Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > "Pena e Arte"
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

"Pena e Arte"

Dikur degjova se ka nga ata qe kane nje pene te arte...., me fantazine time prej femije imagjinova nje pene krejt prej ari qe zhytej ne nje shishe boje te arte edhe pikonte e shkruante fjale te arta ne flete.
Me vone kam qeshur me kete ide timen, edhe pse nuk ka shume ndryshim nga kuptimi i vertet metaforik i shprehjes "Pena e arte".
Vetem se ne kete rast nuk egziston nje pene e tille si nje mjet a material per te shkruajtur, por eshte krijuesi ai qe zgjate duart ne fjalorin e gjere shprehes edhe shkeput dy tre fjale, i lidh ne nje zinxhir e i perplas mbi flete per te krijuar fjali vertet te arta..., fjali qe zhdervjellet zgjaten e i shkepusin rrenjet e tyre nga fleta edhe arrijne te te prekin ty ne shpirt...

Gerrmojini serish nga thellesia e fleteve keta thesar te vegjel edhe zbulojani mrekullin e tyre edhe te tjereve qe ndoshta dikur i kane lexuar, ndoshta s'i kane lexuar kurre.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shkurt 2006 10:33
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Dhe sigurisht, s'kishte si te ishte ndryshe... pasazhi i pare ne kete teme eshte nga Remarku.


Harku i Triumfit - nga - Erih Maria Remark


Jemi shkulur nga te gjitha dhe na kane mbetur vetem zemrat tona. Une isha gjer ne hene dhe u ktheva serish. Dhe ti je ketu dhe ti je jeta. Mos pyet me gjate. Me shume te fshehta ka ne floket e tu se sa ne mijra pyetje. Ketu para nesh shtrihet nata, disa ore, por edhe nje pafundesi e tere, gjersa te vije mengjesi te trokase ne dritare. Qe njerzit dashurohen, kjo eshte gjitheckaja; eshte cudia vete dhe njekohesisht gjeja me e natyrshme qe egziston....
kete e ndjeva sonte kur nata u shkri ne nje peme plote buleza dhe kur era kundermonte arome manash. Dhe pa dashurine njeriu eshte vetem nje kufome e ardhur me leje, s'eshte gje tjeter vecse disa data dhe nje emer i rastit... dhe do te ishte me mire sikur te vdiste fare.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shkurt 2006 10:39
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Ditari i Penelopes - nga - Kostas Varnalis


Mergimi - kapitulli i pare (fillimi i librit)


Nje prill!.... Si genjeshter me duket. Ta besoj ende? E megjithate iku. Ja, tani u zhduk nga syte e mi. Me gumzhojne ence veshet dhe ishulli me vjen rrotull si gur mulliri. Iku! Le te me ndihmojne perendite dhe, mbi te gjitha, Aidosi.
kam nje ore qe mbaj penden e roses ne ere. Boja u tha per te dhjeten here ne maje te saj. S'jam marre here tjeter me kesi punesh. Te shkruaj? Te mos shkruaj? Dhe cfare? Dhe deri kur?
Jam kaq e pikelluar dhe kaq boshe, saqe per t'u ngushelluar e per t'i dhene disi kuptim jetes sime, do te mbaj keto shenime. Por, a do t'i vazhdoj? Do t'i mbaroj?... do t'ia lexoj pasneser Diseut? Uf! Kjo semundje qe me ngjiti ai: Te ndaj hicin ne shume pjese!
Qe sot hapet para meje nje bote e re. Dhe do te jem vete une edhe krijuese, edhe prijese e saj. Veprimi eshte gje e veshtire; kurse te shrkuarit... cdo njeri shkruan.
Me la grua te re, me nje cunak nevrik neper kembe. Dhe as me puthi, qe te mos tregonte gjoja dobesine e tij para vartesve. Sikur me kishte puthur..., demek, ne shtepi!... Ne kembe perpara direkut, sa u nis anija e tij, me tundi doren leshtore duke veshtruar gjetke. I njeh ai grate! I gjate dhe i zi, si bung mali, i zbathur dhe llereperveshur zinte me shtatin dhe hijen e tij te zeze te tere qiellin edhe detin. Dhe pandehje se mbante mbi qafen e tij te trashe peshen e rende te qiellit me diellin edhe yjet. Kishte humbur i teri ne mjekren e tij te kuqe, ne floket e paqethur dhe ne vetullat e tij te dendura. Dhe bubullima e zerit i dilte nga gjoksi si gjemimi i bakrit nga shpella e Korivandeve.
E quajten "tmerri i njerezve". Dhe kurre ndonjehere nuk ishte aq i tmerrshem sa sot, kur e mbeshtillte dhe e merrte me vete dielli i madh.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shkurt 2006 13:07
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Nje nga sekuencat e mija te preferuara nga veprat e Sterio Spases.



" O qiell! O dhe'!... E c'te them tjeter? E c'te them tjeter? O parajse, o ferr! E c'te shtoj me teper? O shpirt! O turp! E c'te kujtoj tjeter? O engjell! O djall! Qendro, qendro!
Bota u shthurr! Toka u be ferr! Degjo hamlet se edhe ti je i cmendur si une, prandaj ti me kupton! Oh c'usta i mbaruar ka qene babai yt, Shekspiri! Degjo, pa se ty dua te te shfryje, se ti je i cmendur, se ti je xhind! Bota, pra sot u shthurr shume keq: njeriut te ngopur, ne maje te gjuhes i ka mbire nje thumb per te thumbuar, oh cilin thua, edhe me te afermit, vec t'i shkoj tymi drejt atij! Fjaleve te ketij sado te embla qofshin nuk iu duhet besuar, se ato jane vrer i pashteruar per te helmuar gjakun e kthjellet. A i sheh gjithe keta njerez te "zgjedhur, qe e quajne vehten te shkolluar, e qe rendin si te cmendur pas nje te cmenduri. Oh ja: keta jane kerma te majme per perandorine e nendheshme, per krimbin ose jane kufoma te kalbura per dheun e zi; a me mire jane mersha te ngrohura mire e mire ne diell per te pjelle me vone me miliona krimba: ose jane plehra te ndenjura per te shtuar gjemba neper ara te qeruara, por njerez kurre, jo!
Une jam nxenes i apasionuar i cmenduris sate, o Hamlet, sepse sikurse ti, edhe une jam i cmendur nga 'miqte e nga shoket' qe vijne jo nga shtresa ime. Beso pra: Keto kerma te gjalla kane sy, veshe, hunde, fytyre, trup, deri edhe goje, duar e kembe tamam si njerez, por kane gjuhe neperke, zemer hipokrite, mendje budallai, ndergjegje hice! Jane njerez nga trajta, por egersira nga shpirti. Jam i rrethuar prej ketyre kermave dhe qendroj si i shashtisur ne mes tyre. Keta njerez nedukje besojne, veprojne, ecin edhe rendin pa menduar, pa arsyetuar fare. Kane nje koke te mbushur me tru te majme por pa as me te voglin gjykim. C'gjelle e zgjedhur eshte truri i ketyre per krimbin, por c'mynxyre e madhe eshte per nje koke, qe perfaqson nje njeri te gjalle.
Jam i cmendur! Po jam i poshter, i cndershem, i pamoralshem e permbi cdo gje, perseri jam i cmendur!
Me pyet njeri: 'Nga po vjen?' Shkoqur i pergjigjem 'Nga ferri!'
Me pyet tjetri: 'ku po shkel?' I pergjigjem hapur: 'Mbi kerma te qelbura.'
I treti ve buzen ne gaz e me pyet: 'Ku po vete?'
I pergjigjem seriozisht: 'Ne cmendine!'
Oh, po, ne cmendin, se atje vetem te cmendur vene, jo plehra, jo kerma si ju.
Zoti, ah zoti ne e zenca ndonjehere! Krijoi keto "burra" qe nxijne sot virtytin mbi hipokrizine e qe heqin nga kopshti trendafila dhe ne vend te tyre vene flluska. U dha edhe nje vegel e quajtur gjuhe, per te kallaisur veprat e tyre te ndyra e per te poshteruar te ndershmit. U dha edhe mend, por pa gjykim: c'te doj deshira e pangopur, te beje arsyeja e verbuar...
-Para!
-Fame!
-Femer! : Ja trinia e korruptuar e jetes se sotme!
Tani, kur qendron ne mes te ketij llumi kaq te shemtuar, puna eshte: 'Te rrosh, apo te mos rrosh?' Me mire eshte valle te perballosh shpifje, poshtersi, perleshje, hidherime, deshperime, shfrytezime, shufra, genjeshtra, vuajtje te ndryshme shpirterore dhe shume e shume marrezi te tjera njerezore, apo te vdesesh, te flesh gjumin e vdekjes, te enderrosh hicin, te mos luftosh me detin e trrubullt, e t'i thuash vetes 'ndal' e botes t'i japesh shkelmin? Po!
Me mire eshte valle te shikosh zuzaret e turmes te vriten per nje kocke, te kthehen nga fryne era e te perbuzin te ndershmit, vegjeline?! Apo me mire eshte te mbyllesh syte pergjithenje e jetes ti thuash: Mjafte me kaq!
...Deh, pusho moj zemer e coptuar. Mos renko me! Ti duhet te rrosh! Te rrosh qe ti kallezosh botes te verteten! Te rrosh qe te pergenjeshtrosh shpifjet! Te rrosh qe te mesosh te tjeret per te dalluar te verteten, per te denuar te padrejten e te shtrembten! Po, te rrosh qe tu thuash njerzve, se ka midis tyre, qe e quajne veten "te zgjdhur', por qe jane hipokrite e te keqinje! Ruaju prej tyre! Se eshte rregull per ata: Qofsh i cleikte nga vullneti, e si xhevair i paster nga nderi, perseri nuk shpeton dot ng ashpifja: qofsh me puntori i botes, ata mund te bejne cmos te te lene pa buke. Babezia dhe shpifja jane veglat me te mbaruara ne duart e ketyre njerezve shpirtekazem. Te rrosh, qe ta mesosh vegjelin per te jetuar me arsyen e saj, me duart e saj, me punen e saj. Perndryshe le te vdesin, varret le ti hapin qe sot, vdekjes le t'i pekulen me te shpejte, se ajo i ngushellon njerezit zemerlepur. Te rrosh, po te rrosh si nje kreshnik ndermjete egersirash: puno per ideal, fol per te verteten, shkel mbi kerma pa meshire dhe lufto shpifjen, padrejtesin, genjeshtren. Te rrosh! Te rrosh oer te ngadhenjyer e verteta! Te rrosh, qe t'u vertetosh te tjereve se njeri i dobet eshte ai qe mashtron, qe shpif, qe genjen, qe perpiqet te jetoj ne kurize te tjetrit.Tej ai s'ka pasterti morale. Te rrosh, po te rroshsi me force mbinjerezore derisa te krijohet nje jete e re me njerez te rinje. Pra jeto, jeto dhe puno per idealin e caktuar. Mbylli syte e mos i degjo marrezite e njerzve te dobet: vec mosperfilljes asgje tjeter nuk i pret. Hesht! Se te gjithe keta ere vdekje po perhapin. Hesht, se gjithe keta ere shpifje po kuterbojne! Ec, udheto, lufto, luftoji, jeto e ms u beso! Hamlet, keshtu u bere ngadhenjyes! Do ti vertitem pyllit edhe une; mynxyres do t'i them, stop; ujin e trrubullt do ta pastroj; gremina,thepa, gjemba e cdo gje me kembet e mia do t'i shtyp; do ta shlyej njollen mbi ballin e vulosur nga te shkolluarit e "zgjedhur' dhe do te hidhem atje larte ku valon flamuri i drejtesis dhe i lavdise! Keshtu po! Durim, vetem durim dhe... O burra!
-...Por dale, une jam i cmendur e si i till luftoje padrejtesin e shpifjen dhe udhehiqem prej arsyes, prandaj fjaleve te mia mos u besoni!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Shkurt 2006 13:20
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Pjeseza te shkeputura nga 'Lufta dhe Paqja'.

"Dashuria? Cfare eshte dashuria?" ai mendoi. " Dashuria i ve gardhe vdekjes. Dashuria eshte jete. Gjithecka, gjithecka qe une kuptoj, e kuptoj vetem sepse dashuroj. Gjithecka eshte e kufizuar vetem nga dashuria. Dashuria eshte Zoti, dhe te vdesesh do te thote per mua nje grimce dashurie te kthehem mbrapsht tek origjina universale edhe e perjeteshme e dashurise."


"Te ndodh ndonjehere... te ndjesh se do te ndodhi me asgje - asgje; se gjithecka e bukur eshte ne te kaluaren?
Edhe nuk eshte tamam nje ndjenje merzie, por melankolie?...
...Te ka ndodhur ndonjehere kur gjithecka eshte ne rregull edhe ecen vaj, edhe te gjithe jane te kenaqur, edhe krejt papritur te godet si nje rrufe se je i semure nga gjithecka, dhe se gjithecka do te vdesi."


"Duhet te perpiqemi ta bejme jeten sa me te kenaqeshme qe te mundemi. Jam gjalle, dhe s'eshte faji im qe jam gjalle, keshtu qe me duhet ta provoj pa lenduar askend te vazhdoj te jetoj sa me mire qe te mundem derisa te vdes.
Por cfare shtyse ke te vazhdosh te jetosh me ide te tilla ne koke?
Do te uleshe diku, i palevizshem e s'do te merrje pjese asgjekundi...
Jeta nuk te le te qete edhe keshtu. "

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Shkurt 2006 13:22
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 02/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Urime per idene Iliriusa.
Sa shume doja ti kujtoja keto shkrime.
Se shpejti do te sjell edhe une :p

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Shkurt 2006 18:21
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Cindi Kërko mesazhe të tjera nga: Cindi Shto Cindi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Cindi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:10 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > "Pena e Arte"

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.