xnjeri
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 11/02/2007
Vendbanimi: egypt
Mesazhe: 41
|
Ra edhe nje shejtan tjeter!
Bashkangjitje: 170px-karl_rove.jpg
Ky file është shkarkuar 28 herë.
Ra edhe nje shejtan tjeter!
Mallkmi po e ndjek shtepinë e bardhë dhe një grup profiteresh prej konzervartorve te rinjë, të cilët shoqëruan Bushin në krimet e tij ndaj botes arabe dhe asaj islame. "Karl Rove" keshilltarë i Bushit, dhe njeri prej pergjegjësve më të lartë në shtepinë e bardh, dha dorheqje që te largohet nga vallja e shejtanave.
Pozita e shtepisë së bardhë ka ra dukshëm, popuullariteti i Bushit nuk po sherohet, loja mbaroj, cdo gjë mori fund. Dorheqja e "Karl Roveit" -njeri prej personalitetve më më ndikim në shtepinë ë bardhë-- ishte goditje e rënd për kolegun e tij George W Bush, i cili kishte bashkpunuar me te qe nga viti 1993, kur "Rove" ishte dinamo ne fushatën zgjedhore te Bushit e që ne vitin 2004 e ben guvernatorë të Texasit.
"Rove" qendronte pas cdo vendimi politik a strategjik qe merrte kabineti i Bushit, si dhe aleati me i fuqishëm i cili ia siguroj fitoren Bushit për kryetarë për vitin 2000-2004
Afati për largimi e "Roveit" nga shtepia e bardhë është fundi i ketij muaj. Jo rastesisht, por ka ardh para muajt qe ardhshem, ku George W Bush ka për t'iu nënshtruar provimit më të rënd të karieres se tij si kryetarë, ku komandantet ushtarak kan për të paraqitur një raport të detajizuar rreth asja që është realizuar në Irak në prizmën e strategjisë se re --dergimi i forcave shtesë, e që shkaktuan polemikate shumta--
Në prizmën e ketij raporti, do të mirret vendim, se kjo strategji ishte e suksesshme dhe meriton te vazhdohet ne financimin e luftes apo jo. Posaqërisht kur te gjith indikatoret konfirmojn se gjendja nuk është duke u përmisuar edhe përkunder shtimit te forcave te sigurisë.
"Rove" --të cilin demokatet e quanin "mesues i dredhinave politike dhe autorë i metodave pise"-- u terhoq ne kohen e duhur, kur kabineti i Bushit është duke perjetuar disa situata qe shtetet e bashkuara nuk kan perjetuar situata te tilla gjat gjith historisë se sajë.
Caktimi i Zotit ishte qe dorheqja e "Rufit" të vij ne momentin kur drejtori i zyres federale te satistikave te SHBA "David Waker" nxori një raport ku terheq verejtjen për shkatrrimin e Amerikes, sepse situata e sajë nëpër te cilen është duke kaluar i përngjanë situates se Romes para se te shkatrrohet.
Ngjajshmeria eshte:
-ramja e moralit.
-besim i madh ne vetveten.
-teprim ne dergimine forcave ushtarake jasht vendit.
-mos ndjenja e pergjegjsisë ne shpenzimin e bugjetit nga ana e qeverisë.
Cfar po ndodhë sot në Amerikë lajmron për një rrezik . Ky është një sinjal për kabinetin e Bushit i cili nuk po i merr gjërat me një seriozitet të duhur.
Duket se "Rove" ka vendosur te ik nga kolegu i tij i cili ka hyrë në një fushë më probleme te shumta , qe nuk ka për të dalë kurr.
"Rove" ka gjetë një rast të volitshëm që të hjek dorë nga Bushi sot para se te hjek neser.
__________________
Njerëzit janë si librat, disa nga njerëzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerëz duhet lexuar disa here për ti kuptuar, kurse disa njerëz nuk duhet lexuar duhet hedhur"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|