRIFTI LUFTON I VETEM DHE KA TE DREJTE
KURSE PRIFTERINJTE E KISHAVE TE TJERA JANE LEPIRES B... TE JANULLATOSIT DHE KETI PRIFTI I KANE VENE POPULLIN KUNDER.
PERSHENDETJET E MIA

__________________
Neper fushen krejt jeshil Dalin djemte portokalli Forca djema verdh e blu Lulet tona jane per ju Ne s'na tremb dot askerkush Zemrat tona jane ne fushe Duam gol ne duam gol Elbasani loz futboll Duam fitore ju mos ju ndalni Ne therrasim Elbasani.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Tetor 2005 20:45
TONCE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të TONCE Kliko këtu për të kontaktuar me TONCE (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: TONCE Shto TONCE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto TONCE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
katia
Under Investigation

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: Atje ku ka njerez dhe kafshe
Mesazhe: 89

Ore po ky ku humbi???

Me ka marre malli shuuuummmmeeee!
E keni vene re o miq sa i mungon don kishoti yne ketij nenforumi?
Kush mund te kete ndonje ide se ku ka perfunduar "kaloresi i fytyres se vrerosur"? (ketu nuk flas per "kaloresin e kuq").

Te jete duke shtegtuar ne ndonje nga selite e tij te preferuar per te mbledhur vrer dhe ta hedhe ne forumin tone?

__________________
Oh, baba i katër puhive, fryji velat e mija përmes deteve të viteve

Modifikuar nga agata datë 02/11/2005 ora 22:09

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Tetor 2005 01:28
katia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të katia Kliko këtu për të kontaktuar me katia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: katia Shto katia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto katia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ujëdhesa
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/11/2005
Vendbanimi: Ujëdhesa "Monte Kristo"
Mesazhe: 96

Per Stenlin

Stenli ka mundesi te me thuash perse fjalen "ortodokse" e shkruan "orthodhokse"? Te ta them une me mire, sepse kryepeshkopi Anastas ka urdheruar qe ne te gjitha dokumentat e kishes fjala te shkruhet ne kete menyre, m.q.s ne ne shqip kemi edhe th edhe dh. Ne shqipen e sotme kjo fjale eshte ORTODOKSE dhe asnje njeri nuk ka te drejte te ndryshoje drejtshkrimin e nje fjale, pervec vendimeve qe mund te marre nje kongres gjuhesie. Si ia lejon ai vetes te marre vendime te tilla? Dhe perse e ben nje gje te tille, perse i kushton kaq rendesi nje fjale?
Ashtu mendoja edhe une, si ti, ne fillim, qe perderisa ishte ne Kenia, atij i interesonte besimi dhe jo politika, por duke punuar per disa vite shume prane, pashe shume gjera qe me zhgenjyen. Perse duhet te vinte ne Shqiperi i ashtuquajturi at Efremi? I di bemat e tij besoj. E di edhe qe ne Ardenice u tha ushtareve greke kjo eshte toka juaj, por nuk pa qe nje "i huaj" nga Shqiperia ishte atje duke u falur. Per te mos folur per anen morale te ketij njeriu. Perse ambasadori grek vinte ne kryepeshkopate per ta takuar shume shpesh? Perse ushtaraket greke te trupave te KFORIT vinin ne kryepeshkopate? Perse prane tij ka prifterinjte apo dhjakonet me te paafte? Sepse ata jane gjithmone dakotr me cdo vendim te tijin dhe nuk e kundershtojne kurre. Kjo me kujton kohen kur shoqet Lenka, Themije, apo karrocjere te tjere viheshin te qeverisnin vendin.
Se fundi dua ta mbyll me pyetjen me te thjeshte qe cdo njeri mund ta beje. Ku eshte portreti i Fan S. Nolit ne kishat ortodokse "autoqefale" te Shqiperise? Perse nuk permendet asnjehere kjo figure e shquar jo vetem e letersise, por edhe e Ortodoksise shqiptare qe luftoi per ta bere kishen shqiptare autoqefale?
Eshte e vertete qe ka ngritur shume kisha ne te gjithe vendin, madje edhe atje ku numri i ortodoksve eshte shume i vogel, por a e ke pyetur ndonjehere veten nese qellimi i tij eshte thjesht fetar apo politik? Ti e di qe grekerit po te jesh ortodoks shqiptar te thone qe je grek? Ashtu sic pretendojne se korcaret dhe Korca jane greke. Une jam me origjine nga Korca, jam ortodokse por aspak greke. Fatmiresisht ne dejet e mia nuk rrjedh asnje pike gjaku grek. Duhet te jesh pak me largpames ashtu sic jane edhe vete grekerit. Cdo gje e kane me qellim te larget. Cdo gje mund te presesh nga nje popull qe krenohet me Kalin e Trojes. Dhe kam frike se ketyre bemave bamirese te kryepeshkopit tone do t'ia degjojme zerin me vone.
Fale tolerances dhe moskokecarjes se tepruar te popullit tone dhe interesave te uleta te politikaneve tane Greqia ka arritur me Shqiperine ate qe ka enderruar gjithmone, e ka gjetur shtruar. Ti del si antikomunist nga ato qe ke shkruar ne mesazhet e tua, por kur flet per Zogun perdor gjuhen e komunisteve, flet me ate gjuhe e cila me kujton librat e historise se kohes se diktatures. Mos harro se Zogu krijoi shtetin e pare shqiptar dhe mbahet si nje nga politikanet me te zote, qe respektohej edhe nga vete kundershtaret e tij (pikerisht nje kundershtar i tij politik e lajmeroi qe te mos shkonte ne parlament, sepse do t'i benin atentat, e m.gj.a. ai shkoi), perfshi ketu edhe at Fan. S. Nolin. Nuk kishte si te pranonte ne krye te kishes nje grek kur ai i dinte mire qellimet e Greqise ndaj trojeve tona, ishte njesoj si te mbante gjarprin ne gji. Vertet Zogu u veteshpall mbret, por a nuk beri edhe Anastasi te njejten gje duke u vetepropozuar per t'u shpallur kryepeshkop? Perse ka kaq mendim te larte per veten, duke menduar se eshte i pazevendesueshem? A nuk eshte e vertete qe sipas tij qellimi per te cilin erdhi ishte te rimekembte kishen dhe te krijonte nje brez klerikesh, ne duart e te cileve pastaj ta linte kishen dhe te largohej? A nuk ishte ky misioni i tij, te paktetn misioni i shpallur prej tij. Perse edhe sot pas 15 vjetesh gjendet ende atje? N.q.s. ne keto 15 vjet nuk arriti te bente ate per te cilen erdhi zyrtarisht d.m.th. qe ka deshtuar. Apo mbase misioni i tij i vertete synon diku tjeter? Arritja me e madhe e grekeve, fatekeqesisht per ne, eshte ajo qe ka arritur me disa nga te rinjte shqiptare qe mendojne ne te njejten menyre si ti. Njeriu duhet te shikoje c'ndodh perreth, te analizoje dhe te reflektoje, mos shkoje verberisht pas udheheqesve te tij qofte politike, qofte shpirterore, prandaj Perendia na ka dhene arsyen.

Modifikuar nga Ujëdhesa datë 02/11/2005 ora 22:22

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Nëntor 2005 21:43
Ujëdhesa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ujëdhesa Kliko këtu për të kontaktuar me Ujëdhesa (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Ujëdhesa Shto Ujëdhesa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ujëdhesa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Re: Ore po ky ku humbi???

Citim:
Po citoj ato që tha katia
Me ka marre malli shuuuummmmeeee!
E keni vene re o miq sa i mungon don kishoti yne ketij nenforumi?
Kush mund te kete ndonje ide se ku ka perfunduar "kaloresi i fytyres se vrerosur"? (ketu nuk flas per "kaloresin e kuq").

Te jete duke shtegtuar ne ndonje nga selite e tij te preferuar per te mbledhur vrer dhe ta hedhe ne forumin tone?



Pershendetje Katia e Amoxil

Kam kuptuar se keni shume deshire ta ktheni kete teme, ne chit chat..
Me duket vertet nje kohe e humbur per veten dhe anetaret e tjere, te lexojne chit chatet e juaja... nese keni deshire jepni opinionin tuaj... e kaq.
Ju lutem lereni stenlin ne punen e tij..
PREJ deshires tuaj, Stenli nuk e frekuenton me kete forum se ka marre ban..

flm per mirekuptimin

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Nëntor 2005 22:18
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Re: Re: Ore po ky ku humbi???

Citim:
Po citoj ato që tha agatha


Pershendetje Katia e Amoxil

Kam kuptuar se keni shume deshire ta ktheni kete teme, ne chit chat..
Me duket vertet nje kohe e humbur per veten dhe anetaret e tjere, te lexojne chit chatet e juaja... nese keni deshire jepni opinionin tuaj... e kaq.
Ju lutem lereni stenlin ne punen e tij..
PREJ deshires tuaj, Stenli nuk e frekuenton me kete forum se ka marre ban..

flm per mirekuptimin



PREJ deshires tuaj? me falni qe ju pyes, po pse ka marre ban Stenli?

__________________
Erdha mbrapsht nga protesta

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Nëntor 2005 08:48
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kalorsi_i_kuq Kërko mesazhe të tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kalorsi_i_kuq në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

UJEDHESA

E dashur Ujdhesa !
Kur lexova ate qe keni shkruar, vertet qe me dhate nje ndjenje te madhe krenarie.
E di qe nuk do t'ju njoh kurre, por, kjo nuk me pengon qe t'i them vetes se; ka njerez te larte te cilet nuk jane me shpirt te roberuar si disa te tjere qe shesin cdo gje edhe shpirtin e tyre per t'i sherbyer genjeshtres.

E dashur Ujdhesa !
Faleminderit per postimin tuaj qe me dha shume kenaqesi.
Me rrespekt
Kontinenti

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Nëntor 2005 10:16
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:58 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 72 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!??

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.